Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Lidhja Kosovare letër për Hilari Klinton
Lidhja Kosovare letër për Hilari Klinton PDF Print E-mail
25 Qershor 2011
Hillary Rodham Clinton
Sekretare e Shtetit
Ministria e Jashteme Amerikane
2201 C Street NW
Washington, D. C. 20520


E nderuar Shkelqesi,
Ne emer te Bashkesise Shqiptaro – Amerikane, cfaqim perseri urimet tona per “punen” shume te mire, qe ju keni bere ne mbrojtje te te drejtavet njerezore  ne ane te ndryshme te botes dhe posacerisht per ata popuj, te cilet sot nuk e kane te mundur te flasin lirisht ne liddhje me ndjenjat e tyre ne mbrojtje te demokracise.
Ne te njejten kohe, ju lutemi te na lejoni te theksojme perseri ne lidhje me gjendjen e rrezikeshme qe ekziston sot ne Ish Reoubliken Jugosllave te Maqedonise.
Sic eshte ne dijeni Shkelqesia e juaj,  zgjedhjet parlamentare te sapo kryera, sic pritej, konfirmuan fitoren  e Partise Konservatore, te kryesuar nga Z. Nikolle Gruevski.

Mirepo, mjerisht, sic ka ngjare edhe ne te shkuaren, cdo premtim persa i takon “pakices” ethnike shqiptare,  nuk eshte cuar ne vend nga ana qeveritare e Z. Gruevski.  Shqiptaret kane per te mbetur gjithenje “qytetare te shkalles se dyte” ne Maqedoni, ne cdo drejtim te jetes se tyre.
Burimet ton ate ndryshme dhe shume te besueshme vazhdojne t’a vertetojne  kete gjendje te rrezikeshme.
Nje Dergate e Bashkesise Shqiptaro – Amerikane nga Chicago, Ill. e kryesuar prej Z. Xhevat Sherifi, ne fund te Marsit te ketij viti, e ka vizituar Maqedonine edhe e ka patur mundesine te shnderroje mendime ne lidhje me gjendjen e shqiptarevet, me personalitete te larta diplomatike ne Shkup. Por, perseri, gjendja nuk ka ndryshuar, megjithe interesimin nga shume ane.
Marreveshtja e Ohrit, qe do te perbente themelin per cdo bashkepunim te mundshem ne mes te “maqedonasvet” qeverises edhe te shqiptarevet, nuk eshte cuar ne vend.
Aty ku shqiptaret perbejne shumicen, perseri  zyretarisht gjuha eshte ajo maqedone. Gjuha shqipe nuk lejohet te futet ne perdorim. Gjithashtu edhe flamuri shqiptar eshte i ndaluar  ne vendet publike.
Zonja Radmila Sheqerinska, candidate zyretare e partise opozitare per krye-minister, ne nje mbledhje ne Tetove me 27 te Majit 2011, nuk kishte rruge tjeter vec te pranoje se ne Maqedoni eshte e veshtire te fillojsh nje pune, por kjo behet me e veshtire ne qofte se je shqiptar.
Dho kjo mund te konfirmohet nga gjendja e sotme ne vendet e punes ne fabriken Thermo-elekrtanen “Oslomey”, aty ku sot ka 1,200 punetore, prej te cilevet ka vetem 130 shqiptare, megjithese fabrika ndodhet ne nje vend, ku shqiptaret perbejne 98% te popullsise. Tani vone jane future ne pune 116 maqedonas dhe vetem 15 shqiptare.
Ne me shume se 335 institute qeveritare, nuk ka asnje shqiptar.
Krahas kesaj, e marrim lirine te ju informojme se emeri i Z. Menduh Thaci, kryetar I Partise Demokratike Shqiptare (PDSH) ne Maqedoni, eshte ende ne liste te U. S. Treasury t’atyre personavet, per “veprime (gjoja) ekstremiste, duke perfshire edhe  pengesen ose duke percmuar Marreveshtjen e Ohrit te 2001 siedhe paqen e stabilitetin  ne Maqedoni”, simbas Urdherit Ekzekutiv 13219. Shtojme edhe ne protesten tone per kete akt, mbasi ne jemi ne dijeni se Z. Thaci nuk eshte tani dhe nuk ka qene kurre ne lidhje me veprime terroriste dhe ekstremiste. Perkundrazi, me sa  dijme, ai ka luajtur perhere nje rrol kyc per stabilitetin e Maqedonise, megjithe gjendjen e veshtire t’atij vendi.
Shqiptaret e Ish Republikes  Jugosllave te Maqedonise e marrin lirine te ju drejtohen ne lidhje me gjendjen e tyre te veshtire, sin je mbrojtese e pa-tundur e te drejtavet njerezore. Nje zghidhje e shpejte dhe e drejte e kerkesavet te tyre do te ndihmonte shume per stabilitetin e atij vendi.

Me nderime,
Dr. Nihat Bakalli, Kryetar i perkohshem                               Hafes Jusuf  Azemi, Zv. Kryetar
Chicago, me 10 te Qershorit 2011


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive