Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Regjistrimi fetaro-etnik i popullsisë - papërgjegjshmëri e rëndë kombëtare
Regjistrimi fetaro-etnik i popullsisë - papërgjegjshmëri e rëndë kombëtare PDF Print E-mail
21 Korrik 2011
Kryeministri i Shqipërisë z. Berisha doli më së fundi hapur në përkrahje të regjistrimit fetaro-etnik të popullsisë që ishte parashikuar të kryhej në pranverë, por që qeveria  e ka shtyrë për në vjeshtë.  Z. Berisha me këtë rast ka shprehur disa qëndrime mjaft shqetësuese dhe kontradiktore dhe ka ngritur disa çështje të cilat tashmë kërkojnë përgjigje.

1. Z. Berisha e ka mbrojtur regjistrimin e popullsisë si një nevojë të qeverisjes për të përcaktuar strategji të ndryshme të zhvillimit.  Sigurisht që ky është një argument legjitim, por nëse regjistrimi bëhet me këtë qëllim, përse duhet  futur këtu deklarimi fetaro-etnik? Cfarë ndikimi mund të ketë besimi fetar në politikat e zhvillimit të një shteti laik siç është Shqipëria? Normalisht asnjë ndikim, sepse të gjithë qytetarët shikohen dhe trajtohen njësoj nga shteti. Ka këtu një kontradiktë që kërkon përgjigje.

2. Z. Berisha ka thënë se regjistrimi nuk ka asnjë lidhje me gjendjen civile. Por atëherë përse bëhet regjistrimi etnik kur nuk paska asnjë vlerë? Si do të veprojë pas regjistrimit qeveria shqiptare nëse do të ketë ndryshime të mëdha midis këtij regjistrimi etnik dhe regjistrit të gjendjes civile? Aq më tepër nëse do të ketë presione të jashtme për t'i sinkronizuar?

3. Z. Berisha ka thënë se çdokush është i lirë të mos deklarojë përkatësinë fetaro-etnike. A nuk e mendon kryeministri i Shqipërisë se kjo mund të tjetërsojë kryekëput rezultatin e regjistrimit? Të çfarë feje apo kombësie do të konsiderohen ata që nuk do të deklarojnë këto të dhëna?

4. A e di z. Berisha se sot ka rreth 1 milionë emigrantë të rinj shqiptarë që në vjeshtë gjatë regjistrimit nuk do të ndodhen në Shqipëri , por që vijnë rregullisht në atdhe, investojnë, ndihmojnë familjet e tyre dhe e quajnë veten shqiptarë. A do të numërohen ata gjatë regjistrimit të popullsisë?

5. A e di z. Berisha që Greqia ka 20 vjet që ushtron presion mbi emigrantët shqiptarë që të deklarohen si "vorio-epirotë" për të marrë dokumentat e qëndrimit atje ? A e mendon z. Berisha që Greqia mund të ushtrojë presion mbi ta për t'u deklaruar si "vorio-epirotë" në këtë regjistrim?

6. Z. Berisha ka thënë se të dhënat etnike e fetare do të përdoren nga qeveria vetëm për strategji të ndryshme zhvillimi. A nuk e mendon z. Berisha se rezultati i regjistrimit mund të ketë një impakt të madh gjeo-politik në rajon?

7.  A mendon vërtet z. Berisha se është koha për të bërë një regjistrim fetaro-etnik në një vend ende të pastabilizuar politikisht dhe gjeo-politikisht? A nuk e mendon z. Berisha se pas regjistrimit, cilido të jetë rezultati, do të ketë kontestime që mund të krijojnë ndasi që nuk i kemi patur deri më sot ?

Janë këto disa pyetje që z. Berisha duhet t'iu përgjigjet përpara se të dekretojë procesin e regjistrimit fetaro-etnik. Regjistrimi i popullsisë duhet të bëhet pa deklarimin etnik dhe fetar, por thjesht si një fotografi statistikore e popullsisë e bazuar mbi kriteret e gjinisë, moshës, vendbanimit, statusit social, të ardhurave, punësimit etj. Këto të dhëna janë mëse të mjaftueshme për të përcaktuar strategjitë e zhvillimit që kërkon të përgatisë qeveria.

Duhet te kemi të qartë se nëse qeveria dhe kryeministri do të këmbëngulin në kryerjen e regjistrimit fetaro-etnik, Shqipëria do t'i hyjë një aventure të rrezikshme e cila nuk dihet ku do të na nxjerrë.

A.M

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-09-04 01:57:07
Shkrim me vend! Sic marr vesht, Aleanca "Kuq e Zi", me ne krye Z. Kreshnik Spahiu, ka mendime dhe veprime te djathta 
dhe t'i fusish te gjithe ne nje thes e t'i quajsh "mjerane", sic beri Z. Berisha, nuk me duket te kete qene me vend. Fjalet  
"fetare" dhe "ethnike" duhen me doemos te lihen jashte! 
Sidomos ceshtja "fetare" eshte plotesisht "private". dhe nuk eshte aspak me vend! 
NB

Koment nga GUEST më 2011-09-04 01:56:44
Jo regjistrimit Fetar por vetem Shqiptare. 
Secili per vete le te mban Fejen por jo ne regjistrim. 
Gjithashtu asnje gjuh tjeter perveq gjuhes Shqipe ne Trojet Shqiptare. Jo si ne Kosove qe eshte humb identiteti Shqiptare.

Koment nga GUEST më 2011-09-04 01:53:10
Jam Shqiptar prej Dardanis. Me falni se nuk e di mire me fol dhe me shkruar shqipin. Jam lindur ne Luksemburg. Por jam Shqiptar i vertet dhe kur nuk mendoj se Shqiptaret katolik ose musliman ose tjeter nuk jane sikur une. Une jam shqiptar dhe pik. Nuk po me intereson a eshte vllau jem qe eshte Shqiptar katolik ose tjeter. Per mua, Shqiptar eshte Shqiptar dhe kurgjo tjeter. Cka Berisha eshte tu bere eshte keq se ai eshte tu ndar popullin dhe kombin Shqiptar. Prap kthehna ne kohat kur na kan shkel Greket, Serbet, dhe tan bota kur nuk kan pranu Shqiperin etnike me 1878 dhe kan nda dheun ton me Serbet, Maqedonet, dhe Greket. Une jam Shqiptar dhe krejt Shqiptaret, prej Qeparot, prej Prishtines, prej Vllores ose prej Dibres jan nji popull dhe nji komb. Po me dhem Shqiperija se prap jeme tu myt kombin i jone, ne vend se me u qu e me thane : "stop - nuk ka "kosove", "epire", "maqedonia shqipe", "shqiperia me 15 etni" por nje toke, nji komb, nje dhe - ATDHEU - NJI POPULL DHE KURGJO TJETER" - me vjen keq kjo situata ne Dardani, ne Cameri, ne Maqedoni dhe ne Shqiperi. Ne jemi nji popull, jo 5 : Shqipetaret. Ne jemi nje toke, jo 4 : Shqiperija geo-etnike. Ne jemi nje fej, jo 3 : SHQIPTARIJA +++ me falni per gjuhen qe nuk e flasi dhe nuk e shkruj mire por jam lindur ne Luksemburg dhe nuk e di mir shqipin... Tung te tereve...

Koment nga GUEST më 2011-11-07 18:33:51
Saliu eshte vetem nje KA R A G J Z O Z ME BRIRE 
 
PRASI

Koment nga GUEST më 2011-11-07 18:31:21
QE TE JESH SHQIPETAR ESHTE KRENARI E MADHE DHE KUSH E MOHON ESHTE TRADHETAR I VETES TIJ PERSA I PERKET FES DHE ETNIS ESHTE SHQIPTARIA BESIMI FETAR ESHTE I LIR GJJITHE SECILI BESON NE FENE E TIJ PA U IMPONUAR NGA TE TJERET SHKELQI FILAJ FIER ,GREQI


International
English
Faqe interaktive