Faqe kryesore arrow Çeshtja Kombetare arrow Peticion: Jo regjistrimit etnik dhe fetar !
Peticion: Jo regjistrimit etnik dhe fetar ! PDF Print E-mail
30 Korrik 2011
PETICION

Drejtuar:

1. Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

2. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë



Për dijeni:

1. Presidentit te Republikës së Shqipërisë

2. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë





Kuvendi i Shqipërisë  miratoi në datën 7 korrik 2011 projektligjin  “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë dhe të Banesave", ligj i cili  mundëson deklarimin e përkatësisë etnike dhe fetare gjatë regjistrimit të popullsisë. Qeveria shqiptare  ka marrë vendim ta zhvillojë në vjeshtën që vjen këtë proces dhe ka filluar përgatitjet për të.

Emigrantët shqiptarë janë mjaft të shqetësuar për mënyrën dhe momentin e zhvillimit të këtij procesi, i cili përjashton nga regjistrimi rreth 1 milionë emigrantë shqiptarë të cilët në periudhën e parashikuar për regjistrimin punojnë jashtë vendit dhe nuk mund të kthehen për të marrë pjesë në të. Përderisa në këtë regjistrim kërkohet deklarimi i përkatësisë etnike, emigrantët shqiptarë duhet të merrnin pjesë në të për të arritur në një rezultat të saktë.
 
 
Nga ana tjetër, shumë emigrantë shqiptarë në Greqi i nënshtrohen prej vitesh një presioni të madh administrativ për t'u deklaruar si "vorio-epirotë" pra si grekë. Ky presion po rritet edhe më shumë me afrimin e datës së regjistrimit dhe cënon rëndë të drejtat kombëtare të këtyre emigrantëve.

Shqipëria ka qenë dhe është model i harmonisë fetare në sajë të unitetit etnik, por edhe të një qeverisje të kujdesshme në lidhje me çështjet fetare.  Deklarimi i përkatësisë fetare në një regjistrim të popullsisë është një pakujdesi e madhe e qeverisjes, e cila mund të ketë pasoja në rast të  një procesi të kontestuar. 

Së fundi, emigrantët shqiptarë janë pjesë e pandashme e popullsisë së Shqipërisë, sepse kthehen rregullisht në atdhe, punojnë aty, investojnë, ndihmojnë familjet e tyre dhe marrin pjesë në zhvillmin ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë.

Duke patur parasysh sa u tha më sipër
Bazuar në pikën 2. të nenit 8. të Kushtetutës së  Shqipërisë i cili thotë se "Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet"  
Duke patur parasysh se regjistrimi përjashton 1 milionë emigrantë shqiptarë nga e drejta e deklarimit të përkatësisë së tyre  etnike
Duke patur parasysh trysninë administrative të Greqisë ndaj emigrantëve shqiptarë për t'u deklaruar si grekë
Duke patur parasysh rrezikun potencial të nxitjes së ndasive fetare nga një rezultat i kontestuar i regjistrimit
Duke qenë se emigrantët janë pjesë e pandashme e popullsisë së Shqipërisë

 Ne emigrantët shqiptarë kërkojmë:

1. Shtyrjen për një moment më të përshtatshëm të procesit të regjistrimit të popullsisë

2. Amendimin e ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë dhe të Banesave" duke hequr deklarimin e përkatësisë etnike dhe fetare

3. Përfshirjen e emigrantëve në gjitha regjistrimet e popullsisë që bëhen në Shqipëri 

Shpresojmë që kërkesat tona të merren parasysh.

Punë të mbarë.
 
 
Për të nënshkruar Peticionin klikoni tek:
http://www.ipetitions.com/petition/joregjistrimitetnikofetar/
 
 

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-11-07 18:30:37
Jam shume dakord me peticionin derguar qeverise shqiptare dhe presidentit te republikes se Shqiperise. Ne asnnje periudhe apo epke historike, kurre ndonjehere shqiptari nuk ka pare me syrin ndares perkaresine fetare, perkundrazi, qysh nga Mesjeta e voneshme, kur uzurpatori qè ulur dyst ne Shqiperi, duke asfiksuar çdo gje shqiptare dhe atehere ai e pa ne radhe te pare veten SHQIPTAR, pastaj shtoi mbi vete perkatesine fetare, asnjehere te zyrtarizuar.


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?