Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ã‡eshtja Kombetare arrow Hasan Bislim Ahmeti – ushtar i devotshëm i Shqipërisë Etnike
Hasan Bislim Ahmeti – ushtar i devotshëm i Shqipërisë Etnike PDF Print E-mail
22 Janar 2007

Sabit Abdyli, Zelandë e Re

Hasan Ahmeti u lind në vitin 1922 në fshatin Lubishtë komuna e Vitisë. U rrit dhe u edukua në familjen Ahmetaj, e cila  shquhej për ruajtjen e traditave kombëtare. Që në rini të hershme u dallua për zgjuarsi e trimëri. Nga të parët kish  mësuar se si duhet të mbrohet nderi e atdheu. Në moshën 22 vjeçare /1944/ e mobilizojnë me dhunë, në aradhet partizane. Hasani duke parë tmerret, torturat, padrejtësitë që bëheshin nga  serbët, që tani në shapkat e kralit kishin vu yllin pesëcepësh, kundër shqiptarëve dezerton nga aradhe partizane e stacionuar në kishën e Deçanit dhe kthehet në shtëpi për t’ju bashkangjitur forcave balliste që luftonin në malet e Anamoravës. “Në këtë lojë të ndytë antishqiptare, për fatin tonë të keq, në aradhet partizano-çetnike kishte edhe shqiptarë të shitur, të mashtruar nga propaganda sllavokomuniste.

Ata, për serbët e kishte fjalën, ishin të njëjtit që më 1913 masakruan e vranë 90 lubishtas, në mesin e tyre 8 të familjes sonë duke i gropos, disa prej tyre edhe  për së gjalli në Livadhet e Podgorcit, ishin të njëjtit që në vitin 1918 na dogjën shtëpinë, na konfiskuan 5 hektarë tokë pjellore rreth lumit Gërqarica, ishin të njëjtit që e vranë kushëririn Rexhepin, ishin dhe mbetën, ata  që ishin edhe më vonë; masakruan, rrahën për vdekje shqiptarë të pafajshëm gjatë aksionit për mbledhjen e armëve në vitin 1956, burgosën, persekutuan e vranë edhe në vitin 1968, 1981, 1989, të njëjtit me dhunën e policisë e të ushtrisë në vitin 1990 e shuan parlamentin, qeverinë e Kosovës. Elaboratet, skenarët për asgjësimin e shqiptarëve dhe popujve tjerë jo serb, serbët i kanë që nga koha e Millosh Obrenoviqit, bacoo...!  -  më pat thënë xha Hasani, kur isha në vizitë te ai në Australi, në vitin 1991,  rrëfen nipi i tij Nexhmedin Ahmeti.

 Hasan Ahmeti merr pjesë me pushkë në dorë në të gjitha betejat e zhvilluara në malet e Kopilaçës (1944 – 1945) kundër forcave çetniko-partizane.

Për shkak rrethanave të krijuara në nëntor të vitit 1945, Hasan Ahmeti bashkë me ushtarët tjerë të lirisë pas një udhëtimi 14 ditësh në këmbë dalin në Greqi. Në një takim të organizuar, në Delemount të Zvicrës në vitin 1986 me komandantin e forcave balliste të Karadakut z. Hysen Tërpeza, i cila sa mori vesh se kush jam, më tha: “Hasani ishte i përgjegjshëm,  serioz në kryerjen e detyrave,  ushtar i devotshëm i Shqipërisë Etnike, njohës i shkëlqyeshëm i ternit ku vepronim, i shkathët, i zhdërvjellët në aksione,  i zoti i pushkës, patriot i flakët...  Në vitin 1980 u takova me Hasanin në Turqi...  Ai, edhe në Australi  po punon në dobi të shqiptarizmit.  Në malet e Lubishtës (1944 -1945) na kanë ndihmuar edhe vëllai i Hasanit, Destani dhe xhaxhai i tij Ruhani duke na furnizuar me ushqim e gjëra tjera të nevojshme nga dyqani i Lencit në Letnicë.”  (Sipas Nexhmedin Ahmetit, gasterbajter në Zvicër, i lindur 1955). Në Greqi nga forcat anglo-amerikane përgatiten për ta rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. Pas desantit në Shqipëri kusheriri i Hasanit Sejdi Ahmeti dhe nipi Muharrem Toplana bien në duar të sigurimit shqiptar, kurse Hasani falë gjindshmërisë, fatit, greqishtes që e fliste mirë arrin disi ta braktisë Shqipërinë bashkë me Muharrem Bajraktarin dhe përkrahësit e tij. Në Serafin afër Athinës punon shërbëtor në një familjeje greke. Gjatë kësaj kohe e kidnapojnë njerëz të panjohur dhe e detyrojnë për të kryer punën e qymyrxhiut në vapor pa pagesë. Me ndërhyrjen e Muharrem Bajraktarit policia greke pas 6 muajve e gjejnë dhe arrijnë ta lirojnë Hasanin. Hasan Ahmeti i demoralizuar për dështimin e aksioneve  kundër regjimit komunist në Shqipëri, pas atij dekonspirimi të kryer nga agjenti i dyfishtë Kim Fillb, pas 11 vjetëve qëndrimi në Greqi, më 24 korrik 1956 vendoset në Australi. Në Australinë e largët Hasani  nuk e pushoi veprimtarinë e vet për bashkimin e gjitha trojeve shqiptare.   “Në shtëpinë tonë - tregon e bija e vetme e Hasanit, tani e martuar me banim në Victoria, Australi - babai kishte  një dhomë të veçantë për shokët e të njëjtit ideal: Adem Gllavicën, Isuf Ukën, Azem Bytyqin...  me gjasë aty erdhi edhe kreu i Legalitetit Abaz Kupi, të cilët i priste dhe i përcjellke si e ka zakon shqiptari”. Për shkak kësaj veprimtarie patriotike të tij, anëtarët tjerë të familjes Ahmetaj, të mbetur në Lubishtë  persekutoheshin pareshtur. Destanin, vëllain e Hasanit e kishin urdhëruar që vazhdimisht të paraqitej në zyrën e sigurimit shtetëror në Gjilan ku maltertohej fizikisht derisa më 24 korrik 1998  kriminelë të porositur nga UDB-eja, dy polic serbë dhe një femër po ashtu serbe futën në shtëpinë e Destan Ahmetit, në Ferizaj, pasi i marrin të gjitha gjërat me vlerë; parat, arin e gjësendet tjera, Destanin e vrasin mizorisht. 

                 


 
Hasani vdiq më 1995 e u varros në Victoria, Australi. Në varrim morën pjesë shumë shqiptarë të ardhur nga të katër anët e Australisë dhe nga Kosova. Për jetën, veprimtarin e të ndjerit folën, veteranët e Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar; Kadri Muka e Kapllan Mala. Hasani la pas vetës,  në Australi, vajzën, tre nipa dhe një ditar prej 32 faqesh fletoreje të shkruar me dorë, ku paraqet opinionin e vet për luftën në vitin 1944, propagandën sllavokomuniste duke përmend edhe emra konkret te shqiptarëve, të cilët siç thotë Hasan Ahmeti: “... kishin tradhtuar interesat kombëtare dhe ishin vu në shërbim të komunizmit...” 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-01-29 23:52:41
te lumt zotri edhe pse nuk te ngjoh se une jam nji kusheri i hasanit jetoj ne zvicer e tani e gjeta ket shkrim ju faleminderit shum ju pergzoj qe te shkruni edhe ma...isha ahmet ahmeti vetum vazhdoni

Koment nga GUEST më 2010-01-29 23:52:53
From Hasan Ahmeti's daughter Mira, I would like to express my gratitude and thank you for this detailed biography.

Koment nga GUEST më 2011-02-19 01:20:26
I nderuari zotri Sabit, megjithse nuk ju njoh por e lexova ket biografi te Hasan Ahmetit, ne ket faqe ju lumt zotri se njerzit si ju nuk e humbin Historijen e luftetarve te kombit Shqiptar se në kosov pak shkruhet per ta megjithse per Hasanin dhe familjen Ahmeti duhet te shkruhet nji liber, se une jav dij historin e ksaj familje se jam mes e familjes Ahmeti pra edij edhe luften qe asht zhvillue ne Kopilaq ku jan vra edhe Kabasht Bab dhe Bir te pershendes Nexhmija nga Haraqina e Shkupit...

Koment nga GUEST më 2012-06-05 15:01:39
z. Nexhmije po pate te dhena tjera per bemat e Hasanit ose te betejes mes forcave sllavo-maqedonase dhe forcave balliste te Batalionit te Pare ne malet e Kopilaqes (lubishtasit me gjase vendit i thone, Maja madhe) kur u vra Hamdi Kabashi me te birin Bajramin, mund te me shkruash ne adresen; Qe tash po te falenderohem. Gjithe te mirat!


International
English
Faqe interaktive