Faqe kryesore arrow Kosova arrow Veriu në gjendje terrori!
Veriu në gjendje terrori! PDF Print E-mail
07 Nentor 2011
Nga Bekim Rexhepi

Janë të paktë (me hallall) ata miq të amerikanëve, e sidomos shqiptaret nuk mund të mos e kujtojnë dhimbjen e rënd të miqve të tyre amerikan, ishte një dhimbje qe nuk zhglyhet lehtë nga kujtesa, ngjarja e 11 Shtatori 2001, i ndodhi një superfuqie botërore, mu në kullat binjake, aty ku s’të ikte mendja, ndodhi, pikërisht nga ai grupi terroristë qe prej kohesh kërcënohej verbalisht, por para 11 shtatorit 2011, njëmend ata e kishin me katilllëk ta bënin dhe e bënë. Origjina e krimit është nga lindja, nga ajo lindja e paqes se rreme, e ati përbetimit në kuran, ndofta edhe në din e iman! Ata me këtë emër të paqes lozin, e edhe me përbetim të din-it e të iman-it, akoma e kërcënojnë botën e civilizuar, me kësi akte të tmerrshme për civilizimet për njerëzimin në veçanti...


Gati në nisje kah perëndimi, doemos ndalesh në këtë koincidencë, pra në atë qe të duket goxha aksion tjetër terrorist, por të saktësojmë se tashmë me orgjinë nga Serbia, po ndodh në veri të Kosovës. Kosova nuk është sa Amerika dhe ne nuk kemi rrokaqiej të atillë për caqe terroristësh, ne kemi diçka ndryshe nga rrokaqiejt për caqe terroristësh të tjerë, me sa duket dhe vetëm është zgjedhur veriu, pikat doganore dhe rrugët e tij. Ndofta, këto janë caqet e aksioneve terroriste me origjinë nga Serbia. Janë terrorist lokal të Kosovës dhe jo vetëm, ata sipas disa burimesh kanë ardh edhe nga burgjet serbe dhe ruse, për të vrarë, bllokuar dhe betonuar veriun e Kosovës! Ata, tashmë janë të orkestruar nga segmentet më ekstrem serbo-rus, direkët e asaj luftënxitëses serbe në gjithë territorin e ish-Jugosllavinë.

Nga këtu duhet të përfundoi iluzioni kombëtar e ndërkombëtar, për një Serbi tjetër nga ajo e Millosheviqit!...

Secili serb, duket se në vetvete është i ngjeshur rënd me mentalitetin ekstrem dhe racist, madje edhe krejt në fund të humbjes, në përpëlitjet e fundit, ata mendojnë, akoma synohet në ëndrrën e vramë për Kosovën. Janë vet serbet, ata qe në historinë e tyre kanë ndërtuar fobi kundër shqiptarëve. Me këtë histori te rreme, ata i kanë lejuar politikës se tyre eksperimente fatale, jo vetëm për veten e tyre.

Më këtë histori te rreme dhe eksperimente politike, serbet kanë shkaktuar luftëra dhe vazhdojnë të nxitin akoma konflikte luftarake, shembull siç është tashmë veriu i Kosovës.

Pamja e këti pamfleti të grisur, shfaq hapur racizmin serboterrorist ndaj të tjerëve. Ndërsa bota në një pamje të ftohtë, duket se ka shumë probleme të shumta dhe sytë e saj janë të lodhur dhe nuk e vërejnë me qartësi pamfletin racist serb...

Serbia nuk po dënohet për të bëmat e saja terroriste, ndaj fqinjëve të saj dhe për më keq faktori ndërkombëtar, po i lejon dhe po i ep hapësirë, agresiviteti serb të ndërhyjë dhe të paraqitet ndërkombëtarisht me disonancën e saj, veçmas ndaj Kosovës, duke mbajtur veriun e saj me aksione brutale dhe terroriste.
Duhet të pranojmë se shteti i Kosovës po sfidohet në Veri, nga terroristët serb, të cilët janë ndërsyer nga Serbia. Kjo mësymje serbe duhet të ndalohet nga të gjitha strukturat e shtetit të Kosovës, nëse ky i fundit do të argumentoi ndërkombëtarisht ekzistencën reale të shtetit. Pra, për Qeverinë e Kosovës problemi kryesor mbetet të ushtroi aktivitetin e saj sovran: antiterrorist në veri të vendit. Të përkujtojmë kundëraksionin e SHteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj aksioneve terroriste të 11 shtatorit 2001, nuk kishte koncesione dhe tolerancë, veçse mobilizim dhe alarm dhe jo siç po bën Kosova, ndaj terroristëve serb në veri, e pashembullt kjo.

Ndryshe, siç po tolerohet krimi dhe antishteti në veri të Kosovës, do të manifestoj sulme të tjera terroriste, dhe gjithsesi se kjo tolerancë kombëtare dhe ndërkombëtare, se i favorizon aksionet e tyre, jo vetëm në Veri të Kosovës, por në të ardhmen, mbase edhe në gjithë enklavat serbe në Kosovë. Kjo gjendje e demonizon shtetin e Kosovës, si funksionim real dhe e futë ne listën e shteteve patome.

Si do të mund të zhbllokohej gjendja? Më se paku me zhargonin aktual politik të qeverisë, e cila, sikur therr tinzishtë, me një aksion policor antikrim dhe antishtet!.. Vendosmëri deri në fund, jo vetëm sepse ne kemi favorin politik qe stafi ndërkombëtar ndodhet këtu, të shfrytëzohen në bashkëprojektin tonë për antikrim dhe antishtet në veri të Kosovës, nuk ka kthim prapa, ai kthim është humbja.

28/10/2011


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?