Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Goditje ndaj nacionalizmit shqiptar !
Goditje ndaj nacionalizmit shqiptar ! PDF Print E-mail
21 Janar 2012

Viti 2012, viti e 100-vjetorit të Pavarësise,  ka nisur vrullshëm.  Në Tiranë klasa e vjetër politike përpiqet të shkarkojë nga detyra dhe të neutralizojë nën Kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiun. Në Prishtinë qeveria arreston protestuesit që nuk duan që Serbia të kalojë dhe të bëjë ç'të dojë në Kosovë. Shoqëruar kjo me një propagandë të egër kundër Kreshnik Spahiut dhe Aleancës Kuq e Zi në Tiranë dhe Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në Prishtinë.  Këto dy lëvizje janë sot përfaqësueset më të reja të nacionalizmit të ri shqiptar. Aktiviteti i tyre është fokusuar tek probleme kombëtare :  respektimi i sovranitetit të Kosovës, ndalimi i manevrave greke për të greqizuar Shqipërinë e jugut, respektimi i identitetit dhe  kombit shqiptar si dhe bashkimi kombëtar.
Por ky aktivitet nuk iu pëlqen qeveritarëve në Tiranë dhe në Prishtinë. Klasa politike e Tiranës e ka treguar në shumë raste se nuk i intereson çështja kombëtare dhe nuk ka as ndërgjegjen më minimale kombëtare. Kurse klasa e re politike e  Prishtinës, megjithëse ka një ndërgjegje kombëtare më të lartë,  ka hyrë në rrugën butë të pushtetit dhe betohet për planin e Ahtisarit, plan të cilin as vetë autori rrezik nuk e beson më pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës.

 

Qeveritarët shqiptarë në të anët e kufirit janë me sa duket të vendosur për të goditur nacionalizmin shqiptar dhe për të penguar bashkimin kombëtar, për interesa të ngushta partiake dhe të mbajtjes së pushtetit. Por e kanë të kotë. Lëvizja për bashkimin kombëtar është një lëvizje e fuqishme që përfshin të gjitha trojet shqiptare. Në 100-vjetorin e Pavarësisë, Shqiptarët dhe sidomos rinia shqiptare, janë më të ndërgjegjësuar se kurrë për çështjen kombëtare dhe janë të gatshëm për të realizuar bashkimin kombëtar. Pengesat që po nxjerrin dhe do të nxjerrin pushtetarët nuk do të kenë efekt dhe të tejkalohen.

Më kotë përpiqet Berisha të denigrojë Aleancën Kuqezi dhe drejtuesit e saj. AK  nuk është as e majtë e as e djathtë, por është një lëvizje mbarëkombëtare e cila synon të zgjidhë probleme kombëtare. Berisha mund të shkarkojë Kreshnik Spahiun nga detyra e tij, por nuk do të arrijë ndalojë lëvizjen kombëtare e cila sa vjen dhe forcohet. Më kot arreston Thaçi aktivistët e Vetëvendosjes, sepse vetëm sa ndërgjegjëson shqiptarët se ora e bashkimit ka trokitur.

Lëvizja kombëtare e  ka burimin që nga Lidhja e Prizrenit dhe nuk ka për të reshtur derisa të realizohet bashkimi kombëtar. Këtë lëvizje nuk mund ta ndalin as interesat partiake dhe as ato të pushtetmbajtjes, as  integrimet demagogjike dhe as retorikat  përçarëse. Kjo lëvizje ka nisur rrugën e saj dhe do t'i shkojë deri në fund, sepse bashkimi kombëtar është zgjidhja e vetme e çështjes shqiptare dhe e vendosjes së paqes në rajon.  Sot ka ardhur koha e bashkimit kombëtar. I takon brezit të sotëm nderi për ta realizuar këtë bashkim për të cilit është  luftuar që prej 130 vjetësh.

Xhemil Meço

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2012-03-25 16:05:48
Përshendetjet e Mia i ndëruari z.Meço! 
 
Edhe unë po e japi një shpjegim të shkurtër për rëndësinë e Nacionalizmit shqiptarë sot, sepse edhe sot e kësaj dite shqiptarët kanë nevojë për nacionalizmin e tyre pozitiv, sepse ende NE shqiptarët nuk e kemi zhgjidhë çështjen tonë nacionale; ende jetojmë të ndarë në gjashtë shtete. 
Nacionalistët shqiptarë mundohen ta mbajnë gjallë qënjen kombëtare dhe përpiqën të iu tregojnë shqiptarëve rrugën e drejtë dhe të vërtetë për shpëtimin e Atdheut dhe të kombit të tyre. 
Sot, nacionalistët përpiqën të tubojnë rreth vehtës të gjitha forcat patriotike shqiptare që në vehte kanë një vetëdije të lartë kombëtare. Ata përpiqën të afrojnë rreth vehtës ato forca të shëndosha patriotike të cilat e kanë guximin, kurajon, ndërshmërinë, përgjegjëshmërinë dhe krenarinë për ta realizuar aspiratën e shenjtë kombëtare - bashkimin kombëtar. 
Programi i nacionalistëve shqiptarë është Programi i Lidhjes së Prizrenit-1878, program ky që ka pikësynim të vetëm bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet të pavarur, me një qeverisje të lirë e demokratike, një Shqipëri ku të gjithë shqiptarët do të jenë krenar së jetojnë në shtëpinë e shqipeve, ku çdo shqiptarë do ta ndiente vehtën zot të vendit të tij. 
Nacionalistët shqiptarë e shikojnë kombin shqiptar në tërë shtrirjen e tij etnike e jo vetëm brenda kufijve politik të Shqipërisë Londineze të 1913-ës. 
Nacionalistët shqiptarë iu tërheqin vëmendjen Bashkësisë Ndërkombëtare mbi rrezikun për paqën dhe stabilitetin e Rajonit dhe të Ballkanit në përgjithësi; nëse nuk realizohet bashkimi i shqiptarëve në një shtet unik shqiptar, në një Shqipëri të shek. XXI, në një shtëpi ku të gjithë shqiptarët do të jenë të lirë, të pavarur, të bashkuar dhe ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht të fortë dhe shumë stabil. 
 
"NJERËZIT VDESIN, KUR HARROHEN"! (Seneka - filozof i Greqisë Antike) 
 
Respekt për Ju i ndëruari dhe shumë i respektuari z. Xhemil Meço nga Agim Curri - shërbëtor i Shqiptarizmës.


International
English
Faqe interaktive