Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Hashim Thaqi dhe pika zero me 1244
Hashim Thaqi dhe pika zero me 1244 PDF Print E-mail
28 Shkurt 2012

Gazmend Islami

Në bazë të studimeve të bëra kohë më parë nga Instituti Gjerman për Politika Evropiane në Berlin, ai kishte paralajmruar se Kosovën e pret një e ardhshme e dhunshme. E ky studim që është bërë para disa viteve siç po duket do te jetë i saktë duke u bazuar në ato që po ndodhin në Kosovë. Kjo marrëveshje e arritur na ngatërron. edhe ma tepër me armikun ton të përbetuar Serbin. Ajo mund të na shkaktojë një pakënaqësi për faktin që ne nuk u kemi kushtuar vëmendje metodave teknike të Edita Tahirit. Dhe është lehtë të na duket se kemi nënvlerësuar rendësin e saj për të njohur thelbin e këtyre takimeve. Ky supozim është plotësisht i mundshëm, prandaj duhet te kemi unitet për këtë diversitet që na ka sjellë Qeveria e Thaçit. Të gjitha këtyre takimeve teknike mund tu vëmë një emërues te përbashkët e ajo ishte qe nga fillimi rezoluta 1244..

 

Shpesh thuhet ai qe ka provuar qoftë edhe njëherë kënaqësinë dehëse të pushtetit dhe të urdhëruarit, nuk është ne gjendje te heq dorë prej tij. Më lehtë pranojnë humbjen e shtetit sesa dhënien e tij, me lehtë pranojnë të japin më të dhimbshmen sesa të thonë nuk kemi as trimëri për këtë. E njëjta është me këta pushtetarët tanë, sikur dehuri që nuk heq dore nga gota, gjahtari nga gjuetia, ashtu Hashim Thaçi nuk heq dore nga politika. Le të sjellim rezolutën e Hashim Thaçit që pa fije turpi fliste se Serbia na ka pranuar si shtet me këtë marrëveshje. Ta Gjykojmë drejt e kemi njohur ne serbin apo te kundërtën.
Aneksi 2
Pika 5. Vendosja e një administrimi të përkohshëm për Kosovën si pjesë e pranisë ndërkombëtare civile në bazë të të cilit populli i Kosovës të mund të gëzojë një autonomi substanciale brenda Republikës Federale të Jugosllavisë, autonomi që do të vendoset nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Gjatë kohës që do të vendoset dhe do të mbikëqyret krijimi i institucioneve të përkohshme demokratike vetëqeverisëse, administrimi i përkohshëm do të sigurojë një administrim kalimtar për të siguruar kushtet për një jetë normale dhe paqësore për të gjithë banorët e Kosovës.
6. Pas tërheqjes, një numër i miratuar forcash jugosllave dhe serbe do të lejohet të kthehet në Kosovë për të kryer funksionet e mëposhtme:
-- Ndërlidhje me misionin ndërkombëtar civil dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë;
-- Përcaktim/pastrim i zonave të minuara;
-- Mbajtje e një pranie në qendrat trashëgimore serbe;
-- Mbajtje e një pranie në kalimet kyçe në kufi.
.. Sot kjo Qeveri po tregon së nuk është për mirqenjën dhe mbarëvajtjen e shtetit tonë. Nuk e dijë së kujt dreqi po i shërben me këto "marifete". .Është e drejt e Juaja të nderuar të mendoni si të doni; por, kurrsesi nuk është e drejtë e juaj të veproni si të doni dhe në kundërshtim me interesin kombëtar. Sepse edhe në natyrë, edhe në shoqërinë njerëzore, ekzistojnë rregulla dhe parime që nuk guxojmë të u shmangemi..Atëherë, cili është opsioni i shqiptarëve për të iu kundërvënë këtyre politikave antishqiptare të projektuara dhe të përgatitura shumë më herët nga bashkësia ndërkombëtare me qeverinë e Kosovës? Sipas mendimit tim, e vetmja rrugë dhe e vetmja mënyrë për të iu kundërvënë këtyre politikave, është bashkimi jonë në mendime dhe në veprime dhe guximi qytetar për të ecur përpara. Vetëm bashkimi i të gjitha forcave intelektuale mendore dhe fizike do të na shpie drejtë rrugës së vetme që na ka mbet protestave për ta hedhur poshtë këtë te keqe që po i sillet vendit tonë. Vetëm lufta e drejt për një demokraci të brendshme mund të ndryshoj politikat antishqiptare që janë duke u udhëhequr nga Thaci dhe hija e tij që dirigjon para politikat e PDK-së Kadri Veseli apo me mire te themi Kryetari i ardhëshm i PDK-se “demokratike”. Nuk ka njeri që mendon dhe frymon shqip që mos ta shqetësoj kjo marrëveshje që e kthen Kosovën në piken zero
Këta "politikanë" gjithnjë e më shumë po tregohen të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm ( Agim Curri). Moto e tyre është Korrupsioni, Krimi i organizuar dhe shantazhimi me masat e gjëra popullore, nëse vazhdojmë kështu, atëherë, atë që e fituam nëpër beteja me mund e me gjak, do ta humbim, duke i lejuar vetvetes "luksin" e të ndenjurit në agonin e Hipnozës kolektive, që fatkeqësisht të pjesa dërmuese e intelektualëve dhe e popullit tonë, po zgjatë me dekada..Prandaj na duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme përpara se te vije deri te një konflikt i brendshëm qe do te ishte me pasoja te paparashikueshme për Kosovën, varfëria e skajshme,korrupsioni, pasurimi i pushtetarëve,shëndetësia,qeshtja politike te gjitha këto kane një emërues te përbashkët...Trazirat

 

Gazmend Islami - autori eshte analist politik dhe gazetar

 

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive