Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow PDK - Përrallë me tupan
PDK - Përrallë me tupan PDF Print E-mail
25 Mars 2012

Deklarata e fundit e deputetit të PDK -së Nait Hasanit, ku  e  thërret Qeverinë që  mos të luaj me zjarrin, sepse mund të hap një konflikt të ri, na e rikujton  “Përrallën me Tupan”. Kjo deklaratë më dha një shtytje që të merrem me fenomenin e dukurisë brenda PDK. Këta janë arti i së keqes ku  me mjeshtri luajnë me ndjenjat e qytetarëve. Kryeministri nënshkruan poshtërimin, Nait Hasani thërret për luftë.Kjo që po thuhet nga Hasani disponon burim kënaqësie për të, për shkak të së cilës në një mënyrë apo tjetër lidhet me tendenciozen, ne nuk jemi në gjendje të ndajmë me anën e perceptimit tonë kuptimin e ngushtë të fjalës, por fjalët e tilla shpesh janë shumë të mjera dhe efekti i tyre është baras me zero. Deklaratat e tilla nuk janë asgjë tjetër, vetëm një lojë e ndyrë dhe cinike që përdorin njerëzit rreth PDK-së. Vetëm  që të ndjellin dyshime tek popullata e të thuhet në propagandën e saj...e shihni që brenda PDK-së ka njerëz që janë kundër Thaçit e që në të vërtet ata vetëm janë njerëzit më besnik të tij. Këta   po interpretojnë historinë e Kombit se ka filluar me ta ,duke shpikur në çdo rast e në çdo vend  se këta filluan luftën,këta bënë luftën dhe këta përfundua luftën.  Kurse nacionalistët kanë mbetur te këngët patriotike . Shteti ynë i ndërtuar me mund dhe gjak, po  shkon drejt rrënimit  nga gjakprishurit që pamëshirshëm po bëjnë pazare për trojet tona ,po shkelin mbi sovranin pa pyetur njeri. Po sillen sikur të jenë edhe mbi popullin . Këta me lojërat e bëra qe një dekadë, shihet se nuk të sosur. Ama që nga zgjedhjet e fundit  kanë filluar një luftë represive ndaj të gjitha partive politike në Kosovë. Këto reprezalje kanë marrë fuqinë shumë të madhe që nga zgjedhja e shumicës dërmuese të strukturës së ShIK-ut, deputet në Kuvendin e Kosovës. Ky shërbim i ndërlikuar, ky aparat universal,i cili po kontrollon gjithë vendin deri më tani është sajuar mirë tek popullata. Sepse ky shërbim me mjeshtëri të intrigës ka arritur të mbush vendin me spiun dhe agjent të fshehtë. Këta agjent nuk dimë se si ti përshkruajmë.

 

 Por agjentët e Thaçit vishen me ar nga pasuria që kanë dhe vetëm aty mund ti dallojmë ata. Ata mund ti dallojmë edhe kur shiten si patriotë, depërtojnë thellë në strukturat e partive tjera për ti kontrolluar më lehtë. Depërtimi i këtyre spiunëve brenda LDK-së ka bërë që kjo parti  nuk është e zonja të bëjë ndryshime që do ta merrte rolin udhëheqës si një opozitë e vërtet. Lufta e saj brenda përbrenda partisë nuk po e lë që të marr veten. Rol jo të mirë në drejtimin e kësaj partie ka edhe kryetari i saj Isa Mustafa i cili është përdorur nga Hashim Thaçi sa herë e ju ka dashur. Ky më shumë në konceptet afatgjata ka punuar në dobi të PDK-së sesa në reformimin e LDK-së. Largimi i kuadrove që me dekada ka dhënë kontributin për këtë parti, po shihet që po i kthehet bumerang. Askund në botën demokratike nuk mund të krijosh një politikan brenda natës, aty çalon problemi i LDK-së sepse është dashur që politikanëve me përvojë tu jepet rëndësi e madhe, por duke thithur energjitë e të rinjve për të krijuar klasë të re politike. AAK që nga koha që Lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj gjendet pa të drejt në Hagë nuk ka ndonjë rol në Parlamentin e Kosovës më shumë janë për dekor sesa një opozitë e koordinuar me LDK që do të mund ta detyroni Thaçin që për shumë gjëra të ulet në tavolinë të bisedimeve me opozitën. Vetëm me kthimin e Haradinajt mund të vendoset rend në këtë parti. VV për momentin është e vetmja opozitë e arsyeshme në Kuvendin e Kosovës e cila me të gjitha mjetet lufton për të drejtën dhe arsyen.. Mirëpo  VV në planin afatgjatë duhet të pozicionet se me kë mund të bashkëqeverisë në të ardhmen, sepse në këtë mënyrë mund të jap dritën e gjelbër edhe partive tjera që mund të bëjnë llogarin. Përndryshe PDK-ja duke shfrytëzuar edhe provojnë e SHIK-ut që ka në shantazhimin e personaliteteve dhe partive, po arrin qe të përçaj dhe sundoj më lehtë partitë opozitare. Provoja e tyre në ndjekjen, survejimin, asgjësimin po jap rezultate. Ata që trumbetojnë se janë më ndryshe se Kryeministri brenda PDK/së vetëm se janë edhe më destruktivë dhe më të rrezikshëm Që nga zgjedhjet e fundit Jakup Krasniqi nuk ka hezituar që edhe përmes mjeteve elektronike dhe të
 shkruara ta kundërshtoj Hashim Thaçin që e ka quajtur me mentalitet Komunist, Despot e çka jo, mirëpo kur është për të vendosur diçka ,kjo pjesë e të pa “dëgjueshmëve,, e që në realitet janë më të dëgjueshmit  nuk thonë asgjë.. heshtin pa bërë ndonjë punë që do të ishte për ti përshëndetur. Mirëpo se herë që dilet dhe thuhet nga Kryeparlamentari se bisedimet nuk paskan qen edhe bash teknike, kjo shaka është ndyrëse dhe cinike sepse përmban të dyja këto elemente. Pra të gjitha këto që po ndodhin rreth vendit tonë mund të qojnë në një konflikt të hapur por pa PDK dhe Nait Hasanin . Këta kanë bërë projektin dhe po  përkrahin njeriun i cili e ka kthyer Kosovën në  vitin 1974,1989,1999 dhe po shkon drejt vitit 1956 . Nëse flitet për filozofin politike të Thaçit mund të vijmë në përfundim se vetëm largimi i tij  nga skena politike mund të ndryshoj diçka në të mirë të vendit tonë. Pra askush mos të pret se brenda PDK/së do të ndodhin zgjedhje të lira dhe demokratike sepse ato janë mbajtur më herët tash pritet vetëm vota formale që Kadri Veseli te jetë i pari i saj. Ne si qytetar por edhe partitë politike që janë në opozitë duhet të vihen në veprim, që të gjitha së bashku ta bëjnë të pamundurën që spiunët e infiltruar nga jashtë ti dekonspirojmë.  PDK duhet të largohet sepse çdo zgjatje e kësaj qeverisje është e dëmshme për popullin tonë. Koncesionet  e bëra deri më tani që po shkojnë drejt koncesioneve të reja për veriun mund të sjellin vendin tonë para një konflikti të ri

Gazmend Islami
Autori është analist politik dhe gazetar

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2012-06-05 15:00:14
Përshëndetje lexuesve të gazetës Balli i Kombit në internet.


International
English
Faqe interaktive