Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Memorandum mbi gjendjen kritike të Shqiptarëve në Maqedoni
Memorandum mbi gjendjen kritike të Shqiptarëve në Maqedoni PDF Print E-mail
27 Prill 2012
Shkelqesise Hillary Rodham Clinton
Sekretare e Shtetit
Ministria e Jashtme e Shtetevet te Bashkuar te Amerikes
Washington, D. C.
Shtetet e Bashkuar te Amerikes

Shkelqesi,
Na lejoni te Ju drejtohemi ne emer te Bashkesise Shqiptaro – Amerikane qe te shprehim  shqetesimin tone me te madh ne lidhje me gjendjen shume serioze te Shqiptarevet ne Ish Republiken Jugosllave te Maqedonise.
Kjo gjendje po behet e pa-durueshme dhe kercenon te zgjerohet nga dita ne dite.
Me leje tuaj po sjellim disa fakte:
Me 28 te Shkurtit te ketij viti, ne qytetin e Gostivarit, dy te rinje shqiptare jane vrare nga policia e Maqedonise. Megjithese zyretarisht Ministria e Mbrendeshme e Maqedonise ka thene se ngjarja eshte shkaktuar per aresye te “parkimit te gabuar”, eshte hapur hetimi, qe me sa dijme ne çeshtja nuk eshte ndjekur me tutje.
Me 6 te Marsit po te ketij viti, tek po ktheheshin ne shtepi nga nje udhetim  me rastin e kremtimit te Dites se Nenavet  (8 te Marsit), duke udhetuar me nje autobus te linjes Shkup-Seta Petke, 15 studente shkolle shqiptare jane sulmuar dhe jane rrahur ne menyre shume te keqe prej  nje grupi 20-vetesh maqedonas te maskuar. Studentet shqiptare jane çuar ne spital per mjekim. Kjo veper shtazarake eshte denoncuar mbrenda dhe jashte vendit. Porse, prap masat qe jane marre nuk kane qene tjeter veçse te qetesojne opinionin publik.

E njejta gje ka ngjare edhe ne qytetin e Kumanoves, ku studentet shqiptare jane sulmuar me gure ne nje autobus nje jave me vone. Perseri, asnje mase nuk eshte marre prej autoritetevet te policise.
Me 12 te Marsit te ketij viti, Organizata e Krishtire (Hristianska Organizacija) nje organizate tejet e njohur si raciste, ka paraqitur publikisht nje “video” duke djegur Flamurin shqiptar, me nen-tituj ne gjuhen angleze, me njerez te maskuar dhe duke kenduar kenge ne gjuhen maqedone dhe duke kerkuar zhdukjen e shqiptarevet. Perseri, Ministria e Mbrendeshme nuk ka marre deri tani asnje mase, me sa dijme ne.
Burime te ndryshme te sigurta na kane njoftuar se mbrapa ketyre akteve terroriste mbeshehet dora qeveritare. Megjithese Kryeministri Nikola Gruevski e ka mohuar, prap dyshimi ka mbetur. Kjo konfirmohet edhe prej analistevet te njohur shqiptare ne Maqedoni, si Kim Mehmeti, I cili e nje shkrim tani shpejt ka thene se “spastrimi etnik” ne toka me perzierje kombesishe eshte nje rrjedhim i drejte per se drejti i qarqevet qeveritare, njashtu siç e ka sjellur fletorja shqiptare “Bota Sot” ne Zurik te Svicrres me 11 te Marsit 2012. Dy analiste te tjere shqiptare (Mehdi Hyseni ne fletoren Metroplitan on Line me 16 te Marsit 2012 dhe Gazmend Halimi ne Balli Kombit me 6 te Marsit 2012) kane arritur ne te njejtin perfundim.
Nga ana tjeter, shqiptaret kudo, ne Shqiperi, ne Kosove e ne Belgjike, nuk e pranojne dhe e denojne terrorizmin racist maqedonas. Nje demonstrate paqesore eshte zhvilluar ne qytetin Burrel te Shqiperise edhe ne Bruksel te Belgjikes. Duke iu referuar demonstrates se Brukselit te Belgjikes, shqiptare te Belgjikes, at ate Gjermanise, te Holandes, te Frances e te Svicrres kane shprehur  pakenaqesin’e tyre per sjelljen jo aktive te qeverise se Maqedonise, duke lejuar qe gjendja t’u dali nga dora. Demonsturesit e kane çuar zerin lart kunder terrorizmit ndaj shqiptarevet ne Maqedoni, duke kerkuar me kembe-ngulje permbushjen e plote te Marreveshtjes se Ohrit.
Njerez te ndritur si Nen-Sekretari i Shtetit ne Washington, D. C. Philip Reeker dhe Ralf Bret, kryetar i Misionit te OSCE ne Shkup te Maqedonise, kane shprehur shqetesimin e tyre, duke denoncuar çdo akt terrorizmi (shiko Bota Sot, Zurik, Svicerr me 12 te Marsit 2012).
Megjithate, ne nuk mund te mos shfaqim shqetesimin tone ndaj ketyre aktevet terroristike  kunder shqiptarevet, qe kercenon te perhapet nga dita ne dite.
Analisti shume i njohur amerikan, Janousz Bugajski, siç raporton fletorja shqiptare Shekulli me 23 te Marsit 2012, ka shkruar artikullin me titull “Bomba me sahat etnike ne Maqedoni”.
Ai shkruan  si vijon: Rreziku me i madh qe ballafaqon sot Maqedonia nuk eshte ai i emerit  ose ai per hyrjen ne NATO ose ne Bashkimin Evropian, por ai ne lidhje me marredhenjet me shqiptaret e vendit.
“Mbi te gjitha, qeveria e Shkupit  nuk mund te mvaret me tek shqiptaret. Nje konflikt me ‘ta mund te sjelli nje ndarje te vendit.”
Prandej, eshte e tepert te themei, vemendja e Juaj e afert siedhe nje zgjidhje te kesaj gjendjeje, eshte shume e rendesishme.
Me nderime,

Balli Kombetar ne mergim
Dr. Nihat Bakalli, kryetar                         Hafes Jusuf Azemi, nen-kryetar
Me 30 te Marsit 2012



Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2013-04-24 14:55:40
Hafes Jusuf Azemi, nen-kryetar 
Me 30 te Marsit 2012 
 


International
English
Faqe interaktive