Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Senator Charles H. Percy - një mik dhe përkrahës i çështjes Shqiptare
Senator Charles H. Percy - një mik dhe përkrahës i çështjes Shqiptare PDF Print E-mail
05 Qershor 2012
Kur vjen puna per te perkujtuar  me nderim, ne menyre te thjeshte, por plote me pervuajteri, nuk eshte kurre vone dhe koha , ky fenomen i tmerrshem i cdo ndjenje te shoqerise njerezore, nuk mund te shlyeje aspak nderimin, qe mund t’ i behet nje njeriu, i cili i ka kuptuar fare mire vuajtjet  edhe mjerimin e popullit tend.
Ky eshte rasti me Senatorin amerikan, nga shteti Illinois, CHARLES  H. PERCY, i cili s’ka shume kohe, qe u-nda prej nesh.
Megjithese vdekja e shkeputi pergjithenje nga gjiri familjar edhe nga miqt’e tije Shqiptaro-Amerikane, vepren e tije, kujdesin e tije, fjalen e tije te mire e te bukur, sinqeritetin e tije kurr nuk do t’a harrojme dhe perhere do te kujtojme me nderim punen, qe ai ka bere ne mbrojtje te mbare ceshtjes shqiptare, qofte per Shqiperine nen regjimin komunist te Enver Hoxhes, qofte dhe sidomos per Kosoven shqiptare nen shtypjen sllavo-komuniste, qofte edhe per vellezerit e motrat te shkaperderdhur nder troje te huaja, ne Maqedoni, ne Mal te zi, mbrenda ne Serbi edhe ne Cameri…

Senator Percy nuk i kishte rrenjet ne nje familje pasanike. Megjithate, ai ia pat dalur t’a hapte rrugen me gjoks dhe te futej me guxim ne jeten amerikane, duke u-zgjedhur qysh ne fillim, si “drejtor” ne kompanine shume te njohur edhe me perpjestime te medha, Bell & Howell.
Ai pat lindur me 27 te Shatorit 1919 ne shtetin Florida dhe shpejt, kur ky ishte shume i vogel ne moshe, mbare familja e tije u-shperngul ne Chicago, ne shtetin Illinois, aty ku ai do te kalonte pjesen me te madhe te jetes se tije.
Shtetit amerikan, ne fillim ai i sherbeu duke marre pjese ne trupin e njohur “Marines”. Me vone  u-zgjodh si “senator” i Partise Republikane per shtetin Illinois., ne vjetin 1966. Zoti Percy ka qene “senator” per tri legjistratura (dmth per 18-vjete).
Gjate gjithe kesaj kohe, ai eshte kujdesur per shume gjera, sidomos per ceshtje te blerimit dhe ne mbrojtje te tije.
Per meritat e tija, per zgjuarsine, per guximin, ai u-pat ngritur ne shkallen e “kryetarit” te Komisionit te Punevet te Jashteme te Kongresit amerikan, gjate kohes presidenciale te Zotit Richard M. Nixon.
Senator Percy ndrroi jete me 17 te Shtatorit 2011 si rrjedhim i semundjes se tmerreshme te pa-sherueshme “Alzheimer”, ne nje shtepi pleqesh ne afersi te Chicagos ne shtetin Illinois, duke u-nderuar me kujdes prej njerezvet te tije te aferm.  
Per ne, Shqiptaret edhe Shqiptaro-Amerikant, Senator Charles H. Percy do te kete perhere nje vend te posacem, si nje mbrojtes i pa-lekunder i te drejtavet njerezore ne Kosove e ne Shqiperi.
Ai e ka mbajtur te hapur deren qofte ne Chicago, qofte ne Washington, D. C. per te gjithe Shqiptaret, duke mos bere asnje dallim dhe duke mos ngurruar. Shqiptaret dhe Shqiptaro – Amerikanet nuk kishin nevoje asnjehere te trokisnin ne dere. Sa here qe Shqiptaret shkonin ne zyre te tije, ai therriste pa vonese sekretaren e tije, e cila merrte shenimet e rastit per cdo nevoje qe ata paraqisnin, por qe permblidheshin zakonisht rreth vuajtjevet dhe hallevet te vellezervet e motravet te tyre mbrenda ne Shqiperi dhe ne Kosove e gjetiu…
Nje nderim te posacem Senator Percy ruante per Hafes Jusuf Azemin, si udheheqes i “Lidhjes Kosovare” ne mergim, spjegimet e te cilit i degjonte me kujdes te vecante. Kjo tregohet pa asnje dyshim edhe ne fotografite, qe ai lejonte te mirreshin me H. J. Azemin ne Washington D. C, e ne Chicago. Keto fotografi botoheshin aso kohe prej fletores “Flamuri”, organi zyretar i Ballit Kombetar ne Rome te Italise.
Nje fotografi te tille pat gjetur vend edhe tek fletorja “Dielli”, ne edicionin e gjuhes angleze, qe drejtohej prej  Zotit Peter James, ne muajin Shkurt te vjetit 1979.
Ne Korrik te vjetit 1978, me rastin e kremtimit perkujtimore te 100-vjetorit te Lidhjes se Prizrenit, “Lidhja Kosovare” pat organizuar ne lokalin “Casa Royale” te  vellezervet Ajazi ne Franklin Park, ne afersi te qytezes Aurora, Illinois, nje mbremje duke nderuar Senatorin Charles H. Percy. I qene afer me pranin’e tyre me shume se 400 vete, nje numer qe per kohen ishte shume i madh… Pak dite para kesaj mbremjeje, Senator Percy priti dhe degjoj me kujdes nje dergate shqiptare e shqiptaro-amerikane, te perbere e te kryesuar prej te perndereshmit H. J. Azemit, ne emer te Lidhjes Kosovare,  prej vellaut te tije, Dautit, prej aktivistit nga Cameria, Nimet Malo dhe prej editorit te fletores “Dielli” ne gjuhen angleze, Peter James.
 Se sa afer e kishte ceshtjen e mbrojtjes se te drejtavet te njeriut ne Kosove e ne Shqiperi, deshirojme te nxjerrim ne shesh dy gjera.
E para: Nje leter qe Senator Percy i dergonte te perndereshmit H. J. Azemi me 22 te Prillit 1981. Letra nder te tjera thote edhe keto: “… Ju falenderoj, qe keni zene ne goje emerin tem ne lidhje me shtypjen e Shqiptarevet ne Jugosllavi. Sekretari Shtetit eshte ne dijeni te problemevet dhe i ka dhene udhezime Ambasades Amerikane ne Beograd te beje kerkime per arrestimet, gjykimet edhe mbytjet, per te cilat ju me keni vene ne dijeni, Per me teper, une i kam shkruar Ambasadorit te Jugosllavise ne Washington, D. C. duke shprehur thellesisht kujdesin tem ne lidhje me keto raportime edhe duke lypur ne menyre urgjente qe te drejtat njerezore te Shqiptarevet ne Jugosllavi te respektohen…”
Se dyti tani, sjellim pjeset kryesore te fjalimit, qe Senatori Charles H. Percy pat mbajtur me 18 te Korrikut 1978, para Senatit amerikan te Shtetevet te Bashkuar te Amerikes:
“… Nj’a tri jave me pare e pata kenaqesine te kishe nje takim me nje grup Shqiptaro-Amerikanesh, banore te shtetit Illinois me rastin perkujtimor te 100-vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit….Mbas mbledhjes ne Prizren te Kosoves, bijt krenare te vendit te shqipes kane luftuar per me shume se 30-vjete kunder Otomanevet per te fituar me ne fund pamvaresin’e tyre…”
Ne vazhdim Senator Percy shtjellon orvatjet dhe arritjet e Shqiptarevet te Amerikes ne mbrojtjet te trojevet arberore dhe te krijimit te nje shteti modern shqiptar, duke zene ne goje ketu atdhetaret shqiptare, Faik Konicen, Fan Nolin etj.
Mbrapa, ne fjalimin e vet, Senator Percy e ven theksin tek vuajtjet edhe hallet shqiptare.
“Mirepo – thote ai – hallet dhe diskrinimi nuk u-ndahet bijvet te vendit te shqipes. Me shume se nje miljon shqiptare jetojne sot si qytetare te shkalles se trete ne Jugosllavi… Porse gjendja me e keqe eshte ajo nen regjimin komunist te Enver Hoxhes. Jemi te detyruar te pyesim se c’kuptim ka sot Helsinki, c’kuptim kane marreveshtjet e Kombevet te Bashkuar ne qofte se familjet ketu duhet te presin deri ne pese vjete per te marre vetem nje leter nga njerezite tyre te aferm? Pse te mos udhetojne lirisht ne vendin e tyre te lindjes Shqiptaro – Amerikanet? Shqiptaret jane shume besimtare. Por, te gjitha vendet e besimit jane mbylle e shkretue.. Mohimi i te drejtavet njerezore ne Kosove edhe ne Shqiperine e Enver Hoxhes ia heq njerezimit nje pjese te lirise…”
Senator Percy ka qene nje fytyre e nderuar prej te gjithevet. Per ‘te kane folur edhe kane shkruar shume nga personalitetet amerikane. Ish-presidenti Eisenhower e shiqonte ate si “president” i ardhshem. Poashtu ish-presidenti Nixon e donte ate te ishte “nen-president”.
Senator Percy ka qene nje “burr shteti” per Shtetet e Bashkuar te Amerikes.
Ai ka qene gjithashtu edhe nje mik i sinqerte edhe perkrahe i qendrueshem ne mbrojtje te te drejtavet njerezore per te gjithe Shqiptaret pa dallim..
Pushofte i qete ne boten e pertejshme ky mik i sinqerte i ceshtjes shqiptare…

Nihat Bakalli
New York, Maj 2012



Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive