Faqe kryesore arrow Aktualiteti arrow Mid-hat Frashëri ka vendin e vet
Mid-hat Frashëri ka vendin e vet PDF Print E-mail
06 Korrik 2012

Ndoshta nuk do te kishte qene nevoja e ketij shkrimi, po te mos kishim lexuar shtypin e ketyre ditevet.
Simbas ketij shtypi, ne Tirane qeveria na paska krijuar nje “komision” (apo “komitet”?) qellimi i te cilit qenka caktimi dhe zhvillimi sa me i mire i veprimevet, te cilat i kushtohen “100-vjetorit te Pamvaresise”.
Perseri duke u-mbeshtetur te ky shtyp, merret vesht se ne disa pika kyce te kryeqytetit shqiptar do te perjetesohet kujtimi i  nje grumbulli  fytyrash kombetare, duke u-ngritur nga nje shtatore…
Kjo gje eshte e mire dhe bile mund te themi shume e mire! N’ato qytete e kryeqytete, qe e ka sjellur rasti te shohim e te vizitojme, kemi pare shume shtatore, kushtuar heronjevet apo punetorevet te lirise te vendevet te tyre.
Mirepo, ajo qe na cudit eshte se ne mjedisin tone nje gje e tille nuk eshte e plote.
Shume fytyra te nderuara, heronje e punetore te lirise me te vertete madheshtore, si Dom Nikoll Kacorri, Lef Nosi, Dhimiter Berati etj., mungojne dhe atyrevet as qe u-zihet ne goje emeri…
Cudia e jone behet me e madhe dhe fytyra na nxihet edhe me teper nga zemerimi, kur vrejme se Komisioni ne fjale as qe ka zene ne goje njeriun, i cili  duhej te ishte ne radhe te pare te ketyre heronjevet dhe te punetorevet te lirise. Dhe ky eshte MID-HAT FRASHERI.

 

Duke zene ne goje vetem disa nga meritat e tija: Mid-hat Frasheri, biri Abdyli, nipi Samiut e Naimit, ka qene “kryetar” i Kongresit te Manastirit, qe caktoi ABC-ne shqipe ne vitin 1908. Ai ka hudhur firmen, krah Ismail Qemalit, Dom Nikoll Kacorrit, Luigj Gurakuqit etj., ne Karten e Pamvaresise. Ne qeverin’e pare shqiptare, ai pat sherbyer si “minister”. Mid-hat Frasheri i pat sherbyer shtetit shqiptar, duke qene si “ambasador” ne Athine dhe keshtu duke mbrojtur popullsine tone came, te lene pa-drejtesisht jashte kufijvet shqiptare, te cilen qarqet shoviniste greke po e debonin prej tokavet te veta shekulllore, per t’a syrgjynosur ne shkretirat  e Anadollit. Ankesavet te tija, ne kete pike, nuk iu pergjigjen disa njerez te pa skrupuj qeveritare. Mid-hat Frasheri e pat mbrojtur ceshtjen shqiptare me guxim e me fakte, se bashku me At Gjergj Fishten etj., ne Konferencen e Ambasadorevet ne Paris te Frances.
Mid-hat Frasheri pat qene pronar i nje librarie ne Tirane. Librat e tija me vlere i konfiskoi regjimi I pa-shpirte komunist.
Mbi te gjitha, ai e kundershtoi me plote fuqi pushtimin fashist dhe qe njeri prej themeluesvet kryesore te “BALLIT KOMBETAR”, deri diten qe i mbylli syte ne New York, ne Tetor 1949.
Vecojme ketu se Mid-hat Frasheri, me ndihmen e aleatevet anglo-amerikane, shpalli Komitetin Kombetar “Shqiperia e Lire”, me 26 te Gushtit 1949 ne Paris te Frances, duke qene kryetar i tije dhe duke patur si anetare, Abas Kupin, Zef Palin, Nuci Koten e Seit Kryeziun. Shenojme ne kete mes se aletatet nuk kane patur vecse fjale te mira per kete shqiptar te mire, te ndereshem edhe punetor lirije…
Per ndereshmerin’e tije, deshiroj te tregoj nje gje shume domethenese.
Kur kam shkuar per here te pare ne Amerike ne Janar 1959, e pat sjellur rasti te takohesha me disa shqiptare ne Hackensack. Njeri nga shoket qe me priti ka qene Ejup Binaku, nga Gjakova. Ai me mori per doret dhe me coi ne nje dhome te vecuar ne shtepine ku banonte dhe me gisht me tregoi nje valixhe te vjeter prej kartoni. Me tha: - A e sheh kete valixhe? Kjo ka qene pasuria e Mid-hatit.-
Me kujdes te madh, e hapa kete valixhe. C’kishte mbrenda? Vetem nje furce dhembesh, dy kallepe sapuri. Ca brisqe rrojesh, nje brushe rrojesh. Nje kemishe te vjeter.Asgje tjeter.
Kjo ishte e gjithe pasuria e Mid-hatit. Kete pasuri shoket ne Hackensack e paten ruajtur me kujdes si “amanet” vite me radhe.
Natyrisht, Mid-hat Frasheri ka lene mbrapa shume gjera me plote vlere, te cilat shqiptaret i kane ne mend sa here qe flasin ose qe shkruajne per ‘te.
Kemi shume te drejte pra te pyesim (dhe medomemos duhen edhe spjegime) pse Mid-hat Frasheri, ky gjigand i shqiptarizmes, te mos vihet ne radhe te pare prej qeveritarevet te Tiranes? A mos valle nuk e meriton te kete edhe ky nje shtatore, ne kryeqytet?
Urojme te mos jete nje lajthitje me qellim…

Nihat Bakalli
New York, Korrik 2012



Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?