Faqe kryesore arrow Çeshtja Kombetare arrow Të ngrihet flamuri gjithëkombëtar për në një Shtet "Shqipërinë etnike"!
Të ngrihet flamuri gjithëkombëtar për në një Shtet "Shqipërinë etnike"! PDF Print E-mail
01 Dhjetor 2012

Nga Asllan Dibrani

Zeni Ballazhi nga Kërçova tani  banues  dhe artist nga Kosova, ishte ai qe e ideoj dhe e formuloj  emblemën shekullor të pavarësisë së Shqipërisë. Në saje të pavarësisë se Shqipërisë  , shqiptarët janë përgatitur për këtë ditë që 100 vjet , qe 100 vjet,bënë sakrifica , luftëra , veprime ,  ndërrime të kufijve   zhvendosje  djegie, përndjekje etj  . Pas Pavarësisë së Shqipërisë ,  shqiptarët u  copëtuan  padrejtësisht . Kudo ky popull qe nga dita e ngritjes se flamurit ne Vlorën heroike,  ky popull  datën  e 28 nëntorit e ka  të shenjtë , qe çdo shqiptar u identifikua  përmes flamurit të vet   me shqiponjën dy krenare . Flamurin ma domethënës , ma të bukur  nga të gjitha kombet . Një simbol qe   edhe krye heroi i shqiptarëve Gjergj  Kastrioti-Skënderbeu i madh e ngriti në  Krujën  legjendare.
Dokumenti i Shaplljes së Pavarësisë

 

Kjo festë  shqiptarët  i gjeti akoma të coptuar  siç ndodhi sot në Vlorën heroike shtetin ta duan në baza partiake, festuan në baza partiake , u dekoruan ne baza partiake dhe klanore  e dhimbshme  por akoma vetëdija  është  nën nivel?!.. Akoma shqiptarët  interesin ,personal e vënë para  shtetit dhe kombit !?...Prapë se prapë ky përvjetor ,na  gjeti   ma të fortë  nga  të gjitha kohërat , ma unik nga të gjitha kohërat,  ma të bashkuar  nga të gjitha kohërat. Muaj nëntor  i këtij viti   qe nga fillimi i gjeti shumë sheshe , shumë qytete, teatro , salla dhe stadiume të  skuqura me flamurin kuq e zi  .   Anembanë botës ku ka shqiptarë, ishin   me një  petk  të skuqur  dhe të  veshura objekte  ma të mëdha   me flamurit kuq e zi . Ky përvjetor  theu  klane , dhe skenar të ndryshëm  qe kishin si qëllim të shfarosjes së popullit shqiptar nga faqja e dheut armiqtë e përbetuar . Lëvizje  konkrete  në të mirën e atdheut tonë  ishte shembulli ma i  shfaqur dhe ma domethënës,  takimi i  Shkupit qe  u manifestua në formën  ma dinjitoze  të  bashkuar , shumë kryeministra , politikaj, artistë dhe  këngëtar, për herën e parë   një zëri , Zoti Sali Berisha , Hashim Thaqi dhe  Zoti Ali Ahmeti,  thyen klishetë e neglizhencës  se klasave politike nga të gjitha kohërat  dhe thirren një zëri  vërdiktin e bashkimit kombëtar . Aty u  shpalosen për herën e parë padrejtësitë  ndaj shqiptarëve dhe  lëshuan mesazhe në nivel Evropian që të krijohet  projekti  i  arkitekturës së  bashkimit të kombit shqiptar . Shkupi    kryeqyteti i vilajetit të Kosovës  theu me 24 nëntor 2012  projektet e  sllavo-shovinistëve  serbo-maqedon ,por edhe atyre greke qe  mos të mbetet ky popull ma i coptuar sipas apetiteve të tyre .Në shumë qytete   dhe kryeqytet të  shqiptareve  u bënë  promovime  te  veprave artistike . U ngritën shume buste të burrave të kombit qe i paraprinë  pavarësisë së Shqipërisë .Pos vlerave të  zhvillimit në  politikën ndërkombëtare,  infrastrukturë  në ekonomi, rrugë , godina,  autostrada , zhvillim në shkencë , kulturë dhe teknologji do përmendi  vlerat  e kthimit të  armëve të Skënderbeut  në Tiranë , pas 5 shekujsh nga Vjena,  qe armët e tij janë mesazhi ma i mire për armiqtë dhe sigurisht" Shpata  e Skënderbeut" në Tiranë , edhe e trembi Beogradin Athinën dhe   Maqedoninë po edhe  Malin e zi .U kthyen eshtrat e njerëzve të mëdhenj qe u varrosen jashtë shtetit , jashtë Shqipërisë etnike. U kthyen  nga diaspora shqiptare ,qe  në të gjitha kohërat ishin të  denjë  në shërbim të atdheut  të vendosur ta mbrojnë ,ta ruajnë dhe ta duan atdheun"Shqipërinë Etnike"  qe diti vetëm zoti të na e  dhurojë!

Po ju sjellim edhe  pamjen e dokumentit  origjinal të  nënshkrimit të "Pavarësisë së Shqipërisë" me këtë datë qe ishin burrat ma të devotshëm të kombit  qe  e linden  shtetin tonë,  aty i vënë  themelin me  krenari, mençuri dhe trimëri  nga të gjitha trevat Shqiptare 40 burra. Ishin pjesa dërmuese e tyre qe jetonin jashtë atdheut, po për fat të keq  edhe koha  pas pavarësisë  u dëbuan,  pos nga  armiqtë edhe nga  vet  faktori  shqiptar i sistemi  komunist  dhe ai   mbretëror  etj.

Dita e pavarësisë  së Shqipërisë,  kjo ditë e shtrenjtë  u festua  anembanë botës shqiptare, por edhe në diasporën shqiptare ku menjëherë pas shpalljes së Shqipërisë shtete në vete , vite me radhë u festua, që nga mërgimtaret tanë të hershëm, që nga Naum Veqilharxhi ,Andon Zako çajupi, Luigj Gurakuqi, Nikolla  Pano, Fan Noli i madh i kulturës shqiptare, Asdreni qe shkroi "Himnin e Flamurit Kombëtar" me titullin “Betimi në Flamur”, për herë të parë e botoi  më 21 prill të vitit 1912 në të përditshmen “Liria e Shqipërisë” që atë botë u botonte  në Sofje, koha  kur ai punonte dhe vepronte në Rumani, Mit`hat Frashëri,i biri i Patriotit Abdyl Frashëri i cili studioi historinë e Shqipërisë dhe në shenj dashurie e respekti ndaj atdheut, më 4 Prill të vitit 1929, me testament i  dhuroi  shtetit shqiptar të gjithë pasurinë që kishte, për krijimin e institutit albanologjik.

Faik Konica i letërsisë i  pavdekshëm pas rrëzimit të  perandorisë osmane , dhe të gjithë patriotët e më vonshëm, deri të vëllezërit Gërvalla dhe, Kadri Zeka, që ishin heronjtë, nga qyteti i Shtutgardit në Gjermani ,Enver Hadri dhe Vehbi Ibrahimi në Belgjikë etj .

Të dashur bashkatdhetarë emigrant,dhe ju shqiptarë në vendet etnike shqiptare, kudo qofshi gëzuar!Kujtoni   këta patriot se ç'bënë për atdheun dhe  ne saje te veprimtarisë së tyre  e përfituam  shtetin tonë , andaj,  gëzuar për shumë mote 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit , Shpallja  e Pavarësisë së Shqipërisë! Le të mbetet si synim yni, që pas Shpalljes së Shqipërisë, edhe Kosovës t’i vijë radha edhe ngritjes së flamurit të pavarësisë së përbashkët, të një Shqipërie të bashkuar dhe etnike!Zoti e bekoftë popullin shqiptar me një Gjuhë , një Gjak , një Komb ,një Flamur  një Pasaportë dhe një Shtet.

Të dashur   dhe të shtrenjtë  shqiptarë edhe njëherë  me lejoni   tu uroj ,  gëzuar se qe pak orë hymë në shekullin e dytë të pavarësisë  , me respekt  dhe nderime të sinqertë nga   Luan-Asllan Dibrani  me familje  Shtutgard-Gjermani. Të rrojë Shqipëria  e bashkuar  mbi etninë e vet,  njëri ndër popuj ma te vjetër  në botë.

Shkruar me 28.11. 2012  Shtutgard Gjermani

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?