Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Përkujtohet Abas Ermenji
Përkujtohet Abas Ermenji PDF Print E-mail
17 Mars 2013

Abas ErmenjiMe rastin e 10-vjetorit të vdekjes së profesor Abas Ermenjit, PBK, PBKD dhe shoqata "Lumo Skëndo" organizuan ceremoni përkujtimore për këtë apostull të nacionalizmit shqiptar dhe bashkimit kombëtar.
Prof. Abas Ermenji ka qenë një nga komandantët e Ballit Kombëtar gjatë Luftës, anëtar i Kryesisë së Ballit dhe më vonë në emigracion një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Mithat Frashërit dhe kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë". Pas rënies së diktaturës komuniste, në vitin 1995 u kthye në Shqipëri i zgjedhur në krye të Partisë së Ballit Kombëtar së rikrijuar në Shqipëri të cilën e drejtoi deri në vitin 2002. Disa muaj më pas, në 10 mars të vitit 2003 Prof. Abas Ermenji u nda nga jeta duke lënë pas amanetin e realizimit të programit tê Ballit Kombëtar dhe Shqipërisë Etnike.

 

Në një shkrim për Prof. Ermenjin,  të Z. Adriatik Alimadhi, kryetari aktual i PBK, thuhet:
"Ndonëse i shkuar në moshë, ndonëse i lodhur prej brengave, në çdo fjalë dhe ide të tij, rrezatonte nacionalizmi i kulluar, ai nacionalizëm, që i bënte barrierë të fuqishme, çdo ndikimi komunist, çdo gjëje, që nuk përshtatej me normat e moralit tonë kombëtar. Profesor ju e keni kryer detyrën ndaj Kombit! S`keni lënë gjë tjetër pa bërë për të mirën e Shqipërisë! Dhe për këtë s`kërkuat kurrë shpërblim! Lamtumirë, profesor! Dhëntë zoti të mbajmë edhe ne sa më me nder shenjtërinë e mesazhit t’uaj të madh, që na keni lënë: të duam më shumë se veten Shqipërinë!" ( Tirana Observer, 08/03/2013)

Kurse në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga shoqata "Lumo Skëndo", kryetari i PBKD z. Artur Roshi midis të tjerash tha:
"Jemi mbledhur këtu sot për të përkujtuar një nga figurat më të shquara jo vetëm të idealeve të Ballit, por gjithë nacionalizmit shqiptar, një figurë të veçantë të diplomacisë dhe historisë  sonë të hallakatur nga tajfuni vetëshkatërrues komunist. Profesor Abas Ermenji ishte një nga drejtuesit më të spikatur të organizatës së Ballit Kombëtar si bashkëpunëtor i Mithat Frashërit."

Ish-sekretari i PBK-së Aleko  Gjergo tha se:  
"Abas Ermenji përveç meritave të tjera ka edhe meritën e rikrijimit në Paris të Komitetit "Shqipëria e Lirë", sepse ky komitet ishte krijuar më parë, por Abazi si një nacionalist i vërtetë në bashkëpunim me Mithat Frashërin, nuk pranonin që në këtë komitet të merrnin pjesë anti-komunistë që kishin bashkëpunuar me fashizmin ose që kishin kryer krime ndaj njerëzimit."

Në fjalën e tij historiani Uran Butka midis të tjerash tha :
"Abaz Ermenji si filozof ishte ithtar i teorisë së shoqërizimit të ideve. Kur e kam lexuar veprën e tij madhore për herë të parë "Vendi që zë Skênderbeu në historinë e Shqipërisë" dhe kur e kam rilexuar tashmë me rastin e kësaj  kumtese, më ka shoqërizuar ideja : "vendi që zë Abas Ermenji në historinë e Shqipërisë"

Me rastin e dhjetë vjetorit të vdekjes së Profesor Abas Ermenjit kryesia e partisë Ballit Kombëtar vendosi t’i drejtohet Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani për dekorimin e tij: 


KËRKESË:
Për dekorim, drejtuar Presidentit të Republikës Z.Bujar Nishani.


Më lejoni z. President që në emër të partisë Balli Kombëtar dhe në emrin tim personal, t’ju drejtohem për dekorimin e Profesor Abas Ermenjit. Mendojmë se ka ardhur koha që të vlerësohen në vazhdimësi kontributet e të gjithë Nacionalistëve Shqiptarë, që e dhanë jetën e tyre për bashkim dhe vëllazërim kombëtar. Nga ky proces i nisur, shqiptarët do të dalin më të bashkuar dhe është një hap drejt pajtimit kombëtar. Ju lutemi z. President pranoni kërkesën tonë dhe ne mbetemi me shpresën se Ju do t’i jepni vlerat që i takojnë këtij personaliteti me përmasa kombëtare.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2013-04-24 14:51:24
e meriton pse te mos behet.. e kane marre ato qe kane ngrene me luge floriri ,jo keto elemente te historise se shqiperise qe i iku jeta ne emigrim.

Koment nga GUEST më 2013-04-24 14:50:57
Burrat me te shquar te atdheut kane qene antaret e PBK e sot eshte per te qare hallin qe s"jane te bashkuar e te vendosur per te udhehequr popullin shqiptar !!!Kujtim e lavdi per Z, Abaz Ermenji !!!!!!

Koment nga GUEST më 2013-04-24 14:49:22
Profesor Abas Ermenjin, kete udheheqes nacionalist te shquar, nuk e lodhen internimet e aukopatorve fashiste as lufta vllavrasese e shkaketuare ne Shqiperi nga Enveristet, sllavokomunistet, por, e lodhen mjerimet e popullit te pafat te shkaktuara nga keta antipatriote te ndyre.  
Prof. Abazi, Ky Keshilltar i ndritur edhe ne mergimin e gjate e tepa deshiruare e ka mbajtur turmen shqiptare nen disiplinen vullnetare, perte vazhduare, te pa-kompretuare, ne rrugen per nje Shqiperi Ethnike. 
Nga Australia, Refat Hyseni dhe Petrit Kello. 
 
 


International
English
Faqe interaktive