Faqe kryesore arrow Çeshtja Kombetare arrow Skënderbeu - hero kombëtar i shqiptarëve !
Skënderbeu - hero kombëtar i shqiptarëve ! PDF Print E-mail
18 Qershor 2013
Para disa ditësh një deputet kosovar ka bërë një deklaratë të papërgjegjshme  dhe  krejt të pavërtetë duke e cilësuar Skënderbeun si "hero të krishterë". Ky përcaktim vjen nga një njohje e cektë dhe e përciptë e historisë, e bazuar në disa aspekte të historisë të nxjerra nga konteksti i tyre. Por nëse e shikojmë historinë në tërësinë e saj do të shikojmë se Skënderbeu ishte me të vertetë heroi kombëtar i shqiptarëve. Ishte epopeja e lavdishme e Skënderbeut në luftën për mbrojtjen e vendit  të vet që e bëri të mundur mbijetesën e shqiptarëve deri më sot, duke shmangur shkrirjen e tyre në kombe të tjerë.

Le të shikojmë se ku e bazon ky deputet deklaratën e tij. "Në shekullin e 15-të nuk kanë ekzistuar kombet dhe luftrat janë bërë për çështje fetare" , thotë ai.

Është e vërtetë që në atë kohë nuk kanë ekzistuar kombet siç i njohim sot, por grupet etnike kanë qenë të bashkuar në principata ose mbretëri. Kurse luftrat midis principatave nuk kanë qenë vetëm fetare, por kanë qenë kryesisht për zotërime të reja.

Skënderbeu iu kundërvu Turqisë myslimane pikërisht për të marrë zotërimin e principatës që ajo ia kishte marrë babait të tij. Mblodhi rreth tij edhe principata të tjera shqiptare me të cilët e lidhte gjuha dhe zakonet.

Gjatë gjithë qëndresës së tij heroike atij iu desh të përballej me perandorinë osmane, por edhe  me ushtritë e Venedikut për të marrë Shkodrën e sunduar në atë kohë nga kjo republikë e krishterë. Kjo tregon se lufta e Skënderbeut ishte thjesht për vendin e vet dhe nuk kishte motivime fetare. Natyrisht kur ai kishte mundësinë të gjente ndihmë tek Ferdinandi i Napolit apo tek Vatikani, në situatën e një lufte kundër ushtrisë më të madhe të kohës, ai nuk mund ta refuzonte atë. Po ashtu, kur i duhej të luftonte kundër Venetikut për të ri-zotëruar qytetet e bregdetit, Skënderbeu nuk refuzoi të bënte paqe as me Turqinë.  

Është e vërtetë që rezistenca e lavdishme 25-vjeçare e Skënderbeut kundër Turqisë, i bëri një shërbim të madh Europës, sepse e pengoi pushtimin e saj në momentin më të keq dhe i dha kohë të përgatitej. Por qëllimi i Skënderbeut nuk ishte shpëtimi i principatave të Europës, por shpëtimi i vendit të tij nga pushtimi turk.

Më mirë se kushdo e ka vlerësuar rolin e heroit tonë kombëtar Skënderbeut për krijimin e kombit shqiptar, Profesor Abas Ermenji, i cili në librin e tij "Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë", shkruan:

"Kështu, qëkur Shqipëria quhet Shqipëri, Skënderbeu është burri që e tregoi atë si komb e shtet më vehte, nga më të fortët n'Evropën e asaj kohe, gjatë një lufte të paprerë prej njëzetepesë vjetësh. Dhe formoi nyjen e kreut ku mund të lidhej filli i historisë së saj për kohët e pastajme. Populli shqiptar nuk ishte më një lëndë njerëzore në shërbim të të tjerëvet, por një komb me histori, i njohur e i dalluar mirë.
Në kohët e reja duke mos pasur Shqiptarët as letërsi, as histori të shkruar, as liturgji fetare në gjuhën e tyre, figura e Skënderbeut iu vlejti si monumenti historik m'i lashtë, rreth të cilës u lidh ideja e njësisë kombëtare dhe e mvehtësisë së Shqipërisë. Brezi i Rilindjes e nxori Gjergj Kastriotin si Atin e Kombit, shembullin e të cilit duhej t'a ndiqte gjithë nipëria. Për këto arësye, Skënderbeu mbetet si gur themeli në historinë e Shqipërisë."

 

A.M

 

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2013-07-21 15:27:17
Nuk duhet shqetesuar nga nje njeri pa dinjitet,pa moral dhe pa as nje fe, sepse kur eshte ne pyteje per kombin, nuk ka lidhje feja sa qka eshte ,nuk duhet te behet kesi gjera, spese mos te ishte ky burr nuk do te ishim e as qe kishim ekzistuar si shqiptar,dhe i lete i qofte burrit te madh shqipetar,rroft shqiptaria per jete e maot ,e per kta qe njuk kaun kur far feje, as ZOTI I MADH nuk i do

Koment nga GUEST më 2013-07-21 15:15:05
Nuk jane te paket deputet qe nuk dine rrugen per tu futur ne parlament,jo me te njohin historine e kombit tone,e aq me keq kur mundohen me injorancen e tyre , te analizojne ngjarje apo te japin mendime .Pra eshte fatkeqesi kombetare ku ne parlament zene vend njerez qe eshte turp te jetojne mes shqiptareve e jo te bejne histori.Me Skenderbeun krenohet shqiperia,Ballkani e Europa,per luften e madhe e plot strategji qe dhe sot nuk e njohin aq mire kudro me akademi,me vetmohim per te ruajtur te paster gjakun shqiptar,per ta mbrojtur 
ket popull nga maskarada turke ,qe keto injorante apo te shitur,mundohen te hiezojne epoken me lagjendare qe ka emrin  
"Skenderbe","hero kombetar me permasa legjendare".Turp per keto njerez apo pseudo historian kerkojne te na shkruajne hitori kur nuk dine aoma se ku jetojne dhe kush i meson ato me dhune apo me vlera monetare.lutfi coka

Koment nga GUEST më 2013-07-21 15:14:17
SKender beu eshte krenaria e shqiperise, 
nderi i kombit Shqiptar 
,Lavdia legjendare e nje kombi qe nuk pati drite,liri,drejtesi,te shfrytezuar deri ne vdelje per pak buke ,pak krype,e shume liri. 
 
Lutfi coka


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?