Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow KONSENSUS GJITHESHQIPTAR NE MBESHTETJE TE PAVARESISE SE PLOTE TE KOSOVES!
KONSENSUS GJITHESHQIPTAR NE MBESHTETJE TE PAVARESISE SE PLOTE TE KOSOVES! PDF Print E-mail
12 Shkurt 2007

BAROMETRI  DIPLOMATIK

Prof.Dr.Mehdi Hyseni


Shpëtuam nga Serbia, po na vret "Demokracia"(!)


Pas shpalosjes së Planit të  Marti Ahtisarit për “pavarësinë e kushtëzuar” të Kosovës, nga  shumë bashkatdhetarë nga hapësirat e Shqipërisë Etnike kam marrë ca letra sugjeruese me të njëjtin titull, “professor, çfarë po ndodh me ju, pse  ende nuk  po shkruani asnjë fjalë për pakon e Ahtisarit?”. Pyetje këto racionale, me vend, tejt të nxehta, tejet aktuale, tejet të vlefshme, që pa dyshim se kërkojnë edhe  përgjigje të shpejtë, korrekte, profesionale, objektive, gjakfothtë dhe tejet të ekuilibruar etj. – Ç’të them tjetër, pos t’i falënderoj të të gjithë për dërgimin e letrave të tyre që kërkojnë përgjigje urgjente dhe të saktë, të peshuar gjithmnshmërisht (historikisht, politikisht, diplomatikisht dhe juridikisht)  lidhur me mospajtimin në temën  “pavarësia e kushtëzuar” e Kosovës.

Ç’është e vërteta, unë lidhur me “pavarësinë e kushtëzuar”, si dhe me akronimet e tjera kushtëzuese, që mohojnë pavarësinë e plotë të Kosovës kam shkruar qe 10 më se vjet radhazi kryesisht në  masmediat  elektronike dhe të shtypura në gjuhën shqipe, që botohen në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë. Mirëpo, kjo varet  sesa lexuesit kanë pasur qasje në to. Sido që të jetë, lexuesit qëllimmirë, të urtë, vizionarë, liridashës dhe atdhedashës shqiptarë(e jo defetistët, pseudopatriotët, pseudodemokratët dhe pseudopaqësorët, që me mësime të huaja dhe për interesa të huaja janë mësuar të diktojnë, t’i urdhërojnë të tjerët “prej shpati” dhe nga “nëntoka”, të jenë euforikë, të tregohen mendjemëdhenj, narcisoidë, shpirtmeskin, egoistë, egocentrikë, karrieristë etj., të nxitur dhe të indoktirnuar nga ideologji e parti të ndryshme me interesa të ndryshme, që deklarativisht, në sy të popullit dhe të botës kinse veprojnë për përparimin dhe për interesin e përgjishëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, ndërkaq  veprojnë në të kundërtën, në favor të interesit të tyre të ngushtë personal, klanor, grupor, të aliazhuar me interesa të armiqve të huaj të pavarësisë së plotë të Kosovës dhe të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike),  në çdo kohë, jo vetëm se kanë të drejtë, por edhe janë të obliguar, që të pyesin dhe të kërkojnë sqarime lidhur  me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fatin e tyre, me fatin e Kosovës dhe me fatin e Shqipërisë Etnike dhe me fatin e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen ata, qoftë brenda apo jashtë atdheut etnik shqiptar.

 

Së këndejmi, kam kënaqësinë e posaçme dhe iu shpreh  mirënjohje të veçantë vëllazërore, kombëtare dhe atdhetare shqiptare të të gjithë atyre që më kanë përkujtuar që sa më parë të jap kualifikimin tim profesional përkitazi me “pakon historike” për Kosovën të Marti Ahtisarit (emisar special  i KS të Kombeve të Bashkuara).

 

Natyrisht, se unë, sikurse deri tani, edhe në të ardhmen do të bëj përpjekje dhe, do të jap kontributin tim meritor si individ dhe intelektual i pavarur, që sa më parët t’i jap vërejtjet dhe sugjerimet përkatëse lidhur me përmbajtjen e Planit të OKB-së për Kosovën, të  përgatitur  dhe prezentuar nga Marti Ahtisari (gjë që në gjuhën angleze, tanimë e kam publikuar një koment ca të shkurtër dhe konkret, që ai  plan, patjetër duhet të plotësohet me njohjen e së drejtës së jashtme të vetëvendosjes, e drejtë kjo,  e cila nënkupton njohjen e Kosovës si subjekt juridik ndërkombëtar). (Shih versionin anglisht në: www. American Council for Kosova.org dhe www.dervina.com). Pra, me këtë desha t’i vërë në dijeni të gjithë lexuesit shqiptarë, se nuk kam rënë në “gjumin dimëror”, por si gjithmonë jam i zgjuar dhe tërësisht i  preokupuar me gjithë atë çfarë po ndodhë me Kosovën, përkatësisht me të gjitha trevat dhe me  të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike. Ky është obligimi dhe borxhi im moral, professional, kombëtar jetësor ndaj gjithë kombit shqiptar dhe  gjithë Shqipërisë Etnike.

 

Mirëpo, përderisa të përfundoj me përmbushjen e pyetjes së theksuar lidhur me “Planin” e Ahtisarit, i cili në një anë parashikon “pavarësinë e kushtëzuar” për shumicën dërrmuese shqiptare (90%),  kurse në anën tjetër, për pakicën serbe 8% parashikon autonominë kulturore, politike, territoriale dhe administrave me lidhje të pashkëputura, spesiale dhe, nën kontrollin e drejtpërdrjet nga Beogradi  në kuadër të “pavarësisë së kushtëzuar” të Kosovës, të gjithë lexuesve dhe dërguesve të  letrave të theksuara, iu sugjeroj, që sërish ta lexojnë me vëmendje të merituar shkrimin tim me titull: “JO KOLONI MODERNE, POR KOSOVË TË PAVARUR NË EVROPËN   E INTEGRURAR DEMOKRATIKE”, ku njëherazi, në përmbajtjen e tij do të kenë rast ta gjejnë edhe përgjigjen time të saktë kundër  opcionit paliativ politik, të quajtur “pavarësi e kushtëzuar” e Kosovës nën protektoratin neocolonial  modern të BE-së.

 

Këtë “formulë” të draftit të Marti Ahtisarit, pala shqiptare nuk duhet ta pranojë, sepse  de facto dhe de jure (edhe pse nuk figuron e shkruar në paragrafët e Planit të Ahtisarit) nënkupton “mbijetesën” e vazhdimësisë së sovranitetit kolonial, territorial dhe shtetëror të Serbisë mbi Kosovën.

 

Edhe pse ky tekst integral i analizës sime është botuar në muajin Korrik 2005, konsideroj se në një mënyrë, përmbajtja  e tij, njëherit është edhe përgigjja ime pyetjes së juaj ngase absolutisht nuk përputhet me paragrafët dhe me dispozitat e  Palint të propozuar nga Marti Ahtisari, sepse ato parashikojnë  “pavarësinë e kushtëzuar”, e jo pavarësinë e plotë të Kosovës. Lexo:

  

  JO KOLONI MODERNE, POR KOSOVË TË PAVARUR NË EVROPËN E INTEGRUAR DEMOKRATIKE

  

Kohëve të fundit, si në sfondin e politikës brendshme shqiptare, ashtu edhe në atë të politikës ndërkombëtare, po debatohet me të madhe se viti 2005, do të jetë vendimtar për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Në këtë kontekst, zhurmën   dhe “pluhurin” më të madh janë duke e ngritur forcat e errëta dhe retrograde të politikës dhe të propagandës së regjimit kolonial të Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi, të cilat me të njëjtin intensitet politik  dhe me të njëjtat mjete reaksionare, fashiste dhe antidemokratike (ashtu siç veproi teorikisht dhe praktikisht regjimi serbomadh i ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Milosheviq, duke iu mohuar të drejtën e jetës, dhe  çdo formë ligjore, demokratike dhe autonomie popullit shqiptar dhe Kosovës gjatë viteve 1989-1999) po e kundërshtojnë çdo formë të mundshme dhe të ligjshme të shkëputjes së Kosovës nga sistemi qindravjeçar kolonialist dhe imperialist i Serbisë dhe i Malit të Zi (dikur të njohura me sistemet e tyre monarkike, mbretërore, socialiste dhe komuniste totalitare).

 

Në riaktivizimin dhe në rikthimin e  politikës serbe të Slobodan Milosheviqit në Kosovë, rolin kryesor sërish është duke e luajtur Kisha Ortodokse Serbe, e mbështetur drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga qeveria aktuale serbomalazeze e Beogradit, si dhe nga recidivat e mëparshme të forcave paramilitare, militare, policore, si dhe në veçanti të sigurimit sekret, të cilat në forma të ndryshme të “padukshme” janë infiltruar, dhe janë duke vepruar në Kosovë, me qëllim që të përmbysin dhe të destabilizojnë çdo gjë që është ndërtuar në pesëvjeçarin e fundit(12 qershor 1999 - gusht 2004) në procesin e rivitalizimit të jetës normale, të zhvillimit, të stabilizimit, të demokratizimit dhe të institucionalizimit të paqes dhe të sigurisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare(UNMIK-u dhe KFOR-i).

 

Ndaj këtyre objektivave dhe prapaskenave  të rrezikshme të propagandës dhe politikës militaristee të kishës dhe të qeverisë serbe, si politika e përgjithshme shqiptare, ashtu edhe ajo evropiane, nuk kanë arsye të tregohen tolerante dhe të “lëshojnë pe” në stilin e “diplomacisë futbollistike” të drafteve dhe të  projekteve të dyshimta dhe të padrejta për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, të hartuara nga ana  Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), që nga viti 2000, sipas të cilave parashikohet që Kosova të përfshihet në Evropën e integruar, por si “njësi koloniale” e  Serbisë, e jo si njësi e pavarur shtetërore e Bashkimit Evropian(BE). Vërtet, kjo ende nuk është vënë në rend dite të ndonjë konference ndërkombëtare në shkallë ndërkombëtare,mirëpo, siç  duket nga  projektpropozimet e  Grupit të Krizave Ndërkombëtare(ICG) për Kosovën, tanimë Bashkimi Evropian (BE-ja), është i gatshëm  jo vetëm t’i shqyrtojë, por edhe t’i marrë në konsideratë   ato brenda një kohe shumë të shkurtër(2005-2006), ashtu siç kanë deklaruar disa zyrtarë të lartë të BE-së.

 

 Në lidhje me përgatitjen dhe me servimin e këtyre propozimprojketeve të GNK-së, që përfillin opcionin evropian për zgjdhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë si politika zyrtare, ekspertët, Kisha Ortodokse Serbe, ashtu edhe politika inerte dhe e brishtë shqiptare e boshtit Prishtinë-Tiranë, e cila, në heshtje (shihet mes rreshtash të deklaratave të zyrtarëve  shqiptarë të “ qeverisë mulate”  të Kosovës dhe të qeverisë  antidemokratike  të Fatos Nanos) tanimë  ka  filluar të ushqejë simpati ndaj projekteve-drafteve të BE-së për Kosovën. Domethënë, që tash qarqet më të larta të BE-së e kanë të qartë, se me politikën e palës shqiptare janë në rrugën e arritjes së marrëveshjesi për sa i përket zgjidhjes politike të statusit të  Kosovës në kuadrin e opcioneve të BE-së. Një dakordim i këtillë i palës shqiptare me draftet e parashikuara  të BE-së, tanimë, kohëve të fundit e justifikon edhe  “loja politike”  e disa qarqeve të caktuara politike shqiptare, të cilat përmes “vizionit instant” të tyre, zgjidhjen e statusit të Kosovës, e shohin edhe përmes paragrafëve ekzistues të Marrëveshje së Ohrit.

  

 1. Marrëveshja e Ohrit është antitezë e së drejtës së  vetëvendosjes së shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan

 

 Një përcaktim i këtillë, si alternativë paliative e së drejtës vetëvendosjes dhe të pavarësisë së shqiptarëve në tokat e tyre në IRJM, dhe të shqiptarëve në Kosovëj, është më shumë se “cirk politik”, përkatësisht është dëshmi se politikat aktuale shqiptare përditë e më shumë po defaktorizohen, duke iu nënshtruar prirjeve dhe formulave të dyshimta të BE-së, të cilat janë në kolizion flagrant me të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar si në Kosovë, në IRJM, ashtu edhe në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujonoc dhe Medvegjë), dhe në Mal të Zi (Ulqin, Tivar, Tuz, Hot, Plavë, Grudë dhe Guci, mbase shqiptarët edhe pse kanë statusin e minoritetit kolonial në Serbi, në Mal të Zi dhe në IRJM, nuk janë minoritet, por janë etni, e formuar me shekuj në trojet e tyre indigjene të Shqipërisë Etnike.

 

Prandaj, si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë historiko-juridik kombëtar dhe ndërkombëtar, është nonses të pohohet, se edhe për “zgjidhjen” e problemit kolonial të Kosovës, (ashtu sikurse për “zgjidhjen” e  problemit shqiptar në IRJM, si rrjedhim i diktatit të interesave  afatgjata  të  koniunkturave të ndyrshme  të diplomacisë evroperëndimore, dhe të politikës naive të palës shqiptare, e cila nënshkroi kapitullimin e saj, duke sakrifikuar të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve vetëm për të ruajtur ekuilibrin e marrëdhënieve me faktorin e jashtëm dhe të politikës antishqiptare të qeverisë sllavomaqedone, duke nxjerrë përdunmin e gabuar dhe tragjik, se “IRJM-ja, duhet të ruhet, me çdo kusht si ngrehinë e tillë jugosllave”, e cila sipas Kushtetutës saj, as para, as pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001 shqiptarëve në trojet e tyre etnike nuk ua njeh të drejtën shtetformuese dhe të drejtën e vetëvendosjes si komb i barabartë me atë “maqedon”) mund të “huazohen” (në bazë të rekomandimeve të mediatorëve të recetës mjekësore të diplomacisë preventive evroamerikane) “disa elemente  pozitive” të Marrëveshjes së Ohrit, si paradigmë për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

 

Kur dihet se, historikisht, si  problemi i Kosovës, ashtu edhe i shqiptarëve të “Maqedonisë” është me bazë dhe me bagazh kolonial të Serbisë dhe të IRJM-së. Prandaj, (ndoshta, përkohësisht në IRJM, do të “dhezë” opcioni i kompromist politiko-multietnik, që parakupton një lloj autonomie të kufizuar dhe të  brishtë, madje nën nivelin e autonomisë që kishte Kosova dikur  sipas Kushtetutës së saj të vitit 1974 nën ish-RSFJ, që shqiptarët shumicë i karakterizon si minoritet as më pak as më shumë), pa  realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, madje edhe pa realizimin e zgjidhjes së përkohshshme politike të problemit shqiptar përmes federalizimit të IRJM-së, opcion ky, që të paktën, do t’u mundësonte shqiptarëve që si element konstituiv, të barazoheshin me pakicën “maqedone” si komb i barabratë me Kushtetutë.

 

Fatkeqësisht, për shkak të politikës së gabuar të palës shqiptare, të drejtuar nga liderët Arbër Xhaferi dhe Ali Ahmeti, erdhi në shprehje “imponimi” i Marrëveshjes së Ohrit (2001) nga ana e mediatorëve evrondërkombëtarë, e cila në tërësi  mbylli çdo debat në temën e  realizimit të së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar në IRJM. Mirëpo, për këtë kufizim absurd dhe antiligjor (sipas së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara) të diskriminimit të popullit shqiptar në IRJM, nuk mund të fajësohet (ashtu siç jusitifikon  politika aktuale shqiptare qoftë ajo në pushtetin shtetëror të sotshëm të qeverisë së IRJM-së, qoftë ajo në opozitë, se “ajo që na u lejua, edhe e  bëmë”- Marrëveshja e Ohrit).

 

Nga ky “justifikim” del qartë se elita politike shqiptare në IRJM nuk ka pasur kapacitet më të madh politiko-strategjik dhe diplomatik, që të bëjë diç më shumë në favor të mbrojtjes së interesave politike dhe kombëtare të shqiptarëve në IRJM, përkatësisht të përballojë diktatin dhe ultimatumin e faktorit të jashtëm evrondërkombëtar, i cili në stilin fait accompli ia ka imponuar Marrëveshjen e Ohrit, e cila është negacion i së drejtës së vetëvendosjes. Pikërisht, kjo marrëveshje ishte “vija e kuqe”, që IRJM-në e shpëtoi nga federalizimi. Në mungesë të një opcioni të këtillë të arsyeshëm politikisht dhe juridikisht, së pari, erdhi në shprehje revizionimi dhe  zhvlerësimi i  Platformës së politike dhe  kombëtare të UÇK-së/BDI-së për realizimin e aspiratave të pavarësimit të shqiptarëve nga IRMJ-ja, dhe në vend të saj u përqafua Platforma evropiane-maqedone-Marrëveshja e Ohrit, sipas së cilës shqiptarët kanë fituar statusin e minoritetit, e jo të shumicës si komb shtetformues dhe i barabartë me “shumicën” sllavomaqedone, pavarësisht se me çfarë përqindje dhe në çfarë vëllimi, është zyrtarizuar, dhe barazuar gjuha shqipe me “maqedonishten”  në administratën zyrtare. S’ka dyshim se zyrtarizimi i gjuhës shqipe në IRJM-së si pandan i sllavomaqedonishtes, është një element pozitiv për shqiptarët.

 

Mirëpo, në kuptim e gjerë dhe të thellë politik-kombëtar, është vetëm “një pikë ujë në deti”, që nuk garanton kurrfarë  sigurie, as barazie të shqiptarëve me “maqedonët” ngase me ligjin dhe me Kushtetutën ekzistuese sllavomaqedone, shqiptarët konsiderohen vetëm minoritet, jo komb shtetformues të IRJM-së. Praktikisht, kjo është e tëra,   çka kanë fituar shqiptarët si “minoritet” në IRJM. Me një fjalë, shqiptarët në IRJM, me Marrëveshjen e Ohrit kanë fituar minimumin e së mundshmes, ndërkaq, politika falimentuese shqiptare, e mbeshtetur nga politika zyrtare sllavomaqedone dhe nga politika evropiane e Havier Solanës, ka fituar maksimumin e së pamundshmes ngase  “rebelet terroristë”, kanë fituar  statusin  e barabratë ministror dhe qeveritar sllavbomaqedon, si dhe në këtë mënyrë iu kanë shmangur “listave të zeza” të Serbosllavisë dhe të Evropës etj. Ky është i vetmi  rezultat  pozitiv i politikës shqiptare të Ali Ahmetit karshi realizimit të së drejtave vitale të shqiptarëve në IRJM. Ndërkaq , në anën tjetër, Evropa me Marrëveshjen e Ohrit ka arritur që përkohësisht  (t’i “heshtë” shqiptarët) ta  “qetësojë” konfliktin  e armatosur shqiptaro-sllavomaqedon”.

 

Ky është efekti pozitiv politik i Marrëveshjes së Ohrit, që është vetëm në favor të interesit të politikës sllavomaqedone, dhe të  “fromulave”  të kompromist të BE-së. Në këtë kontekst, as politika e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, as ajo e Arbër Xhaferit, lider i PDSH-së nuk kanë  pse t’ia tjetërsojnë meritat njëri-tjetrit, përkatësisht ta kritikojnë njëra-tjetrën për arritjen apo dështimin e Marrëveshjes së Ohrit, madje,  edhe në rastin konkret,  kur është fjala për lëshimin e pasaportave të IRJM-së në gjuhën shqipe dhe maqedone, sepse kjo nuk është e tëra e realizimit të së drejtave politike kombëtare të shqiptarëve në IRJM, sepse thjesht, edhe me ardhjen e “rebelëve terrositë”(siç i quante dhe i vriste qevria militariste sllavomaqedone) në pushtetin e përbashkët sllavomaqedon, çështja kombëtare  e shqiptarëve atje nuk është zgjidhur, por,   sikurse  50 vjet  e shkuara, statusi i tyre ka ngelurë i pandryshuar=minortet në shtet të huaj, sikurse dikur që ishte Kosova me autonominë e saj (me administratë dygjuhësore) nën shtet të huaj-Serbinë-Jugosllavinë.

  

Edhe shqiptarët e Kosovës kishin një Kushtetutë  autonomie (me gjithë përdorimin e administartës dygjuhesore të barabartë ligjërisht), epilogu i tragjik i saj u pa ne vitin 1989, sepse  “autonominë” e saj minoritare e gllabëroi  Serbia me policinë, ushtrinë dhe me tankat e saj. Kështu, pat përfunduar tragjikisht administrata dygjuhësore në Kosovë, si rrjedhim se shqiptarët nuk kishin shtet, as pushtet të vetin, edhe pse i kishin ministrant dhe funksioanrët e dëgjueshëm dhe të disiplinuar në qeverinë dhe në policinë serbo-jugosllave,  sikurse që tani janë “ministrat rebelë” shqiptarë në qeverinë sllavomaqedone, të cilët si duket, tani për tani janë të kënaqur me funksionet dhe me pozitat e tyre pushtetore në aparatin shtetëror sllavomaqedon, por së shpejti koha do të tregojë edhe fundin e një politike të këtillë dështuese, e cila nuk përkon me interesat jetike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar në tokat e tyre autoktone në IRJM.

 

Si rrjedhim,  s’ka dyshim se, politika e tillë e “elitës” shqiptare në IRJM, do të përfundojë njësojë (ndoshta edhe më keq) sikurse ajo e “elitës politike” ish-funksionarëve dhe e ish-ministrave të Kosovës në Serbi dhe në Jugosllavi, sepse Marrëveshja e Ohrit është njësoj e papranueshme sikurse për shqiptarët në IRJM, ashtu edhe për shqiptarët në Kosovë. Shkurt e shqip, pa asnjë dozë politikë spekuluese dhe mashtruese, shfaqja e tendecës nga ana e disa   qarqeve të caktuara politike në Kosovë,  se gjoja nuk do të prishte punë hauzimi i “ disa elementeve pozitive” të Marrëveshjes së Ohrit për ta zbatuar në Kosovë, fatkeqësisht është sinjali i parë i kërkimit të ndonjë kompromisi politik me BE-në, që nuk do të jetë në favor të zjidhjes së drejtë përfundimtare të statusit të Kosovës. Ky koncept i gabuar politik, do t’u shkonte për shtati vetëm politikës pushtuese dhe antidemokratike të qeverisë Serbisë(e cila, edhe pas përfundimit të luftës (1999-2004) dirket dhe indirekt është duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës duke pretenduar, që statusi i saj përfundimtar të mos zgjidhet pa pëlqimin e Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi) dhe  diplomacisë kontradiktore të Bashkimit Evropian(BE-së), e cila është e interesuar, që statusin e Kosovës ta zgjidhë në favor të vetin dhe të Serbisë, e jo të shqiptarëve as të vetë Kosovës.

 

2.  Pavarësia e Kosovës në konceptet transicionale të integralizmit të BE-së                        

 

 Sipas prognozave  të deritashme diplomatike të disa  zëdhënësëve zyrtarë të BE-së, viti 2005 parashikohet të jetë  vit vendimtar, sepse pritet që të vihet në “rend dite” shqyrtimi i zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës nga ana e  Bashkimit Evropian(BE), përkatësisht e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo nuk është fare  e befasueshme apo ireale, sepse  në lidhje me këtë çështje janë në vonesë si  dipomacia e BE-së, e OKB-së,  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po  ashtu edhe politika zyrtare  shqiptare e Prishtinës, për shkak se, sipas këtyre tre faktorëve të dakorduar, së pari, Kosova duhet t’i përmbushë  standardet e institucionalizimit  të saj në kuptimin e avancimit demokratik, decentralizues dhe  pluralist  si shoqëri multietnike(në të vërtetë, do të duhej të veprohej ndryshe, së pari, zgjidhja e statusit politik, e pastaj përmbushja e standaredeve të imponuara nga bashkësia ndërkombëtare) e më pas, të   vihet në “rend dite” shqyrtimi i kërkesës së pavarësisë së saj.

 

Edhe pse është shtyrë për më vonë shqyrtimi i statusit përfundimtar të Kosovës, s’ka dyshim se kjo  i ka vënë në lëvizje faktorët ndërkombëtarë, si dhe të gjithë aktorët e tjerë, të cilët mund të kenë interesa  direkte ose indirekte në këtë çështje. Para se t’i pasqyrojmë varientet në qarkullim të BE-së për statusin e ardhshëm të Kosovës, është me interes që opinioni publik shqiptar të jetë në dijeni, se momentalisht (nën mandatin e UNMIK-ut+KFOR-it domethënë të bashkësisë ndërkombëtare) çfarë statusi ka Kosova. Tanimë, qe pesë vjet (1999-2004) është bërë e njohur si  për opinion në shkallë vendore, ashtu edhe për atë në shkallë ndërkombëtare, se hëpërhë statusi i Kosovës është i rregulluar me Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara. Mirëpo, kjo duhet kuptuar vetëm si zgjidhje  kalimtare. Duke mos pretenduar, që të hyjmë në hollësira, sipas   dispozitave të kësaj rezolute, Kosova nuk gëzon as sovranitetin e brendshëm, as sovranitetin e jashtëm. Në kuptimin juridiko-politik dhe kushtetues do të thotë se as Kuvendi, as Qeveria e Kosovës nuk kanë autorizime dhe kompetenca ligjore, që të vendosin  as për politikën e brendshme, as për politikën e jashtme.

 

Meqenëse është fjala për gjendje të këtillë të  përkohshme, me të drejtë  dhe me shqetësim, shtrohet pyetja se çfarë statusi përfundimtar  i Kosovës synohet të arrihet, dhe se në saje të cilave standarde juridike dhe politike ndërkombëtare, parashikohet artikulimi i tij i ardhshëm ? Në këtë kontekst bashkesia ndërkombëtare  është vënë  para disa dilemave serioze ngase lidhur me këtë çështje pas përfundimit të luftës në Kosovë,  gjatë këtij pesëvjeçari (për shkak të defaktorizimit total të politikës zyrtare shqiptare, në veçanti të Prishtinës dhe të Tiranës në planin ndërkombëtar, si dhe të politikës së « ftohjes » së SHBA-së (si rrejdhim i preokupimit me problemet e tjera rreth Irakut, Afganistanit, konfliktit izraelito-palestinez etj.,  si dhe të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar,  nartyrisht se, të gjitha këto kanë ndikuar drejtazi dhe zhdrejtazi në shpërqëndrimin e vëmendjes ofensive të diplomacisë amerikane jo vetëm ndaj Kosovës, por në përgjithësi ndaj problemeve aktuale në Ballkan) ndaj përshpejtimit të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. S’ka dyshim se këtë vakuum të politikës strategjike amerikane Serbia dhe Evropa me partnerët e tyre janë duke e shfrytëzuar në mënyrë të ethshme, duke përpiluar disa variante politike për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, ndryshe nga njohja e institutit të pavarësisë sipas së drejtës ndërkombëtare publike dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

 

Duke i ndjekur  me interes të posaçëm dhe analizuar  gjithanshmërisht me vëmendje të merituar  draftet e deritashme të politikës së BE-së (të cilat, fatkeqësisht korrespondojnë me draftet e politikës kolonialiste  të Serbisë) për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, kemi nxjerrë konkluzionin se ato  janë me përmbajtje fragmentare (si në kuptimin  e së drejtës historike, kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare), tendencioze, subjektive, antiligjore, antidemokratike dhe antishqiptare, sepse  e trajtojnë si « koloni moderne » që Kosova  në vend të  pavarësisë së plotë imediate, si subjekt juridik ndërkombëtar, të fitojë statusin e një  “shteti funksional”.

 

3. « Shtetësia funksionale » versus  funksionalizmit shtetëror të mëvetësisë  së Kosovës

 

  Çfarë do të thotë në kuptimin juridiko-politik dhe kushtetues ky nocion për Kosovën? Sa mund të perceptohet nga këndvështrimi ynë, momentalisht ekzistojnë në qarkullim dy koncepte : Së pari, në mënyrë shkallëzore, të arrihet sovraniteti i brendshëm, i cili nënkupton se institucionet qeveritare të Kosovës, do të mëvetësohen  gradualisht, duke  marrë përsipër  funksionet shtetërore, me  përjashtim të sigurisë së jashtme dhe të atyre, që nënkuptojnë njohjen formale ndërkombëtare dhe, së dyti, pas istitucionalizimit të sovranitetit të brendshëm, institucionet e Kosovës, do të merrnin përsipër vetëm disa elemente të sovranitetit të jashtëm, të cilat në vend të krijimit të ndonjë   avancimi  në aspektin e së drejtës ndërkombëtare, e kufizojnë dhe e përjashtojnë automatikisht pavarësinë e Kosovës. Për   realizimin e një koncepti të tillë antishqiptar, që reflekton në nocionin « koloni moderne » për  zgjidhjen e statusit të Kosovës,  Bashkimi Evropian(BE) ka në dispozicion këto tre variante: (i) « pavarësi përmes integrimit evropian »; (ii) »pavarësi përmes ndarjes territoriale » dhe (iii) » pavarësi imediate ». Sipas variantit (i) është iluzion të mendohet dhe të shpresohet se Kosova përmes proceseve integruese në BE, do të arrijë pavarësinë e saj të plotë sipas normave dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare. 

 

Ky argumentim, nuk do ndonjë prerje të thellë analitike a sintetike të problemit të Kosovës, sepse  integrimi i tillë nënkupton edhe integrimin e Kosovës në rajon, e kjo  sipas (“morfologjisë dhe sintaksës diplomatike” serbo-evropiane), do të thotë, edhe integrimin e saj të domosdoshëm me Serbinë kolonizatore, pa marrë parasysh  faktin se kjo nuk nënkupton formimin e institucioenve të përbashkëta shtetërore serbo-shqiptare. Gjithashtu, politika zyrtare shqiptare e Kosovës dhe e Shqipërisë (pa marrë parasysh interesat e tyre komplementare, të cilat e   përjashtojnë mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar  dhe shtetëror shqiptar), nuk duhet ta mashtrojë popullin shqiptar të Kosovës, se me integrimin e saj si  “shtet funksional” në BE, do ta realizojë aspiratën shekullore-pavarësinë si subjekt juridik ndërkombëtar, po qe se  ai nuk është titullar i së drejtës së vetëvendosjes dhe  i sovranitetit të plotë të Kosovës.

 

Po ashtu, politika zyrtare e boshtit Prishtinë-Tiranë, duhet të jetë e ndërgjegjshme dhe objektive, që të mos e tradhtojë popullin shqiptar të Kosovës, duke spekuluar me  konceptet opcionale  poltiike për Kosovën: “pavarësi e kushtëzuar”; “pavarësi e kufizuar”, “pavarësi substicionale” etj. (të gjitha këto drafte të  GNK-së/ICG/, të përgatitura qysh nga viti 2000, në marrëveshje dhe në bashkëpunim  të ngusht profesional-politik me ekspertët e  shkencës dhe të politikës zyrtare të Serbisë), sepse të gjitha këto opcione, ipso facto e përjashtojnë opcionin e pavarësisë së ligjshme sipas Kartës së Kombeve të  Bashkuara, dhe të së drejtës ndërkombëtare.

 

Njëkohësisht, do të jetë gabim i papërmirësuar i politikës së theksuar shqiptare, po qe se verbërazi beson, dhe së fundi pranon që këto koncepte politike paliative të Bashkimit Evropian (të servuara nga GNK-ja dhe organiztat e tjera joqeveritare ndërkombëtare), pas një kohe të konsiderueshme, do të shpiejnë drejt rrubullakësimit të pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, do të çojnë në regres  si në aspektin politik, ashtu edhe në atë juridiko-kushtetues, sepse me hartimin e Kushtetës së re të Kosovës, (BE-ja  së bashku me Unionin e SMZ-së, do të ushtronjë presion, duke imponuar draftin  kushtetues  për Kosovën, ashtu si iu konvenon interesave të tyre të ndërsjella), do të parashikohen kufizime të ndryshme jo vetëm në favor të  interesave të minoriteteve (në veçanti të atij serb, i cili që tani  në kuptimin institucional praktik është krijuar si entitet i veçantë kombëtar shtetëror, edhe pse nuk është njohur ende ndërkombëtarisht sikurse entiteti i Republikës Serbe në  Federatën trenacionale të Bosnjë-Hercegovinës), por edhe në  favor të interesave dhe të   detyrimeve ndaj shteteve fqnije, si dhe një sërë obligimesh ndaj   bashkësisë ndërkombëtare, e para së gjithash ndaj Bashkimit Evropian (BE-së). Kështu që, Kushtetuta e re e Kosovës (me bazament të hartuar evropian, të ndikuar nga kushtetutat dhe rezolutat antishqiptare të SMZ-së, të cilat, tanimë janë ratifikuar edhe nga Kuvendi i Serbisë, në mënyrë të prerë e përjashtojnë pavarësinë e mirfilltë të Kosovës) nuk do të ketë  thjesht karakter kombëtar, por qytetar, i cili  do të sigurohet  në saje të  standardit-kriterit multietnik dhe multikulturor.

 

S’ka dyshim se nxjerrja e një Kushtetute të këtillë për Kosovën, do të jetë  jo vetëm e diskutueshme, por edhe fatale jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por edhe për interesin e përgjithshëm nacional  dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, sepse, ndër të tjera, në dispozitat e paragrafët e saj, do të përfshihen edhe detyrime të sigurisë ndaj vendeve  fqinje, të cilat në esencë nënkuptojnë braktisjen dhe denoncimin e idesë  dhe aspiratës shekullore të  ribashkimit të shqiptarëve, të cilët edhe në fillim të shekullit XXI ndodhen të kolonizuar dhe të copëtuar nëpër “kënetat moçalore” të Serbisë së Madhe. Natyrisht, të gjitha këto limite dhe detyrime, që do të përfshihen në Kushtetutën e re të Kosovës ( nëse vijnë shprehje standardet e parashikuara të BE-së për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës), jo vetëm se do ta kushtëzojnë, por edhe do ta bëjnë krejtësisht të pamundur funksionimin e shtetit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

 

Si rrjedhim,   projektet opcionale  për  statusin e ardhshëm të Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, duhet të analizohen dhe  të studiohen gjithanshmërisht dhe me gjakftohtësinë më të madhe nga ana politikës shqiptare, dhe nga diplomacia amerikane,  sepse nga përmbajtja e tyre, që tani shihet se nuk do të jenë me “çmim të lirë”, që Kosova të përfshihet si “shtet funksional” në kuadrin e tij, sepse pikërisht BE-ja, do të jetë pengesa kryesore për ndërtimin e sistemit juridik dhe kushtetues të pavarur dhe sovran, ashtu siç parashikon kërkesa e drejtë dhe legjitime e popullit shqiptar, që Kosova të jetë shtet i pavarur në bazë të së drejtës së saj historike, dhe të së drejtës ndërkombëtare. 

 

Mirëpo, për t’u pavarësuar definitivisht  Kosova, për këtë qëllim, së pari, nevojitet të  mobilizohet dhe të angazhohet maksimalisht politika zyrtare shqiptare e  Kosovës(në përputhje me  deklarimin e lirë dhe demokartik të popullit  shqiptar, të shprehur përmes referendumit apo plebishitit të organizuar), si dhe të miratohet Rezoluta e  pavarësisë së Kosovës nga ana Këshillit  të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Këshill ky, i cili tani për tani, jo vetëm se është krejtësisht indiferent ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, por fatkeqësisht në “heshtje” dhe në prononcimet e sesioneve të tij  të deritashme zyrtare po i mbështet dhe po i  përfillë vërejtjet dhe sugjerimet e politikës kolonialiste të Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi, që Kosovës me çdo kusht t’i mohohet e drejta e subjektivitetit juridik ndërkombëtar. 

 

Prandaj, për të shpëtuar nga kjo grackë e rrezikshme, dhe me pasoja të paparashikuara jo vetëm për Kosovën, por për tërë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit, me interes prioritar do të ishte edhe angazhimi i ngutshëm dhe i  drejtpërdrejtë i politikës së jashtme amerikane, i cili pa dyshim do të ndikonte në paralizimin me kohë të  të gjitha  prapaskenave të rrezikeshme të lidhjeve konvencionale të BE-së dhe të Unionit të SMZ-së, që janë në funksion të përhershëm të eliminimit të pranisë së interesave strategjike të SHBA-së në Ballkan dhe në Evropë. Vetëm  përfillja dhe vazhdimi i  investimit dhe i  kredibilitetit të deritashëm moral, humanitar, ekonomik,  politik, diplomatik dhe ushtarak i Amerikës në favor të mbrojtjes dhe të çlirimit së Kosovës nga Serbia gjenocidale, do të “bombardonte” çdo intrigë dhe çdo manovër të fshehtë a të hapët serbo-evropiane, që ka për qëllim shthurjen e opcionit politik shqiptaro-amerikan për arritjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe ndjekjen e Amerikës nga zona e sferës së interesit rusosllav-evropian në Ballkan, dhe më gjerë..

 

4. “Relacionet konvencionale” të BE-së me Kosovën në funksion të neokolonializimit  serbosllav mbi Shqipërinë  Etnike ( me 50%  territor dhe popullësi të kolonizuar)

 

Tanimë, në prag të afrimit të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, janë bërë tejet transparente idetë, sugjerimet dhe propzimet nga ana e Bashkimit Evropian(BE), që Kosova të përfshihet në kuadrin e saj, si  “shtet funksional”. Mirëpo, për t’u realizuar ky “spektër visional”, ( si sajesë kontraktuese e interesave ekonomike, tregtare dhe diplomatike të BE-së me Unionin e SMZ-së, me konstantë të përhershme të mohimit të pavarësisë së Kosovës, të etnisë shqiptare në Mal të Zi, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë)  që në esencë prejudikon alternativën politike me permbajtje të “kolonializmit modern-paqësor”  të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, është e domosdoshme që BE-ja të hyjë në dialog me Kosovën dhe me Amerikë, e cila si e tillë (pavarësisht nga përpjekjet dhe shantazhet e fshehta të BE-së dhe të Serbisë, që Amerikën ta mënjanjonë nga konkurrenca e tyre politiko-ekonomike, stratregjike dhe ushtarake) e ka dhënë kontirbutin më të madh dhe vendimtar në ndërkombëtarizimin dhe në mëkëmbjen e gjithmbarshme të çështjes së Kosovës, e cila sot, në saje të angazhimit dhe të përpjekjeve të tilla të Amerikës (aleatit më lojal dhe më me kredibilitet në historinë e derisotme të Kosovës, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Ballkan), sot Kosova(edhe pse pa zgjidhjen e statusit të saj përfundimtar) jeton e lirë, pa saçin e skuqur të kolonializmit shekullor serbomadh.

 

 Shtrohet pyetja, se si do të realizohen në praktikën e përditshme  “relacionet konvencionale” të shtetësisë së parashikuar funksionale të Kosovës me BE-në, kur  ato nënkuptojnë marrjen përsipër të detyrimeve të caktuara me ligj dhe me kushetutë, zbatimi i të cilave nuk do të thotë vetëm “funksionalitetin”, por edhe sovranitetin. Sidomos kur është fjala për të drejtat e njeriut, institucionet demokratike pluraliste, marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, sigurinë e brendshme dhe të jashtme. Gjithashtu, sipas aleternativës politike antipavarësi Kosovës, parashikohet që “shtetësinë funksionale” të Kosovës, ta marrë përsipër BE-ja, gjë që kjo “zgjidhje e përkohshme” nënkupton vendosjen e  protektoratit të Evropës mbi  Kosovën (administrimi politik, ekonomik, financiar dhe ushtarak).

 

Shikuar realisht, në dritën e perspektivës së ardhshme të statusit të Kosovës, zbatimi i një formule të këtillë neokolonialiste nga ana e eksperteve dhe strategeve të BE-së(natyrisht të indoktrinuar dhe të këshilluar nga Serbia zyrtare), nuk do ishte e efektshme, as në favor të një protektorati të përkohshëm a të përhershëm evropian mbi Kosovën, sepse këtë, tanimë e kemi parë në funksionimin e dështuar të kombinatorikës së administratës ndërkombëtare dhe asaj vendore në Kosovë (UNMIK + Kuvendi dhe Qeveria  e Kosovës, si dhe rasti i Bosnjës, si rrjedhim i  Marrëvehjes së Dejtonit të vitit 1995, cila ka prodhuar vetëm efekte negative në qeverisjen  federale të vendit), e cila në asnjë aspekt nuk ka dhënë prova reale të një qeverisjese të mirëfilltë drejt përparimit të  zgjidhjes së statusit të drejt dhe përfundimtar të Kosovës. S’ka dilemë se nga veprimet  dhe anagazhimet e deritashme të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës sheshit vëjnë dukje faktin se prania e faktorit ndërkombëtar, do të jetë veçori permanente e jetës politike në Kosovë. 

 

Mirëpo, shtrohet pyetja a parapëlqehet dhe se a është e mundur, që në këtë formë të diktatit dhe të kushtëzimeve të bashkësisë ndërkombëtare, të sigurohet ndërtimi i institucioneve përkatëse në Kosovë, nëse qytetarët e saj janë të zhveshur nga kompetencat, autorizimet dhe përgjegjësia e plotë për funksionimin  e tyre. Si do që të sajohet marrëveshja e “relacioneve konvencionale” të BE-së me Kosovën në të ardhshmen, politika ekonomike e një protektorati të këtillë, do të ishte në kolizion me standardet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara të OKB-së. Krahas një zgjidhjeje të këtillë me përmbajtje të politikës liberale dhe të standardeve të tregut të lirë  dhe të integruar të BE-së, ekziston edhe opcioni serb i ndarjes territoriale të Kosovës, sipas të cilit “zgjidhja më optimale”  do të ishte “ndarja territoriale” e Kosovës.

 

Si në aspektin “metodologjik-shkencor”, ashtu edhe në atë “faktik-politiko-juridik” politika zyrtare  e SMZ-së (e instruktuar dhe  e mbështetur direkt nga projektet e vjetra serbomëdha të Kishës Ortodokse Serbe), arritjen e një zgjigjjeje të këtillë absurde, antidemokratike dhe antiligjore ( në disfavor të së drejtës historike të popullit shqiptar), e konsideron përmes : (1)decentralizimit të pushtetit; (2) rajonizimit dhe (3)kantonizimit. Në thelb, të trija këto  “variante opcionale” nënkuptojnë ndarjen territoriale dhe administrative të Kosovës-krijimin e entitetit politiko-juridik, administrativ dhe kushtetues  serb në Kosovë, sikurse ai i “republikës serbe” në Bosnjë e Hercegovinë (si pasojë e Marrëveshjes së theksuar të  Dejtonit,1995). 

 

Edhe pse kjo ide  e Projektit të Serbisë së Madhe ndaj përthithjes së territorit indigjen të Kosovës është kundërshtuar nga politika amerikane , nga politika shqiptare si dhe nga disa  “zëra” zyrtarë të Bashkimit Evropian(BE), rreziku për jetësimin e saj në praktikë ende nuk është evituar, për shkak se  ky qëllim po synohet të arrihet edhe përmes formave dhe “teknikave” të tjera të politikës dhe të  strategjisë integruese të BE-së, që në esencë, kanë për qëllim që me çdo kusht të përjashtojnë Amerikën si aktorin kryesor në zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Edhe pse kërkesa e SMZ-së për ndarjen e Kosovës përputhet me instrumentet  e përshtatshme të BE-së (decentraliizimi, kantonizimi , rajonizimi dhe integrimi), kjo është iracionale dhe e papranueshme për shqiptarët, sepse krijimi i entitetit politik të “republikës serbe” të Bosnjë-Hercegovinës, nuk mund të merret si model për zgjidhjen e statusit të Kosovës ngase kjo  historikisht dhe territorialisht i përket Shqipërisë Etnike, e cila  që nga viti 1912 është copëtuar, aneksuar dhe kolonizuar me   forcë  dhe me gjenocid nga Serbia dhe Mali i Zi, të ndihumara drejtpërdrejt nga  Fuqitë e Mëdha  imperialiste të Evropës.

 

Pavarësisht nga fakti se  ndarja e Kosovës do të ishte varianti më tragjik dhe i papranueshëm për shqiptarët, fatkeqësisht në sytë e BE-së dhe në praninë e UNMIK-ut+KFOR-it, ky model serbo-evropian në një mënyrë ka filluar të funksionojë në Kosovë, edhe pse nuk është zyrtarizuar formalisht   me ndonjë vendim ose marrëveshje të caktuar të BE-së apo të bashkësisë ndërkombëtare sikurse në rastin  e krijimit të entitetit politik të “republikës serbe ” në Bosnjë Hercegovinë. Këtë gjendje absurde, të krijuar në Kosovë e provojnë këta shembuj: (1) ndarja e Mitrovicës, (2) krijimi i bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, (3) krijimi i universitetit serb në Mitrovicë, si dhe enklavat e bunkerizuara  serbe, të pastra etnikisht(Graçanacia, Prilluzha, Shterpce, Gorazhdeci etj.), ku funksionon sistemi i tërë paralel i arsimit, sistemi bankar, sekretariatet e punëve të brendshme dhe të jashtme policore-ushtarake dhe paramilitar, të  krijuara dhe të ndihmuara nga qeveria dhe Kisha Otodokse Serbe.

  

Në   esencë, të gjitha këto institucione serbe përbëjnë superstrukturën dhe infrastrukturën  shtetërore të entitetit politik serb në Kosovë, edhe pse në aspektin territorial,  juridiko-politik edhe administrativ  kjo ndodhet nën sovranitetin e protektoratit ndërkombëtar të OKB-së.  Këtu qëndron problemi, dhe shfaqja me arsye e pakënaqësisë, e aversionit dhe e mosbesimit të shqiptarëve ndaj administratës ndërkombëtare të UNMIK-ut në Kosovë, sepse ky në kundërshtim me Rezolutën 1244  për Kosovën të KS të Kombeve të Bashkuara, ka lejuar themelimin dhe funksionimin e sistemit paralel  politko-shtetëror të entitetit serb.

 

Ky është realiteti i hidhur, që nuk duan ta shohin, as ta debatojnë mbi asnjë bazë, as UNMIK-u e as BE-ja, sepse sipas  konceptit të politikës integruese të BE-së, krjimi i entiteteve të tilla politike   pa përdorur forcën, nënkutpon zgjidhjen e problemeve me rrugë dhe me mjete paqësore, që do të thotë se  në të ardhmen e afërt (sipas synimeve të strategjisë afatgjatë të  integrimit të Evropës Juglindore) për Kosovën, ekziton rreziku që ky “model opcional”  edhe pse është kejtësisht në frymën e politikës dhe të praktikës kolonialiste serbomadhe, të zbatohet dhe të konkretizohet ligjërisht me përfundimin e ndonjë marrëveshjeje, të imponuar  nga ana e BE-së, përkatësisht e bashkësisë ndërkombëtare.  Kjo  “metodologji”  për arritjen e objektivave  strategjike dhe gjeopolitike të krijimit të entitetit serb ( sipas “standardeve” të kolonializmit klasik  të metropoleve të dikurshme evropiane, të aplikauara dhe të konkretizuara në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine) në Kosovë, për Bashkimin Evropian(BE-në) është e pranueshme, sepse, së pari favorizon oreksin tradicional të politikës pushtuese, aneksioniste dhe gjenocidale të Serbisë ndaj Kosovës, përkatësisht ndaj  territoreve të Shqipërisë Etnike.

  

Së dyti, në mënyrën më perfide të diplomacisë së kancelarive të dikurshme të Evropës, mbështet dhe justifikon tezat e ndryshuara pseudoshkencore të   historiografisë falsifikatore  të Serbisë së Madhe,  sipas së cilave Kosova dhe territoret e tjera të kolonizuara të Shqipërisë Etnike, “janë pronë e palëkundshme” e territorit etnik serb. Fatkeqësisht, këto teza të ndryshuara dhe të falsifikuara si nga politika, shkenca dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, tani janë sublimuar edhe në Kushtetutën “moderne” të SMZ-së dhe në Projektrezolutën më të re të Serbisë për Kosovën (të ashtuqujatur “Plani për KIM”, të cilin plan, Erhard Busek, koordinatori i Paktit për stabilizimin e Evropës Juglindore, e ka vlerësuar si “bazë reale dhe konstruktive” për zgjidhjen e statusit të Kosovës ), të miratuar dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Serbisë, më 28 prill,2004.

 

Pra, me një fjalë mund të konstatohet se krijimi i entitetit politik serb në Kosovë, është i akceptueshëm  si për realizimin e interesave koloniale serbomëdha, ashtu edhe për ato të BE-së, sepse  synon të evitojë kontestin territorial shqiptar-serb, gjë që sipas kësaj teze politike  serbo-evropiane, do të thotë nuk lejohet ndryshimi i kufijve ekzistues  të Kosovës, as të Shqipërisë Etnike. Shtrohet pyetja, pse Evropa edhe pas 100 vitesh mbron konceptin e vjetër të  politikës strategjike të Fuqive të Mëdha, që Kosovën-Shqipërinë Etnike të kolonizuar, edhe në fillimshekullin XXI, ta mbajë edhe  më tej të copëtuar, të kolonizuar dhe të ndarë në rezervatet e sistemit imperialist të SMZ-së, të Greqisë dhe të IRJM-së, pa të drejtën e çlirimit antikolonial kombëtar dhe të ribashkimit?

 

Përgjigjja është shumë e thjeshtë, sespse kjo në fakt nuk ka ndryshuar simetrinë e strategjisë së objektivave hegjemonsite serbo-evropiane ndaj zgjdhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan. Ka ndryshuar vetëm taktikën diplomatike në vend të luftërave të dikurshme të përgjkashme, tani ka zgjdhur instrementet metodologjike më të kapshme dhe më të leverdishme si për palët në konflikt, ashtu edhe për veten e saj. Në radhë të parë, koncepti i integrimit  synon, dhe është duke   vepruar praktikisht në favor të poltiikës paqësore të BE-së, që të mos lejojë konflikte dhe mosmarrëveshje rreth territoreve kontestuese jo vetëm në Kosovë, në Ballkan, por edhe në tërë Evropën.Prandaj, në këtë kontekst, duhet të shihet edhe rreziku që po i kanoset  ndarjes territoriale të Kosovës, sepse zhvillimi i ngjarjeve të mëtejme politike në Ballkan, sidomos nëse ai është i ndërlidhur dhe i kushtëzuar me procesin intgerues të BE-së, kursesi nuk do të lejojë ndarjen territoriale të Kosovës në kuptimin klasik të ndryshimit të kufijve ekzistues artificialë, (të cilët janë “vizatuar” me hekur dhe plumb po të kësaj Evrope, vetëm me protagonistë të tjerë të udhëheqjes së saj të dikurshme), me përjashtim nëse kjo bëhet me marrëveshjen bilaterale të palëve në konflikt.

  

Me një fajlë, nëse Prishtina dhe Beogradi mund të bijnë në ujdi për caktimin e kufijve të rinj territorialë midis Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht të territoreve të tjera shqiptare, të cilat edhe sot ndodhen nën sundimin e sovranitetit kolonial të SMZ-së, atëherë, mirëfilli, ekziston mundësia që arritja e një marrëveshjeje të tillë dypalëshe shqiptare-serbe nuk do të kundërshtohej nga Bashkimi Evropian (BE-ja),  edhe pse ky  shembull nuk është i parashikuar si interes prioritar i politikës dhe i  strategjisë së objektivave të BE-së. Mirëpo, në rastin konkret të zgjidhjes së statusit kolonial të Kosovës, ky shembull i  këtillë (si përjashtim i poltiikës integruese të BE-së) është një utopi e shkretë, që vetëm mund të imagjinohet ngaqë nuk ekziston asnjë element real  shpresëdhënës, që reflekton se pala serbe në mënyrë paqësore  dhe të arsyeshme, do të pranonte, që të hiqte dorë nga “plaçka koloniale” e saj qindravjeçare. Ky është vetëm një iluzion dhe spekulim i pa fre politik në favor të statu-quo-së së Kosovës, përkatësisht të territoreve të tjera të Shqipërisë Etnike me të njëjtin status kolonial.

 

Në anën tjetër, formula famëkeqe, e ashtuquajtur “ndarja e Kosovës” synohet të arrihet edhe përmes mjekimit paliativ paqësor, pa opercaion kirurgjik të kolonializmit kronik të konfliktit serbo-shqiptar, e kjo është zgjedhja e terapisë më të gabuar-standardet decentralizuese, të cilat, tanimë, BE-ja edhe me dakordimin e Amerikës, ia ka imponuar palës shqiptare dhe administratës ndërkombëtare UNMIK-ut, që ato t’i zbatojë në praktikë me çdo kusht, kinse për ta shpëtuar minoritetin serb nga “ diskriminimi i pushtetit shtetëror centralist dhe autoritar” i shqiptarëve në Kosovë, i cili si i tillë nuk figuron as në aspektin doktrinar, as në atë praktik në Kosovë, por është i tirlluar dhe i atribuar si nga politika propagandistike shoviniste serbomadhe, ashtu edhe nga  kanonierat e qendrave të vendosjes së diplomacisë ndërkombëtare. Mbi këtë bazë BE-ja gjithnjë e më shumë po e mbështet decentralizimin dhe rajonizmin, koncepte politike këto, që pa dyshim do të ndikonin në krijimin e “shtetësisë funksionale” të Kosovës, që do të ishte me status  të dyfishtë të ndërvarësisë si nga ana BE-së, ashtu edhe nga  ana e Serbisë: “multietnike, multipluraliste dhe integraliste“, por nën protektoratin  administrativ, politik, juridik, financiar, ekonomik dhe ushtarak  të   BE-së, dhe nën protektoratin e sovranitetit të pashlyerë kolonial  serbomadh.

 

Sipas kësaj logjike të filozofisë politike integruese të BE-së dhe të diplomacisë preventive të OKB-së, po qe se do të vinte në shprehje anagzhimi i forcave ushtarake të protektoratit të BE-së në Kosovë, atëherë vetiu do të eliminohej opcioni luftarak i politikës shqiptare, në mungesë të  potencialit dhe të energjisë përkatëse, që ta mposhtë me forcë një  formulë të këtillë strategjike , të parashikuar nga BE-ja dhe mbështetësit e saj, e cila është në kundërshtim flagrant me  kërkesën e drejtë dhe legjitime të popullit shqiptar, që Kosova të jetë shtet i pavarur, i lirë dhe sovran në kuadrin e territorit indigjen të Shqipërisë Etnike, e jo plaçkë koloniale e Serbisë, as e interesave integruese dhe harmonizuese të Evropës me aleatët e  saj ndërkombëtarë.

 

Pra, përfshirja e Kosovës në kuadrin e agjendave integruese të BE-së, gjithësesi është për t’u përshëndetur dhe çmuar nga politika shqiptare e Kosovës, por vetëm nëse Kosova aderon në të si shtet i pavarur në cilësinë e subjektit juridik ndërkombëtar, e jo si “shtet në funksional”-koloni moderne e Serbisë në vagonin e fundit të trenit integrues ervoperëndimor, përkatësisht si krijesë vazale në  agjendën integruese rajonale  të Ballkanit Perëndimor, ku fjalën kryesore, do ta ketë politika pushtuese dhe gjenocidale e Serbisë së Madhe, e jo as Shqipëria si shtet më vete, e as Kosova me status kolonial serbosllav. Pavarësisht, se hëpërhë politikat shqiptare, (sikurse edhe ato të shteteve në Evropën Juglindore) janë të preokupuara me rrjedhat e transicionit dhe të integrimeve në Evropë, për asnjë moment nuk duhet të ushqejnë iluzione të rreme, se “ballkanzimi perëndimor” integrues, do t’iu sjellë favore dhe avantazhe të caktuara drejt zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.

 

Përkundrazi, do t’iu sjellë telashe dhe kokëçarje të mëdha sikurse politika strategjike e Fuqive të Mëdha imperialiste  të Evropës së viteve 1878; 1912-1913; 1919; 1945, e cila ishte në anën e politikës pushtuese dhe kolonialiste të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë në kuriz të trojeve etnike shqiptare (50%), të cilat, edhe sot në erën e intgerimeve dhe proceseve demokratike të Evropës moderne kanë po të njëjtin status kolonial, gjë  që kjo  është në kundërshtim si me parimet dhe me qëllimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, me të drejtën ndërkombëtare, ashtu edhe me vlerat dhe me standardet e noveluara të rendit të ri botëror, i cili në thelb, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik integrues, i kosnideron si vlera universale për gjithë njerëzimin. Në këtë kontekst, do të ishte akt johuman, i padrejtë dhe antiligjor, po qe se nga ky universalisëm, do të përjashtohej vetëm populli shqiptar në Ballkan, duke i mohuar të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e ligjshme historike mbi rikthimin e territoreve  të tij nën jurisdiksionin dhe sovranitetin e Shqipërisë Etnike.

 

Në këtë vështrim, rolin kryesor, duhet ta kenë luajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse roli i deritashëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është në diskurs të plotë me njohjen e  pavarësisë së Kosovës, dhe  plotësisht është kompatibil me kursin diplomatik të BE-së  dhe me ineteresat e politikës kolonialiste  të Serbisë në kurriz të së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës.  


_________________________

(KORRIK, 2005) 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-02-15 18:44:51
komenti im per artikullin eshte nje vlersim i mire qe i ben profesor mehdiu ceshtjes se problemit te kosoves.


International
English
Faqe interaktive