Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Emigracioni arrow Mbrëmje festive në Fellbach-Shtutgart për 102-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Mbrëmje festive në Fellbach-Shtutgart për 102-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë PDF Print E-mail
30 Dhjetor 2014

Fotoreportazh nga Asllan Dibrani
-

Festa madhështore e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë po festohet anembanë botës shqiptare në forma dhe mënyra të ndryshme. -Ajo është duke u shënuar dhe përkujtuara në tërë hapësirën e territoreve tona në Shqipëri, Kosovë ,Maqedoni, Mal të Zi Çamëri në Luginën e Preshevës ,tek Arbëreshët e Italisë, po edhe në mërgatën shqiptare në të gjitha shtetet e Evropës, Amerikë e Australi etj,  ku gravitojnë dhe jetojnë shqiptarët.  Organizatorët e këtij takimi  ishin  Shoqata  Kulturore  shqiptare e   Fellbachit dhe shkolla shqipe  po ashtu në Fellbach.
Festa e Flamurit në Fellbach/Shtutgart - Gjermani

 

Foto-reportazhi i plotë:

http://fotogaleria.ballikombit.org/index.php?/category/6

 

Sikur i nxiti  shqiptarët  ngritja e flamurit kombëtar  mbi  Beograd në këtë vit , kjo feste  gjithkund shihet e stolisur kuq e zi edhe ma tepër se në vitet tjera.   Flamuj gjigant   me shalle dhe veshëmbathëje kuq e zi me shqiponjën dykrenore  u shfaq  gjithkund, simbol i shqiptarëve  që nga  principatat shqiptare  në Ballkan , po ashtu edhe nga  Gjergj Kastriot Skënderbeu  u përdor si flamur nacional i  yni .



U paraqit para publikut me  program artistik   grupi i   valltarëve,  dramaturgëve dhe  recitatorëve  nga  shkolla shqipe. kushtuar  Pavarësisë, në të cilët rishpalosën një histori  nga kjo festë  madhështore,  e gjitha si meritë e zonjës  Shaha Bytyqi mësuese.

Edhe sivjet akoma shqiptarët po  festojnë jashtë territoreve të veta të shkapërderdhur, po me synime dhe veprime ma afër se gjithherë ndaj aspiratave të tyre për ta bashkuar territorin e mbetur nën administrimin e huaj. Një tubim i tillë i festimeve të nëntorit  u mbajt edhe 29.11.2014 në Fellbach - afër Shtutgardit , në të cilin u tubuan për të kaluar një mbrëmje të këndshme  ,ditën e "Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin". Ishte  një tubim madhështor   që tuboj me qindra qytetarë   mërgimtar, por edhe    disa zyrtar gjerman  qe   i dhanë një   jehonë ma të fuqishme tubimit. Zyrtarët gjerman ishin, z.Hans Ulrich Spith ,Cristofer Palm,Himniclesen Clenistian , Werner  Kuhnle, profesionist për prodhimin e  verës. Zoti Verner  ka marr tre nxënës për ti shkolluar nga Kosova Shani Berishen,Sami Mehmetin dhe Hazer Berishen. Edhe ata ishin prezent në këtë mbrëmje. Përfaqësues nga Kosova  ishin Rexhep Kuqi kryetar,Nuhi Llugaxhiu drejtor për Kulutre,rini , sport dhe për mërgatë nga kk Suharekës etj.

Mysafiret  nga Kosova dhe  zyrtarët gjerman i përshëndeten të pranishmit ,i  uruan  mbarëvajtje  shoqatës  kulturore  shqiptare të Fellbachit dhe shkollës shqipe  , që me iniciativën e tyre  u bë organizim,i i kësaj mbrëmje. Ashtu edhe  z. Sadik Zogaj kryetar  i Shoqatës  kulturore shqiptare të  Fellbachit , ju uroj mirëseardhje dhe  foli për  këtë festë të madhe  për vlerat e saj dhe  sakrificat   e pavarësisë se Shqipërisë. Në vazhdim të   tubimit  për t'i dhënë një   pamje festive    tubimit  ishte    mësuesja   Shaha Bytyqi e shkollës shqipe  që mahniti   publikun me  nxënësit  e shkollës shqipe !
Skenën e mbushi me    nxënësit me veshje kombëtare  të stolisur me    ngjyrën kuq e zi. Z.Shaha Bytyqi   pasi i përshëndeti të pranishmit    ajo përkujtoj  këtë  festë  për flamurin tonë   kombëtar. Ajo  përmes këtij  manifestimi  bëri thirrje që   shkolla shqipe në mërgatën shqiptare   të  jetë zëri  i  brezit të ri  që përmes  dijes , artit dhe kulturës  do mbesin  vlera për kombin tonë.

Nxënësit e vegjël të gjithë   ishin bukur të përgatitur ,që   me poezitë e tyre     rikujtuan figurat tona , mbi betejën  e pavarësisë së Shqipërisë.  Ata me vargjet e tyre i nderuan ata burra qe sakrifikuan për të mirën e atdheut .
Nxënësit e  mësuese Shaha Bytyqi  programin e vet e përfunduan me këngën  "Shqipëri o nëna jonë .  Në fund një grup nxënësish    për hirë të festes  i  dhuruan   mirënjohje të shoqëruar edhe me një tufe lulesh   mësuese se tyre  Shaha Bytyqit ,një ndër mësueset  ma aktive  në Republikën e BadenWurtembergut, po  mund te themi edhe ne nivel të Gjermanisë, që si shumë mësues  kontributin e saj e ep pa pagesë .

Me kaq përfundoj ky takim qe shumë qytetar u gjeten te ngazëllyer të gëzuar dhe secili e ka breng ne vet bashkimin e kombit. Organizimi  ishte në  nivel  të lakmueshëm  me punë,angazhim,sinqeritet,profesionalizëm,
përkushtim, disiplinë,respekt dhe mbi të gjitha me atdhedashuri qe u shprehen  këta nxënës pran publikut.  I gjithë publiku  i duartrokiti gjatë paraqitjeve të nxënësve të shkollave shqipe  nga kjo mësuese  e vyeshme, e  cila jeton dhe vepron  në Stuttgart !

 Në vazhdim të pranishmit patën rastin të argëtoheshin me këngëtarin  Ylli Demaj. Shoqata   kulturore Shqiptare nga Fellbachu u zhgënjyen me mashtrimin qe e beri këngëtarja  Zuzana Jashanica  që nuk erdhi në këtë mbrëmje.   Nuk është hera e parë , se këngëtarët e  prishin atmosferën  në festat tona në mërgatë.


Të dashur bashkatdhetarë, kudoqofshi gëzuar ditën  e Flamurit!Gëzuar për shumë mote 28 Nëntorin, Shpalljen  e Pavarësisë së Shqipërisë! Le të mbetet si synim yni, që pas Shpalljes së Shqipërisë, edhe Kosovës t’i vijë radha edhe ngritjes së flamurit gjithëkombëtar në Nëntorin e Tretë, për një pavarësi të përbashkët, të një Shqipërie të bashkuar!Zoti e bekoftë popullin shqiptar me një Gjuhë , një Gjak , një Komb dhe një flamur. 



 

Fotoreportazh kushtuar takimit   për festen e flamurit në Fellbach-Shtutgard  2014
Asllan Dibrani

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive