Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ć‡eshtja Kombetare arrow Protestė e Ballit Kombėtar nė Besianė
Protestė e Ballit Kombėtar nė Besianė PDF Print E-mail
15 Shkurt 2007
Article Index
Protestė e Ballit Kombėtar nė Besianė
Page 2

Protestë e Ballit Kombëtar në Besianë

Foto nga protesta e Ballit Kombëtar në Besianë (ish-Podujevë) më datën 3 shkurt 2007

 

Balli Kombëtar për rrethin e Llapit duke analizuar situaten e krijuar ne rrafshin Kombëtar pas ardhjes së Atihsarit dhe propozimit të pakos  së tij, arrin në përfundimin që nuk është gjë tjetër vetëm edhe një ricoptim i truallit tonë Shqiptar që  për Ballin ka qenë çdo herë e papranushme. Për ne vlen vetëm  Bashkimi  Kombëtar ne gadishullin Ilirik qe është e drejt e jona e  patjetërsueshme.

Në foton më sipër, për herë të parë pas 63 viteve nepër qendër të Besianës  defilojnë  Ballistët me kërkesën për Bashkim Kombëtar.

Komiteti organizator:

Mehmet Breznica
Ibrahim Stubbla
Izair Mustafa
Gazmend Islami

Foto nga protesta e Ballit Kombëtar para dy ditësh në Besianë (ish-Podujevë)

Fjalimi i mbajtur gjatë protestës të organizuar me 03.02.2007

Të nderuar vëllezër
një Tribun i yni Kombëtar thoshte "Shqipërin e krijuan idealistët,e ruajtën rastet dhe e shkatrruan politikanët"
Kjo thënjë jeton ende në shekullin e 21. Përmbajtja e propozimit të z. M. Ahtisari, nuk mund të kuptohet ndryshe, pos bosnizim i Kosovës dhe se përpilimi i tij është bërë sipas skenarëve të njohura  antishqiptare. Përballë realitetit që po krijohet, shqiptarët pas të gjitha atyre sakrificave që u detyruan të bëjnë, jo pa fajin e tyre, do të detyrohen të  përballen serish me sfida shumë të rrezikshme, e që epilogu do të jetë vendimtar për të ardhmen e tyre në përgjithësi.E them, jo pa fajin e tyre, ngase shqiptarët me votën e tyre të lirë i legjitimuan besëpakët për t’u pri drejt “realizimit” të interesave të tyre njerëzore dhe kombëtare.
Shkalla e rrezikshmërisë së këtij paralajmërimi të publikuar nga ky finok i diplomacisë ndërkombëtare, fiton në peshë, kur atij i shtohen edhe paralajmërimet kërcënuese se do të ndërhyjën pa asnjë mëshirë ndaj atyre që  do të shprehin publikisht mospajtimin ndaj nëpërkëmbjes së  interesave të tyre elementare, njerëzore dhe kombëtare. do të tentohet të imponohet një lloj “zgjidhje” e statusit politik të Kosovës, shumë të dëmshme për interesat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, në njërën anë, dhe shumë të favorshme për minoritetin serb, përkundër faktit se shqiptarët përbëjnë 90% të popullatës të kësaj krahine shqiptare, të ndarë dhunshëm në të kaluarën nga tërësia e saj e natyrshme – Shqipëria Natyrale.
Është momenti i fundit që Bashkësia Ndërkombëtare ta kuptoj drejt, mirë dhe përfundimisht, se shqiptarët nuk i dorëzuan armët, si pasojë e qyqarllëkut të tyre. Jo! Shqiptarët, si popull i civilizuar që janë, këtë veprim të urtë e bënë nga bindja, se mos më në fund ajo çka përjetuan para syve të Bashkësisë Ndërkombëtare, do të kishte zgjuar ndërgjegjen e saj njerëzore dhe, më në fund do të shfrytëzonte rastin për t’i korrigjuar gabimet që u kishte bërë shqiptarëve në të kaluarën, duke e copëtuar Truallin etnik të tyre, për një qëllim të vetëm: kënaqjen e orekseve grabitqare të fqinjëve të tyre sllavo-grekËshtë momenti i fundit që, si Bashkësia Ndërkombëtare, ashtu dhe servilët e saj vendor, t’ia vënë gishtin kokës dhe të rishikojnë sjelljet e tyre në raport me shqiptarët, para se t’i kalojnë kufijtë e durimit të tyre.
Po u kaluan këta kufij, pasojat do të jenë, jo vetëm të paparashikueshme, por edhe shumë vështirë të riparueshme, ndërsa përgjegjësia nuk do të mund  t’u adresohet shqiptarëve. Po  mundohemi tua bëjmë me dije këtij populli se ajo që është thënë dhe trumbetuar nga politikanët tanë nuk do jetë ashtu por shumë më  ndryshe,dikush pyet pse nuk duhet pranuar pakon e ahtisarit,sepse nuk e  shpreh dhe nuk e respekton vullnetin e popullit të kosovës. Në Kosovë jeton populli shqipëtar,që përbën mbi 90 përqind të popullsisë së përgjigjthëshme të Kosovës.Vullneti i shqiptarëve të kosovës është që të jetojë i lirë dhe i  pavarur,si edhe popujt e tjerë të evropës, apo që do të ishte në  inters të  gjithë evropës të bashkohej me shqipërin,si pjesë e popullit dhe e territorit shqiptarë. Kjo pako nuk e njeh Kosovën shtet të pamvarurë  e sovran,të ndërtuar në parim qytetar dhe demokratike, por një kreatur shqiptaro-sërbe.Sërbët e kosovës edhe pse përbëjnë rreth 7  përqind të  popullsisë së përgjithëshme të kosovës, jo vetëm se janë të  barabartë me  Shqiptarët në mbar territorin e Kosovës,edhe aty ku nuk jetojn, por e  kan të  drejtën e patjetërsushme që të pengojn çdo vendimarrje të sjellë  me shumicë  votash në Kosovë,sipas parimit të vendimarrjes koncesusale dhe  kombëtare.
Kosova bëhet shtet jofunksionalë dhe jo efikas i detyruarë për çdo gjë të hyjë në procesin e negociatave dhe marrveshje të brendëshme shqipëtaro-sërbe. Nuk respektohet parimi demokratik-një qytetarë një votë,dhe i marrjes së vendimeve me dy të tretat e votave.-Sepse Kosovën si territor e ndan dy entitet-Shqiptare dhe sërbe. Decentralizimi bëhet në baza etnike dhe me qëllim që sërbët e Kosovës të kontrollojn dhe qeverisin në mënyrë autonome së paku një të katërtën e territorit të kosovës. Me shpalljen e zonave të mbrojtura të monumenteve kulturore,historike e fetare sërbe në Kosovë, zyrtarizohet propaganda sërbe se shqiptarët janë shkatrrus  së këtyre vlerave e nuk i jep krah të vëretës historike, se pikërisht shqiptarët ishin mbrojtës së të këtyre monumentreve e vlerave gjatë shekujeve.

Dobësia dhe mos efikasiteti i Grupit të Elefantëve që në bisidimet e Vjenës nuk u morrën në shqyrtim dëmet e luftës, vrasjet, plagosjet, dhunimet, plaqiktjet, vjedhjet...dhe rrënimi i bazës matriale familëjare dhe kombëtare nga regjimi i shteti të Sërbis. Zgjidhja që ofrohet tash nuk e bënë ndarjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë. Çështja e pazgjidhur drejt e kosovës mbetet burimi krize e  konfliktit në rajonin,duke rrezikur paqën në këtë pjesë të  Evropës dhe më gjerë. Falenderojme Amerikën për ndihmën e madhe që i dha këtij  populli  gjithashtu edhe Naton që ndihmoj popullin shqipatrë në momentet vendimtare  kur luftohej për jetë a vdekje,mirpo ne ende besojm se Amerika do të ndimoj  proceset politik, të shqipatrëve për bashkim dhe vetëvendosje.

Mendimi politik evropian nuk është në gjendje të kuptojë se nëse në Evropën perëndimore konfliktet u zgjodhën me anë të integrimeve, në “skajin”  e saj Ballkanin, ka një situatë të ndryshme prej asaj të  konflikteve etnike nga Evropa perëndimore: trojet shqiptare mbahen ende të pushtuara dhe të kolonizuara. Pra, çështja shqiptare është çështje koloniale, që ndryshon nga  konflikti i dikurshëm. S’ka teori të integrimeve që mund të implementohet në Ballkan pa përfundimin e çështjes koloniale shqiptare! Për situatën specifike duhet zgjidhje specifike: vetëvendosja e tërë popullit shqiptar.
Kjo është në frymën e globalizmit përparimtar dhe harmonisë së marëdhënieve ndërkombëtare që sjellin paqe, miqësi e bashkëpunim me dobi reciproke mës popujve.Një Zyratar evropian është cituar të ketë deklaruar para gazetarëve se bashkësia ndërkombëtare do të qëndrojë në Kosovë përgjithmonë, sepse Bashkimi Evropian nuk ka strategji dalëse nga Kosova, duke shtuar se do të  ndërrojë vetëm natyra e pranisë ndërkombëtare.Kërcnimet për  një përsëritje  të këtij problemi të ndarjeve të tokave shqiptare janë shumë afër duke pasur  parasysh krejt ajo që mbshtjell çështjen shqipatre është e errësuar. Problemi më delikat që monumentet historike që janë në kosovë fitojnë një autonomi  apo një minishtet .Një eksterritorialitet që në bazë të fjalorit politikë do të thot ato pjesë do të jenë jashtë kosovës edhe pse ndodhen në Kosovë ata  kërkojnë që 150 monunmetet që ndodhën në kosovë ta fitojnë këtë të drejtë që do të thot gati 10 përqind të territorit të kosvës do jetë nën  juridiksionin sërbë dhe nuk mund të kemi qasje në këto pjesë.Decentralizimi do tia mundësoj sërbisë ushtrimtin e kontrollit në më shumë se 15 përqind të  territorit të Kosovës prej rajonit të anamoravës e deri ne  Graëcanicë plusë 18.9 përqind të territorit që shteti sërb ka në veriun e kosovës  ku funksion  çdo strukture paralele e këtij shteti. Por apetitet sërbe për  shtimin e territoreve nuk kanë pushuar.


Po cekim vetëm disa nga nenet që dëmtojnë proceset politike në Kosovë.

Neni 6 vetëqeverisja lokale dhe decentralizimi

Neni 6.3 Komunat e Kosovës do të kenë të drejtën për bashkpunim ndërkomunal dhe tej kufitarë lidhur me çështjet e interesait të ndësjellt gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre.

Kjo pike pra parasheh që administrimi komunal do të ketë kompenteca të lidhë marrëveshje edhe peretj kufinjëve shtetëror që do të thot mund të bëhet  bashkpunimi me Sërbin sepse këtë ua lejon kushtetuta që defakto do të thot  nuk ke kontroll mbi territorin tuaj, aty mund të zhvillohet çdo  veprimtari e  paligjshme sespe aty nuk do mun të kemi qasje që kjo nuk ndodhë  askund në  botë.

Neni 7 Trashëgimia kulturore dhe religjioze

Kosova do tu sigurojë autonomi dhe mbrojtje të gjitha konfeksinoneve fetare dhe vendndodhjen e tyre brenda territorit të saj.

7.2 Kishës Ortodokse sërbe në kosovë,klerikëve dhe personelit të tyre,aktiviteteve dhe pronës ,do tu ofrohet siguri shtesë dhe mbrojtje  tjetër për të gëzuar plotësisht të drejat e tyre,priviligjet dhe imunitet.

Do të thot brenda territorit të Kosovës do të kemi mini shtetë e vogëla që do të krijohen me pakon që është shpalos, do të kenë një territor të gjerë rreth manasitireve dhe kishave do të kenë forca shtesë të siguris  edhe imunitet ,kjo do të thot se edhe nëse merren me vrasje,me aktivitete të paligjëshme kan imunitet që gjyqësia kosovare nuk ka të drejt ti  marr as në pyetje e lere më ti burgos .

9.6 TMK-ja me që ka përmbushur objektivat e saj,përfshirë lehtësimin e rimëkëmbjes së Kosovës pas konfliktit do të shpërbëhet brenda 1 viti-pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje

Do të thot nuk e kemi arritur objektivin tonë që ajo të bëhet ushtri e Kosovës pas gjithë asaj loje për 7 vite me radhë objektivi i tyre nuk është  që në ushtri të mbesin ata djemë që luftuan për çlirimin e  atdheut.

10.4 Kuvendi i Kosovës nuk mund ta aprovoj kushtetutën deri në kohën e caktuar nga ICR-ja siq përcaktohet me kushtet e kësaj marrëveshje.Kuvendi do ta aprovoj zyrtaisht kushtetutën brenda 120 ditësh të hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje,nga deputetët e tanishëm të Kuvendit të Kosovës,me dy të tretat e deuptetëve të pranishëm dhe që votojnë, pas një konsultimi të duhurë me antarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në kosovë.

Do të thot pa pëlqimin e dy të tretave të pakicave nuk mund të aprovohet. Për  aprovim zyrtarë,kushtetuta do të pritet të miratohet nga kuvendi i kosovës  dhe do të hyjë në fuqi menjiher në ditën e parë pas përfundimit të  periudhës së tranzicionit. Kjo është pika më e nxeht sepse këtu nuk kemi të bëjmë më demokraci por me  një anarki të madhe,pra ne si shumic nuk mund të aprovojm asgjë edhe nëse për at ligjë votojn 90 përqind por duhet të merret edhe pëlqimi i shumicës së komuniteve të drejta të rezervura që nuk, kjo pra do ti bllokoj proceset shumë herë në kuvendin e kosovës dhe nuk do të kemi zhvillim normal të gjendjes në Kosovë.


11.3 ICR do të ketë përgjethësin e gjithëmbarshme për mbikqyrje dhe do të jetë autoriteti final në Kosovë lidhur me interpretimin e kësaj marrëveshje.

11.4 ICR-së do ti besohet ti ushtrojë disa përgjegjësi për të siguruar dhe mbikqyrë zbatimine plot të kësaj marrëveshje,përfshirë edhe kompetencat për të ndërrmar masa,nëse është e nevojshme,për të parandaluar dhe korrigjuar shkeljet e kësaj marrëveshje.

Këtu kemi të bëjm më fuqin politike që do të ketë i dërguari i BE  që parasheh që çdo njëri që mendon më ndryshe se ai mund të suspendohet dhe nuk mund të merret asnjë vendim që atij nuk i shkon përshtati  vëllezër kjo është trgjedia që është duke na pritur ju ftojm që me dinjitet të mbohet e drejta jonë. Kosovën po e varrosin dhe po e bënë juridikisht si një Jerusalem të ri në Evropë.Sërbis tërthorazi i hiqet sovraniteti mbi Kosovën, por ky sovranitet nuk banon në kosovë sështë në duart e shqiptarëve shumicë. Forma shtetrore e Kosovës mbetet e papërcaktuar.Kosova fiton diqka përkohsisht ende pezull, por humb përjetësisht pjesë që nuk i kthen më. Sërbin askush nuk do ta  detyroj që ta heq Kosovën nga Kushtetuta si territor sërb. Problemi është se pakoja e Atisarit po krijon shkqe të reja për tensione të ardhëshme dhe për këtë do të bindemi sapo të shfaqen problemet e para që janë krejtësisht të pashmangëshme,në jetën praktike nga këto minishtete sërbe brenda  një Kosove  që spo behët shtet në vete dhe e mosvarne,në rangun e shteteve fqinje në Ballkanë. Po krijoni Jerusalemin e Evropës. Negociator që paguheni  nga Kosova për të ja bërë këtë Kirurgji tokësore. Mos e shitni Kosovën për një grusht para. Kosova që tani po ju jep më shumë që mos të ja bëni këtë që po ja bëni: Zgjidhje afatëshkurt për krizë afatgjate.Kosova meriton të jetë shtetë i pavarur dhe me të drejt të vetvendosjes së popullit se a do bashkim me  trungun Shqipëtar..Për një fjalë që nuk e kishin në Kushtetuten e vitit  1974, Republik, dihet se cka e gjeti Kosovën.Nuk shpetun si vendet fqi nje,Maqedonia dhe Mali i zi pa luftë. Na thonin gjithmonë: Tani i kemi cka po na duhet emri Republikë. Tash thon sërish se jemi të pavarur,çfarë na duhet kjo fjalë e mallkuar Pavarësi. Do ti mallkoj historia dhe do i mallkoj Kombi të gjithë ata që po luajnë me fatin e Kombit.

Gazmend Islami


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2007-02-15 18:44:38
eshte e drejta jone per nje shqiperi etnike .i uroje gjithe kombit shqiptare nje bashkim sa me te shpejte ne nje shqiperi te bashkuare.

Koment nga GUEST më 2007-02-16 11:55:25
Kjo eshte madheshtore dhe pershendesim Ballistet Llapijan qe me ne fund kan arritur qe me punen e tyre ta ngrehin zerin e sė vėrtetės pėr Bashkim.Urojm qė kėta tė jenė prijit tanė pėr njė shqipėri etnike.

Koment nga GUEST më 2007-02-18 00:26:10
Balli ijuaj nuk ka vend per rrudha. JU LUMT O BIJT E LLAPIT.

Koment nga GUEST më 2007-02-18 00:27:21
Jam nje ballist i vjeter dhe tash kur pash keto foto me ngjallen ndienjen e te qenit shqiptare ju lumte dhe vetem vazhdoni keshtu

Koment nga GUEST më 2007-02-18 00:28:53
te tilla gjera duhen bere ne gjith shqiperin

Koment nga GUEST më 2007-02-19 11:43:42
Nuk ju njoh por ndihem krenar,qe shoh qe dikush nuk e ka harruar nje Parti qe nga gjiri i vet ka nxjerr bijet me te mire te dheut.Ballist ju lumt dhe po ndihem krenar me ju.Por beje thirrje qe kete rruge ta ndjekin edhe ne Shqiperi. 
Pershendet 
Flamur Kokollari 
Tirane

Koment nga GUEST më 2007-02-19 11:44:25
JAM NJE BALLIST NGA PRIZRENI PER NDRYSHE ME PREJARDHJE NGA BREKIA E LUMES EDHE SA I PERKET BALLIT KOMBETAR KA SYNIMET TE MIRA PO ISHALLA I JA ARIN QE TI REALIZON E DUA SHQIPERIN E MADHE I JA VLEN QE TE JEMI BASHK NESE SHQIPETARET BEHEN BASHK E MARIN EDHE BOTEN PER ATE NUK NA LEJNE QE TE BASHKOHEMI SEPSE NA KANE FRIGEN E GJITH BOTA E PERFUNDOJ KETE KOMENT UNE ARDIT QELA NGA PRIZRENI

Koment nga GUEST më 2007-02-23 16:16:51
Sa jemi Shqipetare, jemi gjithe nje fare, s'kemi kur te ndare... 
 
 
Rrofte Shqiperia ETNIKE 
 
HIMARIOTI

Koment nga GUEST më 2007-02-23 16:19:35
Neqofte se do i referohemi nje politike te denje dhe jo mashtruese, si kjo qe po qeveris prej me shume se gjysem shekulli.Do te thonja se BalliKombetar eshte e vetmja zgjedhje qe duhet te egzitonje ne shqiperi. 
Ne shqiperi sduhet te egzistoje asnje parti tjeter pervec se partise se Ballit Kombetar.Ky eshte medikamenti antikomunist. 
Lufte kunder komunisteve dhe ish atyre diktatore.Asnje pajtim.Asnjebashkepunim dhe ne asnje menyre te mos ua japim doren.Qe te takohesh me nje komunist apo ish komunist:Dote thote qe te perlyesh dhe ti duart me gjak ,por me gjak Shqipetari.Dhe ne si Balliste as qe i kemi lyer duart dhe as qe duhet ta bejme kete.Neqofte se do i referohemi te kaluares ;Balli ish ne Shqiperi si nje parti me baze dhe e lidhur  
totalisht me boten .Kete gjoja deshirojne tani ta bejne komunistet dhe ata qe jane te komprementuar me ta.Dhe jane sepse kumunistet po bejne ate qe bente ish prijsi i tyre sa injerezishem dhe aq kriminel. 
Tere partite thuajse po e ndjekin nga mrapa te ish ashtuquajteren >>demokraci>>.Cdo shqipetar e di mire tani dhe e dinte se sa kish dhe ka perparuar bota. 
Ska dyshim,shikojeni memedhene se si e kane kandis.Shikoni 
rruget dhe natyren si e kane lene menjane etj,etj,etj, 
Shqiperia ka nevoje vetem per nje kushtetute Blliste kjo e modernizuar dhe e bashkanjitur me ate >>boterore te kulturuar>>Njeriu duhet te mendoje per njeriun ,dhe shqipetari per shqipetarin i cili ose ka nevoje tani ,ose asnjehere tjeter. 
Une i perjashtoj ca gjera qe jane bere ,jo me hapa te ndershme. 
Por keto as qe kane ndihmuar ne zgjidhjen e ceshtjes komnetare.I pame mire se cbene tera partite ne memedhe dhe cfare ende po bejne. 
Dzifenktanti me i mire eshte vetem::::::Balli Kombit. 
Dhe komunistet ju lutemi te mbylin gojen ,se kane nje shekull qe po na shurdhunjne veshet,dhe na kane vjedhur dhe >>opingat>> 
Une as i kam dashur dhe as i dua keta lajkatare te droguar, ne tere qenien e tyre intelektuale. 
Vetem ai qe ka ndier dhembje dhe ende ndien, mund te arsyetonje keshtu. 
Shqipetari ska nevoje per >>kravata>>e per perkedhelje por  
per nje realitet,dhe ky eshte rindertimi i politikes ne shqiperi. 
I pershendes tere shqipetaret kudo qe jane . 
Por mundesisht me shume ti referohemi ndertimit te memedheut.Kur bota ka shekuj qe i ka perfunduar te gjitha. 
Jam nje ballist.Dhe i tille dote mbetem. 
Ne qofte se kerkohet dhe emri i im nuk trembem qe ta jap ne qofte se do nevoja. 
Pershendetje nga me te sinqertat ato njerezore.Mireupafshim. 
 

Koment nga GUEST më 2007-02-23 16:20:08
Ju lumet djemeve me te mire te Kombit, 
nga emocionet lotet me shpetuan, mbase 60 viteve presekutimi dhe uleje morale si nga shkiet po ashtu edhe shqipetaret e ideologjis pise kuqaloshe , me ne funed rezistoj gjaku i pater i shqipetarit, eshet krenari qe sot te dalin djemet ne emen te kesaj partije nacionaliste per kauzen Kombetare, per shqiperin e te madhit Mit'hat Frasherit, per veq fjaleve o vellezer na duhet ehde vepra, duhet te levizim nga vendi, te jemi per krahe atyne djemeve jo vetem me fjale por edhe me pune,  
M. Jashari



International
English
Faqe interaktive