Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Nje gazellim i tepruar
Nje gazellim i tepruar PDF Print E-mail
23 Shkurt 2007

E kemi fjalen tek shkrimi pak i gjate i  Z. Tom Mrijaj, “Luan Gashi, momument i heshtur i nacionalizmit”, botuar ne fletoren “Illyria” ne dy numera, me 28 Nendor – 4 Dhjetor e me 5 Dhjetor – 7 Dhjetor 2006.

Nuk eshte mendimi yne te hjedhim poshte plotesisht qellimin e mire te Zotit Mrijaj ne lidhje me fytyren e te ndjerit Luan Gashi, per te cilin do te kete mjaft kohe edhe vend per te shkruar, mbasi vete jeta e tije, sado qe deri diku e nderlikuar, jep shum rast per qasje shum te ndryshme. Historianet edhe gazetaret e mergimit edhe te vendit do te kene mundesi te nxjerrin ne shesh sende e gjera, te cilat shum nga shoket e bashkepunetoret e tije te aferm e te larget ndoshta edhe nuk i dijne!! Njashtu sic edhe mund te mos i dijne deri edhe ata, qe kane patur lidhje gjaku me ‘te ne te dyja anet e kufirit te pa-drejte!!

Sic ka bere edhe nje (pseudo) historian-gazetar mergimi disa kohe me pare, Z. Tom Mrijaj ka bere ate, qe nuk duhej te behej – duke zgjeruar tej kufirit fytyren e te ndjerit Luan Gashi dhe duke menjanuar gjithe ata shoke e bashkepunetore te te ndjerit, me te cilet artikull-shkruesi as qe eshte keshilluar, me gjithe meriten ose jo  te tyre.

 

Ndoshta Z. Tom Mrijaj nuk e din, por shum prej nesh kane qene shoke e bashkepunetore te te ndjerit Luan Gashi, deri ne vdekje te tije, c’prej me shum se gjysem shekulli, qe don te thote, nje jete  shum te gjate mergimi. Me ‘te ata kane ndare te mira e te keqija, lote edhe gaz, buke edhe krype! Me ‘te kane bere  shum udhetime, kane takuar shum personalitete sidomos te huaja, mbrenda dhe jashte Shtetevet te Bashkuar, kane shkruar shum memorandume edhe telegrame, sidomos ne dobi te ceshtjes kosovare, ne gjuhe te huaja, kane marre pjese ose kane udhehequr shum demonstrata edhe mbledhje, perseri ne dobi te ceshtjes kosovare dhe te asaj shqiptare ne pergjithesi… E kush nuk i mban mend qytetet, qe kemi vizituar se bashku, duke filluar nga New Yorku, Washingtoni (DC) Chicagoja, Detroiti, Bostoni, Waterbury, ne Shtete te Bashkuar siedhe Rromen e Italise, Parisin e Frances, shum qytete te Svicrres e te Belgjikes, te Austrise, te Gjermanise, te Suedise etj.

E kush nuk i mban mend shpenzimet, qe jane bere edhe mundi per t’ i mbledhur ato, per te cilat flasin te gjallet edhe mund t’ i kujtojne deri edhe te vdekurit!!

E gjithe kjo ne dobi te ceshtjes shqiptare ne pergjithesi dhe te asaj kosovare vecmas, te ciles sot  ndokush mund t’i bjeri me ndesh e t’ia vrasi syte!!!

 

Prandaj, vlerat per te cilat flet me aqe krenari Z. Tom Mrijaj,  nuk kane qene nje “monument i heshtur i nacionalizmes” i Luan Gashit, qe jane nxjerrur tani vone ne shesh, por nje faqe e hapur, te cilen e ka pranuar ai vete  dhe qe eshte zgjeruar prej shokevet e bashkepunetorevet te tije here mbas here.

 

Zoti Tom Mrijaj ka lene ne heshtje (me qellim apo jo, nuk e dijme!) disa nga veprimet per te cilat vete Luan Gashi krenohej. Dhe ky eshte rasti i radios “Zeri i Shqiptarevet te Lire”,

nje nga organet kryesore te Ballit Kombetar, qe per afro 30-vjete, prej New Yorkut, u-drejtohej cdo jave, ne gjuhen e embel shqipe, vellezervet e motravet shqiptare apo shqiptaro-amerikane, duke shpalosur gjithenje e me shum idete e Ballit Kombetar per Shqiperine Ethnike. Nuk e dijme ne se artikull-shkruesi e ka patur rastin t’a ndegjoje zerin e te ndjerit Luan  ne kete radio, ditevet te Shtunde ne mengjez  c’prej vitit 1965 e mbrapa, duke folur per vuajtjet e mjerimet e vellezervet e motravet shqiptare tej kufirit te pa-drejte, siedhe t’atyrevet te shtetit ame, njashtu sic predikonte Balli Kombetar. Afro 90 per qind te tejtimevet javore te radios “Zeri i Shqiptarevet te Lire” i kushtohej cdo jave ceshtjes se Shqiperise ethnike. Suksesin e ketij programi deshen t’a imitojne edhe te tjere, por me sa duket, nuk ia dolen… Dhe ka edhe me shum te flitet per kete program…

 

Duam te ngulim kembe edhe ne nje rast tjeter, te cilin Z. Tom Mrijaj e pshtjellon shum (me qellim apo jo, nuk e dijme!) dhe qe duhej t’ i kishte rene ne sy!!

Eshte ky rasti i “Ballit Kombetar”, i cili qysh ne kohen e kryetari te pare te Komitetit Kombetar “Shqiperia e Lire”, Midhat Frasheri, ne vjetin 1949,  paska qene i detyruar “t’a ndryshoje emerin ne Lidhje Kosovare”  - sic shprehet “a tout court” Z. Tom Mrijaj…

Duke qene se i pret drute shkurt, jemi te detyruar t’a sqarojme artikull-shkruesin se Balli Kombetar qysh kur udheheqesit e tije, te prire prej Midhat Frasherit, dolen ne mergim, ka qene i njohur edhe prej organizatavet nderkombetare, sic ka qene per shembull International Pesant Union (Lidhja Nderkombetar Katundare)  me seli ne Washington, D. C. dhe nepermjet te tije edhe nga organet e larta aleate. Zoti Tom Mrijaj duhej t’ i dinte edhe mbrapa-sqenat e themellimit te Komitetit Kombetar “Shqiperia e Lire”. Sa per propaganden komuniste apo pro-komuniste ose anti-shqiptare kunder Ballit Kombetar, eshte fakt i pa-mohuar, por qe nuk ia pat dalur  t’ i vinte shkopinj rrotavet te shpalles se Komitetit ne fjale… Po t’ia kishin vene veshin qarqet aleate kesaj propagande, atehere nuk do te ishte shpallur Komiteti dhe as nuk do te ishin krijuar kampet e ushtrimit ne Malte e ne Gjermani e gjetiu… Do te ishte e mira qe Z. Mrijaj t’a dinte se ne emer te Komitetit Kombetar “Shqiperia e Lire”, diku ne Greqi, c’prej vitit 1949 e mbrapa, deri sa emigroi ne Amerike, ka folur ne radio, duke iu-drejtuar popullit shqiptar, edhe Luan Gashi!! Kjo radio financohej prej miqevet aleate!!

Eshte e vertete dhe kete e themi me krenari se Balli Kombetar e Lidhja Kosovare kane qene te lidhur shum ngushte, porsi thoni me mishin! Eshte gjithashtu e vertete se ne forumet e Bashkimit Federalist te Grupevet Ethnike kane marrur pjese jo vetem Luan Gashi, por edhe shoke e miqe te tjere (te gjithe te Ballit Kombetar) si p. sh. Zef Pali, Mustafa Gjiraku, Ramazan Shpati, Lek Harapi, H. Jusuf Azemi, Ajet Rushiti, Kadri Bajram Gashi, Xhafer Elez Bajraktari etj. etj. Eshte gjithashtu e vertete se telegramet e memorandumet e Lidhjes Kosovare nuk i ka bere vetem Luan Gashi, por edhe ose ne bashkepunim me shoke e miq te tjere te Ballit Kombetar. Bashkepunimin e Ballit Kombetar me Lidhjen Kosovare disa jane munduar t’a diskretitojne!! Jemi te bindur se ky bashkepunim ka sjell me shum dobi se sa dem.  Perndryshej nuk ka spjegim tjeter veprimtaria e gjalle dhe e gjate e Lidhjes Kosovare!!

 

Sa per krenarin’e Zotit Tom Mrijaj per bisedat e gjata me Luan Gashin, duket se ai ka harruar ose nuk e din se i ati (Ahmeti) e detyronte te birin (Luanin) , te ulej kembe-kryq ne nje dhome te madhe, ne Elbasan, per te shenuar imtesisht e me saktesi ne nje karte te  shtruar, te gjitha fshaterat shqiptare ne token e shenjte kosovare e tutje!!!

 

Shenojme gjithashtu se, sado qe nuk u-tkurrej bisedavet me miq e nacionaliste te tjere, per te cilat na flet artikull-shkruesi me mburrje, Luan Gashi i takonte shum afersisht jo vetem Ballit Kombetar (si anetar i Komitetit Qendror) por edhe Lidhjes Kosovare (si Sekretar i Pergjithshem) per te cilat ai  ka sherbye me krenari e me faqe te bardhe.

Levizjet e tjera, qe u-binin ne ndesh Lidhjes Kosovare ose Ballit Kombetar, e sigurojme me bindje artikull-shkruesin se nuk e gjenin perkrahjen e te ndjerit.

Balli Kombetar – Komiteti per Diasporen

Kryesia

New York, me 15 te Shkurtit 2007


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2011-09-24 22:19:07
Nuk jane permendur emrat bashkatdhetarve te Luan Gashit nga Kosova te cilet e vune flamurin e kombit te valoj ne qender te Prishtines, ata ishin Abdyl Henci,Mustaf Henci, Sali Vala e shume te tjere!


International
English
Faqe interaktive