Reciprociteti - politika më e mirë me Greqinë
28 Shkurt 2011

 Regjistrimi etnik i minoritetit grek në Shqipëri të bëhet pas regjistrimit të minoritetit çam në Greqi

 Ministri i "inovacionit të kombësisë" Pollo deklaroi dje se regjistrimi i popullsisë do të shtyhet për në muajin tetor ose nëntor të këtij viti, pa sqaruar nëse deklarimi etnik dhe fetar do të hiqen apo jo. Kjo shtyrje vjen pas shumë zërave të ngritur në Shqipëri kundër regjistrimit etnik dhe alarmit të dhënë nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), z. Kreshnik Spahiu se ky regjistrim përbën një rrezik kombëtar dhe është anti-kushtetues.

  Në të vërtetë regjistrimi i popullsisë që parashikohej të zhvillohej gjatë muajit prill, është devijuar nga objektivi i tij për të mbledhur të dhëna statistikore për popullatën dhe po tentohet të përdoret nga fqinji ynë jugor, Greqia, për realizimin e qëllimeve shoviniste ndaj Shqipërisë së  Jugut. Greqia tashmë punon fare hapur dhe as nuk i fsheh më qëllimet e saja. Vetëm para pak ditësh, konsulli grek në Korçë i bënte thirrje popullatës që të deklarohen si grekë. Pa harruar përpjekjet për greqizimin e Himarës dhe zonave të tjera me anë të pensioneve të dhëna me zemërgjerësi nga qeveritë greke deri edhe pleqve që nuk kanë shkelur kurrë në Greqi.

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Bac, “NUK” u Kry!
28 Shkurt 2011

          Tre vjet pas Pavarësisë së Kosovës, lajtmotivi që na ka lotuar të gjithë shqiptarëve anëkënd Botës ka qenë “Bac, u Kry”! Menduam dhe disa mediokër vazhdojnë të mendojnë, por ka edhe të gjorë që nuk kuptojnë dhe verbërisht besojnë, se ajo ç’ka donte Baca i lavdishëm, Baca madhështor është përfunduar, arritur. A thue? A thue amanetin e Bacës, e kemi dërguar në vendin e vet?! A thue Baca dergjet nëndhe, por krenar për të “mbidhetë”, të cilët porosinë ia kryen?!
          Së pari, isha prezent në trevjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e në tre ditë qëndrimi kam diskutuar gjerësisht me shumë kosovarë. Lotët e tyre vazhdonin të binin rrëke, gjurmët e tyre të lodhura, trupi i rraskapitur, mendja e tropitur dhe një shok psikologjik prezantonin karakterin e secilit prej tyre. Disa vëllezër nga Podujeva, edhe kur diskutonin për politikën aktuale, sytë e tyre ishin të anuar. Ky anim shkonte nga veriu. Për momentin nuk më jepte ndonjë kuptim diçka e tillë, por kur u ktheva në Shqipëri dhe po lexoja Kodin e Da Vinçit të shkrimtarit Dan Brown dhe personazhet interesante të Robert Langdonit e Sofi Nëvës, fillova edhe unë të futem në botën e dëshifrimit të kodeve. Kodi ishte i saktë, “Zhak Sonierët” bashkëkombas donin të tregonin se “rreziku” ndodhet në Veri. Ndërsa, unë pretendoja se kjo çështje ishte mbyllur me “vulën” e ndërkombëtarëve, të cilët e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Jakup Krasniqi shembull “Kombëtar”
28 Shkurt 2011

Gazmend Islami – Analist

          Demokracia ka mbijetuar e më në fund erdhi edhe në ditët tona, edhe pse gjatë gjithë dekadës së kaluar e urryer, fyer dhe vrarë, mbijetoi me të gjitha mënyrat. Ajo erdhi ndritshëm me humanizëm, me shpirtin e pavdekshëm shqiptar, pra kjo lëvizje duhet të vijë si nevojë e brendshme e një shpirti të trazuar, të lodhur  dhe të turbulluar, i cili kërkon dritë, shpresë…

          Zhvillimet e ngjarjeve të kohëve të fundit dhe lëvizjeve që po bëhen në brendësi të partive politike po shkaktojnë situata të çuditshme, të cilat nuk janë parë më herët, por sa duhen marrë seriozisht të gjitha këto lëvizje mbetet të shihen brenda periudhave më të gjata kohore. Shtysa e brendshme, nga e cila mora spunto që të fillojë këtë temë është se, si sot në shekullin e XXI në Kosovë nuk kemi ende parti të cilat janë të profilizuara dhe të rreshtuara ashtu si janë në të gjithë botën e lirë dhe demokratike.Të gjitha thirren në të djathtën dhe asnjë nga ato nuk thirret në të majtë, apo edhe të qendrës.  Krejtësisht kjo amulli e shkaktuar që nga zgjedhjet e fundit ka krijuar një pasiguri totale tek qytetarët se për ke dhe si duhet të votojnë.

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?