Nderimi i dëshmorëve dhe amaneti i tyre
19 Shkurt 2011

Nga Frank Shkreli

Me rastin e 3-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Kosova dhe i gjithë kmombi shqiptar po feston sot 3-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Pas një shekull martirizimi dhe një robërie shekullore nën thundrën sllavo-komuniste edhe për Kosoven, Dardaninë e lashtë, më në fund lindi Hylli i Dritës. Është me vend dhe e drejtë që ky përvjetor të festohet me krenari ashtu si i ka hije kësaj ngjarjeje të madhe historike të kombit. Ky përvjetor, jam i sigurt, do të festohet si ne Kosove ashtu edhe jashte saj me fjalime,me darka të shtruara me ketë rast , me muzikë e këngë, si një ngjarje festive që është.

 
Por këjo është gjithashtu një ditë, në të cilën duhet të reflektohet dhe të mbahen mend e të përkujtohen të gjithë ata që benë sakrificën maksimale për lirinë dhe pavarësinë që gëzon sot Kosova, ata heronjë e heroina që dhanë jetën për lirinë e ketij populli, dëshmorëve, te cilët me veprat e tyre shuguruan vullnetin e popullit duke u ndejtur besnik traditave më të shëndoshta të kombit.

Historia e kombit shqiptar ka nxjerrur shumë heronjë lufte e heronjë paqëje, por edhe heronjë pende, mendimesh e ideshë. Këta heronjë, ishin sy patrembur, urrenin padrejtesitë dhe shtypjet ndaj kombit teë vet dhe ishin të gatëshëm që për lirinë dhe për sigurimin e triumfit kombëtar të bënin sakrificën më të madhe, të jepnin jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe si rrjedhim edhe për atë që besonin se do të ishte një e ardhme më e ndritur e kombit shqiptar. Pavarësia e Kosovës, përvjetori i sëcilës festohet sot eshte, mbi të gjitha, meritë e dëshmorëve të kombit dhe si e tillë është edhe një festim i bashkimit të shpirtërve të të vdekurve me të gjallët, ndërkohë që festohet ky përvjetor i shënuar, por edhe gjatë gjithë vitit. Ky përvjetor, duhet të shërbejë si një lidhje me brezat e kaluar të deshmoreëve, por edhe të rilindasve te kombit, lidhje këto që përshkohen nga dhimbjet dhe sakrificat, por në të njëjtën kohë dhe përcaktojnë detyrat për të ardhmen e kombit.

 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Vjedhja kulturore si institucion
19 Shkurt 2011
Nga Avni Halimi

Kohë më parë, në një debat të gjërë të zhvilluar në shoqërinë gjermane rreth multikulturalizmit, u shpreh edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila sikur vuri pikën mbi “i” në këtë debat. Zonja Merkel tha: “Multikulturalizmi në Gjermani ka dështuar plotësisht”!
Më vitin 1960 Gjermania përjetoi “një invazion” nga infermieret koreane. Atëbotë nga Korea e Jugut kishin ardhur mbi 8 mijw infermiere dhe, pothuajse asnjëra nuk kishte shprehur dëshirë të qëndroj më gjatë se 3 vjet, aq sa ishte parashikuar edhe kontrata me ministrinë gjermane për shëndetësi. Gjatë këtij debati rreth multikulturalizmit, një nga ato infermiere, tashmë në moshë, tregon arsyet se pse kishte mbetur si mijëra shoqe të saj në Gjermani! Që në fillim ajo dhe të gjitha koreanet e tjera ishin ndjerë si në atdheun e tyre, ku pa kurrfarë problemi kishin ndjerë identitetin e vet korean, ishin përmbushur me vlera kulturore koreane, për asnjë moment nuk ishin ndjerë të diskriminuara kulturalisht, kishin qenë të lira, të stimuluara e të përkrahura në ushtrimin e jetës kulturore e shpirtërore koreane. “Sa më shumë na merrte malli për Korenë aq më shumë e donim Gjermaninë”- ishte deklarata e infermieres. Dhe përkundër kësaj deklarate shumë objektive, përkundër kësaj të vërtete të pamohueshme, del Angela Merkel dhe si burrështetase e madhe shpreh brengën e vet - “multikulturalizmi në Gjermani ka dështuar”!

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Ata që më dhunë duan pushtetin, nga dhuna do dënohen
30 Janar 2011
Nga Bekim Rexhepi

(Reagimi: shih anën tjetër të artikullit të Rexhep Qosjes)
 
Opozita viktimizon qytetarët e vet; dhe vazhdon t’i viktimizoj me protesta dhe me dhunë agresive ndaj shtetit. Nëse përvojat historiken kanë dëshmuar diçka kanë dëshmuar edhe këtë se opozitave të dhunshme me armë, pothuajse gjithmonë u paravijnë dënimet, si dhunë e merituar. Në Kosovë, gjithmonë para se të këmbëngulnim me armë për vete shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin më shumë nga fjalët e xhuxhëve dhe të mashtruesve shqiptar. Është i gjatë ky trillë, shumë i gjatë, mashtrimi i xhuxhëve me fjalë të trillta, në jetën e shqiptarëve: i gjatë sa i gjatë është shpjegimi për Kosovën shqiptare; madje e gjatë sa janë të gjata edhe pushtimet e pushtuesve në historinë e Kosovës.
Të gjata janë fjalët trillet politike të  xhuxhëve dhe të mashtrueseve të shqiptarëve edhe në disa shtete të tjera evropiane. Viteve të fundit është shtuar shumë sasia e xhuxhomanisë dhe njëkohësisht e mashtrueseve të shqiptarëve, duke mos përjashtuar edhe gojën e disa akademikëve dhe servilëve shqiptarë, e pastaj edhe me dhunuesit e shtetit dhe të aventuristëve shqiptarë që flasin dhe bëjnë ne emër të tij. Kujtojeni dhunën masive të aventuristëve, e dhunuesve me armë nga socialistët me 1997!

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?