Javën e kaluar kryeministri Berisha ftoi Ballin Kombëtar në një aleancë parazgjedhore për zgjedhjet a ardhëshme lokale.
Bëhet e ditur se kjo ftesë është diskutuar në një mbledhje të zgjeruar të kryesisë së PBK. Megjithëse në përgjithësi kjo ftesë është pritur mirë , mësohet se ka patur rezerva të mëdha për këtë aleancë, rezerva që lidhen kryesisht me mos-respektimin nga ana e PD-së të marrëveshjes së nënshkruar midis PBK dhe PD për zgjedhjet e 3 korrikut 2005.
Historia shkruhet nga fitimtaret, por trashegimia u takon te mundurve. Gjate 50 vjeteve te diktatures ne Shqiperi, historia me te vertete u shkrua nga fitimtaret. Por me rindezjen e debatit mbi hapjen e dosjeve, dhe nese ato hapen, atehere duket se trashegimia do te kaloje ne duart e atyre qe humben gjate diktatures.
Të mbështesim komunën tonë shqiptare në Mal të Zi!
23 Tetor 2006
BAROMETRI KOMBËTAR
Prof.Dr.Sc. Mehdi HYSENI
Edhe pse jemi në vonesë të madhe (në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit, të cilët dy shekuj më parë kanë formuar shtet e tyre kombëtare, madje në kurriz edhe të territorit dhe të kombit shqiptar), kjo, assesi nuk do të thotë se kemi hequr dorë nga ajo që është shqiptare dhe e shqiptarëve përbrenda të të gjithë hapësirave të Shqipërisë Etnike. Në këtë frymë, duhet ta mbështesim pa asnjë rezervë edhe kërkesën-peticionin e ligjshëm dhe demokratik (që është vetëm një dritare e vogël premtuese për realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve të Malësisë në Mal të Zi) për themelimin e “Komunës së plotë të pavarur me të gjitha kompetencat dhe me të gjitha pjesët e saj: Hot, Grudë, Triepsh dhe Kojë”(Shih:
).