Kujtime të largëta që nuk na lenë të vdesim
06 Mars 2007

Nga  ROZI THEOHARI—Boston

Në ditet e para të vitit 2007 u ndodha mes dardharëve të Kuinsit, Mass, jo shumë larg Bostonit, duke uruar e përgëzuar njëri-tjetrin me kupat me verë, duke shijuar lakrorin e mbrujtur, salarinë dhe bakllavanë. “Kafen nuk do ta pimë këtu, - tha më e madhja e shtëpisë,- të gjithë siç jemi do të bëjmë një vizitë tek një familje fqinjë, janë miqtë tanë, të cilët nuk e festojnë Vitin e Ri.”

   Zbritëm shkallët e katit të 6-të dhe trokitëm në derën e apartamentit të parë të korridorit. Derën e hapi Beqir Omari, i befasuar e i gëzuar nga kjo vizitë e papritur, ndërkohë që u takuam me bashkëshorten e tij, Dylfiqarën, me vajzën  Jolanda dhe dhëndrin, Dhimitri. Gjëja e parë që terhiqte vemendjen ne  këtë apartament të vogël e të përmbledhur, qenë fotot bardhezi të varura në mure, një videokasetë në televizor me ngjarjet e familjës Omari, shumë gazeta të zverdhura nga koha, foto në albume fotografish të shpërndara në tavolinë e komodina.


Shkruani një koment (13 komente)
Lexoni më tej...
KERKOJME LIRIMIN PA KUSHTE!!!
02 Mars 2007

Duke shprehur ndjenjat e thella te Shqiptarevet ne mbare diasporen, kerkojme me kembe-ngulje, qe Zz. Artur Roshi, Celo Hoxha dhe Tomor Gostivari, perkatesisht kryetari, sekretari i pergjitheshem dhe sekretari organizativ i Ballit Kombetar Demokrat, te lirohen nga burgu ose nga burgimi shtepijak! TE LIROHEN MENJEHERE EDHE PA KUSHTE!!

Padia kunder tyre nuk ka themel dhe nuk eshte tjeter vecse nje djallezi politike, sic e kane thene vete te paditurit!

Vrejme me ndohtesi se emeri i Ballit Kombetar po mirret ne goje nga njerez, te cilet kane lidhje shum te aferme me udheheqes te opozites shqiptare ne Tirane, te njohur si “anti-balliste”. Komunistet, nepermjet te neofitevet te demokracise, perseri kane filluar t’a ngrejne koken edhe te marrin neper kembe njerezit e Ballit Kombetar, duke patur si qellim dobesimin e kesaj partije, e cila ka dhene aqe shum qofte ne luften anti-fashiste, qofte ne dobi te ceshtjes se Shqiperise Ethnike, qofte ne mbrojtje te demokracise shqiptare dhe ne perleshje me fytyrat e errta te diktatures se kuqe.

Shkruani një koment (8 komente)
Lexoni më tej...
Dy fjalë për Ukshin Hotin
28 Shkurt 2007

Gazmend Islami

Profesor nuk munda pa i shkruar dy rreshta për ty,po ndiej dhëmbje që nuk je në mesin tonë, nuk dimë ku je por me filozofin tënde dhe kontributin  tënd për kombin je udhërrëfyes për shumë student, intelektual.Ndoshta dikuj i shkon  për shtati dhe gëzohen kur në shtypin tonë nuk gjenë shumë  hapsirë emri juaj  ta kanë frikën intelektuale, xhelozin shpirtrore sepse kurr nuk  munden të  mundin intelektualisht kjo ishte ajo që i mundonte, largpamësia e juaj  politike që ata për momentin nuk shihnin më shume se deri te hunda e  tyre.

Shkruani një koment (11 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?