JO, NDARJE, AS COPËTIM, POR PAVARËSI TË PLOTË KOSOVËS!
23 Shkurt 2007

BAROMETRI  DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 
PLANI I AHTISARIT ËSHTË NË NIVELIN E AUTONOMISË  SË KRAHINËS SË   KOSOVËS SIPAS KUSHTETUTËS SË VITIT 1974(!)

“Peace, commerce and honest friendship with all nations – entangling alliances with none.”
(Thomas Jefferson)

 
 Këtë maksimë  aksiomatike  të filozofisë politike  dhe diplomatike të ish-Presidentit të Amerikës, Thomas Jefferson, duhet ta ketë marrë në konsideratë çdo pushtet shtetëror, që do të inaugurohet në Kosovë, e sidomos qeveritarët dhe parlamentarët e tanishëm të Kosovës me në krye Fatmir Sejdiun, të cilët si duket ende nuk e kanë të qartë sa dhe, si duhet se “pavarësia e kushtëzuar” është në shpërputhje të plotë me të drejtën historike dhe me të drejtën  ndërkombëtare, të drejta këto që përbëjnë fundamentin kryesor të shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës. Për më tepër hostoriku juridik i derisotëm i së drejtës ndërkombëtare, si dhe dispozitat e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuar nuk e njohin nocionin “pavarësi e kushtëzuar” ngase në tërësinë lëndore të tyre nuk është sanksionuar një “standard” i tillë, i cili në thelb nuk është institucion, as parim, as normë e as rregull  juridike ndërkombëtare, por thjesht është një kategori  e sajuar politike, natyrisht për qëllime dhe për interesa të ndyrshme politike të fuqive të  dikurshme evropiane dhe të Serbisë kolonialiste gjenocidale.

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Nje gazellim i tepruar
23 Shkurt 2007

E kemi fjalen tek shkrimi pak i gjate i  Z. Tom Mrijaj, “Luan Gashi, momument i heshtur i nacionalizmit”, botuar ne fletoren “Illyria” ne dy numera, me 28 Nendor – 4 Dhjetor e me 5 Dhjetor – 7 Dhjetor 2006.

Nuk eshte mendimi yne te hjedhim poshte plotesisht qellimin e mire te Zotit Mrijaj ne lidhje me fytyren e te ndjerit Luan Gashi, per te cilin do te kete mjaft kohe edhe vend per te shkruar, mbasi vete jeta e tije, sado qe deri diku e nderlikuar, jep shum rast per qasje shum te ndryshme. Historianet edhe gazetaret e mergimit edhe te vendit do te kene mundesi te nxjerrin ne shesh sende e gjera, te cilat shum nga shoket e bashkepunetoret e tije te aferm e te larget ndoshta edhe nuk i dijne!! Njashtu sic edhe mund te mos i dijne deri edhe ata, qe kane patur lidhje gjaku me ‘te ne te dyja anet e kufirit te pa-drejte!!

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Protestë e Ballit Kombëtar në Besianë
15 Shkurt 2007

Protestë e Ballit Kombëtar në Besianë

Foto nga protesta e Ballit Kombëtar në Besianë (ish-Podujevë) më datën 3 shkurt 2007

 

Shkruani një koment (19 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?