Marrëveshje me “Besë” ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë
08 Korrik 2011

Jeton Kelmendi, Bruksel

Ndonëse Kosova prej vitesh është bërë laborator,  ku eksperimentohet dhe pa asnjë kriter edhe nxirren “rezultate”. Komuniteti ndërkombëtar i kyçur në çështjen e Kosovës, që nga vitet 90-ta ka përdorur disa formula për ta zgjedhur ketë detyrë evropiane.  Sado teoricienët i politikave të jetë njeriu, është e pamundur qe të jepet një mendim për çështjen e Kosovës, duke u thirrur në ndonjë konventë. Pas çdo lufte ka pasuar një marrëveshje e nënshkruar  ndërmjet palëve në konflikt, natyrisht me ndonjë ndërmjetësues ndërkombëtar. Kosova pas përfundimit të luftës nuk kishte nënshkruar asnjë marrëveshje, por komuniteti ndërkombëtar pati nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, kështu që Kosova jo se nuk u pyet aso kohe, por aty edhe filloj të eksperimentohet madje pa asnjë rregull politike që përcaktojnë konventat ndërkombëtare, thjeshtë nuk u trajtua as si palë. Pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë së vendit nën planin e SHBA dhe BE, Serbia gjithnjë vazhdon ta trajtoj vendin fqinjë si pjesë të saj, madje duke shkelur të gjitha ligjet që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve.  Zyrtaret serb munden që sa herë të duan të futën në territorin e Kosovës, madje edhe të bëjnë propagandë kundër popullatës shumicë dhe madje madje edhe bllokojnë rrugët dhe çka tu vije ndërmend tjetër.  Komuniteti ndërkombëtar është prezent me disa misione në Kosovë, prandaj toleromi që u bënë strukturave paralele dhe Serbisë, nuk paraqet vetëm dështim për Kosovën por edhe për ta e më saksish për Bashkimin Evropian, që po tregohet i paaftë për t’u marrë me çështjet e veta.  Duke analizuar gafat që ka bërë dhe gjithnjë po i bënë faktori ndërkombëtar dhe vendor me Kosovën, në bollëkun e këtyre dështimeve të vazhdueshme, më shqetësuese janë tri çështje kryesore që nuk mund të kuptohen se si po eksperimentohet me shtetin e ri:

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Botohen kujtimet e z. Petrit Kello "Emigrant në Australi"
08 Korrik 2011
Vendosja e dikataturës komuniste në Shqipëri në fund të vitit 1944, detyroi me mijëra shqiptarë të marrin rrugën e gjatë dhe pa kthim të mërgimit. Shumë prej tyre shpresuan se ky emigrim do të ishte i përkohshëm dhe se së shpejti do të ktheheshin përsëri pranë familjeve të tyre, që patën lënë në atdhe. Por për fat të keq diktatura komuniste zgjati 50 vjet dhe shumica e këtyre emigrantëve e kaluan dhe e mbyllën jetën larg vendit të tyre, pa u parë kurrë më me nënën, babanë, vëllanë, motrën, gruan apo femijën. Disa prej tyre, më të rinjtë, patën më shumë fat sepse i mbijetuan regjimit komunist dhe mundën ta shikojnë përsëri Shqipërinë për të cilën i digjte malli.

Një prej tyre është Petrit Kello, i cili u largua nga Shqipëria në moshë shumë të re për të shkuar në Perëndimin e lirë. Pas disa vitesh, kur humbën shpresat për një çlirim të shpejtë të Shqipërisë nga komunizmi, ai emigroi në Australi për t'u kthyer vetëm pas 41 vjetësh në vendlindjen e tij në Bilisht. Në emigracion ai u integrua ne jetën e shtetit ku jetonte dhe arriti të ketë një pozitë shoqërore dhe profesionale të respektuar dhe të nderuar. Megjithatë ai kurrë nuk e harroi vendin e tij, Shqipërinë, dhe u interesua për të gjatë gjithë kohës duke marrë pjesë në organizatën nacionaliste Balli Kombëtar. Dhe atëherë kur nisi lufta e Kosovës, nëpërmjet njohjeve që kishte krijuar, ai u përpoq të sensibilizonte qeverinë australiane në favor të çështjes shqiptare duke kryer detyrën e tij prej shqiptari dhe atdhetari.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Të argumentojmë me fakte
08 Korrik 2011

Nga Valon Kurtishi

Rëndësia e edukimit të rregullt në gjuhën amtare dhe mbrujtjes me vlerat kombëtare është e pazëvendësueshme dhe kardinale për suksesin e çdo individi dhe shoqërie. Në proporcion të drejtë me këtë shkollim apo edukim në gjuhën amtare dhe sipas pikëpamjeve kombëtare mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e komuniteteve të caktuara, mungesa e arsimit në gjuhë dhe  frymë  kombëtare e rrezikon, kurse shkollimi apo formimi në gjuhë të huaj dhe të qenit i ekspozuar ndaj ideve nacionaliste të huaja mund të shkaktojë tjetërsimin (asimilimin) e individëve apo edhe komuniteteve të caktuara.
Ky asimilimi mund të paraqitet qoftë në formë të gjuhës së përdorur në komunikimin e përditshëm me njerëzit e tjerë apo edhe në sferën e ideve që individi apo grupi i caktuar social i  bën të vetat duke i pranuar dhe vlerësuar ato. Për këtë nuk janë fajtorë  individët e tjetërsuar, por  faji  mbetet i shoqërisë përkatëse që nuk arrin të realizojë unifikimin apo homogjenizimin në nivele të duhura dhe normale, por lejon që në gjirin e vet të mbijetojnë edhe  pikëpamje alternative mbi të kaluarën dhe të ardhmen e kombit. E keqja nuk është tek pikëpamjet alternative mbi historinë të cilat kanë për qëllim thjesht zbulimin e të  vërtetave shkencore nga e kaluara apo përmirësimin e të dhënave që ne kemi për figura dhe periudha të caktuara historike, por tek qarqe të caktuara të cilat përpiqen tu imponojnë shqiptarëve botëkuptimet e tyre nacionaliste mbi të kaluarën si dhe projektimet e tyre po nacionaliste (në mos edhe neo-imperialiste) për të ardhmen e kulturave, territoreve dhe etnive ballkanike.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?