Përkujtohet në Clifton NJ Revolta e Spaçit dhe Qaf Barit
05 Qershor 2011

Nga   Eduard M. Dilo

Eshte bere tradite qe ne mjedisin dinjitoz tejet Shqiptar te Restorantit me pronar Zotni Qemal Lepenica te perkujtohen ngjarje me rendesi nga historia e popullit tone. Qysh kur afrohesh prane lokalit, pershendetjen e pare ta bejne flamujte kombetare te USA dhe Shqiperise, ata  duke u valvitur lehte  urojne mirseardhjen.  Hyn brenda dhe do te ndihesh tamam ne nje vater te ngrohte dhe bujare shqiptare....  
 Z. Lepenica duke te uruar plot bujari mikpritjen me  miresjellje dhe respekt pershendet :"Bujrum, Mirseardhet"! Nje ambjent i ngrohte Shqiptar, ne zemer te qytetit  Clifton NJ.   Ne mure, si nje muze i vogel, plot thjeshtesi, por qarte e bukur do te gjeshe Gjergjin tone te madh,  I.Qemalin e M.Frasherin, ....., fotografi nga shoket e idealit te tij, te cilet duke shperfillur vdekjen  u nisen nga Malta  per te vene ne jete porosine e "Babait te Shqiptarizmes" Mit-hat Frasherit te pavdekshem per lirine tone kombetare .

 

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
“Maqedonasit” në Shqipëri, ndarja e Kosovës dhe xhamia e madhe “turke” në Mitrovicë
05 Qershor 2011

Nga Valon Kurtishi
 
Televizioni privat maqedonas “Kanal 5” në emisionin shumë të ndjekur të titulluar “Në qendër, (ediconi i 20 majit 2011), ka shqyrtuar çështjen në lidhje me të a.q “minoritet maqedonas” në Shqipëri si dhe mundësinë e ndarjes së pjesës veriore të Kosovës dhe bashkimin e saj me Sërbinë. Emisioni është karakterizuar nga spekulimet e shumta tipike për nacionalizmat sllavo-grekë në lidhje me përkatësitë etnike dhe me shifrat e komuniteteve të caktuara në Shqipëri, si dhe me gjeopolitikat rajonale, pavarësinë e Kosovës dhe ndikimet e diplomacisë botërore në Ballkan. E gjithë kjo u pasua edhe me një lajm në dukje jashtë teme dhe jo fort të rëndësishëm për ndërtimin e xhamisë më të madhe të Kosovës në Mitrovicë.

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Askush nuk mundet të na i mohon të drejtat tona
05 Qershor 2011
R e a g i m

Në përkrahje të grevës së anëtarëve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së


Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së, dega në Deçan, por edhe organizatat tjera të UÇK-së në rajonin e Dukagjinit solidarizohen plotësisht më grevën  e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së që kanë hyrë në grevë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me kërkesat që sa më shpejt të miratohet Ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht veteranëve të luftës t’iu kthehet identiteti dhe dinjiteti i tyre. Kjo është kërkesë e kahmotëshme e cila është neglizhuar dhe zvarritur qëllimisht nga klane të caktuara të shoqërisë që kanë qenë pjesë e qeverive të deritashme. Shtresa e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmove dhe të pagjeturve është shtresa më e nënçmuar dhe më e nëpërkëmbur e shoqërisë sonë. Injorimi dhe mospërfillja ndaj kësaj shtrese i ka kaluar të gjithë kufijtë. Janë shtresa më e varfër, pa kurrfarë kujdesej, janë shtresa që i shërbeu UNMIK-ut dhe EULEX-it për ti mbushur burgjet për ta justifikuar punën dhe qëndrimin e tyre në Kosovë. Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?