Përse duhet votuar për Partinë Balli Kombëtar
21 Prill 2011

Balli Kombëtar u krijua në vitin 1939 nga Mit'hat Frashëri i cili ishte i biri i Abdyl Frashërit, njërit prej apostujve të kombësisë shqiptare dhe ideator i Lidhjes së Prizrenit (1878) , e cila synonte pavarësimin e trojeve shqiptare që ndodheshin në atë kohë të shpërndarë  në katër vilajete të perandorisë otomane, dhe më pas bashkimin e tyre në një njësi të vetme politike.

Vetë Mit'hat Frashëri ka bërë një punë kolosale për kombin shqiptar. Ai ka qenë kryetar i Kongresit të Manastirit (1908) që përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe, ministër i qeverisë së Vlorës përkrah Ismail Qemalit më 1912, ambasador i Shqipërisë dhe i çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes  në Paris më 1920.

Në vitet '40 Balli Kombëtar ishte një organizatë politiko-ushtarake me një spektër mjaft të gjerë. Programi i tij ishte Dekalogu në qendër të të cilit qëndron ideja e Shqipërisë Etnike, ose e thënë ndryshe, bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare nê një shtet të vetëm shqiptar. Duket qartë që Dekalogu nuk është veçse vazhdim i ideve të Lidhjes së Prizrenit, e cila është shprehja më e pastër e idesë së kombësisë shqiptare.

 

Shkruani një koment (6 komente)
Lexoni më tej...
Regjistrim i popullsisë apo manipulim antishqiptar?
21 Prill 2011

 Nga Valon Kurtishi
 
Problemi
Viti 2011 do të sjellë regjistrimin e popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në vendet tona në Ballkan: Shqipërinë, shtetin amë të gjithë shqiptarëve kudo janë, Republikën shqiptare të Kosovës dhe në Ish republikën jugosllave pjesërisht shqiptare të Maqedonisë. Procesi i regjistrimit të popullsisë është një proces shumë i rëndësishëm shoqëror, i cili realizohet njëherë në dhjetë vite dhe në bazë të të cilit apo nga analiza e të cilit, qeveritë dhe administratat përkatëse publike, projektojnë të ardhmen politiko-juridike dhe ekonomiko-sociale të shoqërive apo kombeve respektive. Në territoret e lartpërmendura ku si shumicë dërmuese e popullsisë janë shqiptarët autoktonë, okupatorë të ndryshëm përgjatë historisë kanë organizuar regjistrime të popullsisë, duke u nisur nga interesat e tyre shtetërore apo nacionale. Këto ndërmarje të rëndësishme për zhvillimin kombëtar të shqiptarëve kanë qenë të përcjella me manipulime dhe falsifikime të mëdha që për pasojë kanë treguar një pasqyrë të reme dhe krejtësisht joobjektive të numrit të shqiptarëve etnikë ose të atyre që që në atë kohë mereshin si të tillë. Me një fjalë, realiteti sasior i elementit shqiptar në territoret etnike shqiptare në Ballkan, ka qenë shumë larg numrave të paraqitura nga administratat okupuese dhe pushtuese nën të cilat është gjendur kombi ynë.
Megjithatë, për të qenë objektiv dhe realist në lidhje me përvojat më të gjera të proceseve të regjistrimit të popullsisë, duhet thënë dhe pranuar se ky nuk është një fenomen i kufizuar tek shembulli shqiptar apo vetëm në Europën Juglindore.

 

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Simpoziumi “Plagët tona”
21 Prill 2011
         Simpoziumi “Plagët tona” është organizuar nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH), i cili vazhdon të japë kontribute të herëpashershme për të zhvilluar jetën sociale, akademike dhe kulturore të këtij qyteti. Ky Këshill Studentor në veprimtarinë e tij po rrit çdo ditë e më shumë pjesëmarrjen aktive dhe nderimin e figurave intelektuale qytetare. Ky simpozium është ideuar nga z. Edison Çeraj dhe sponsorizuar nga shtëpia botuese “Progresi”.
         Qëllimi i simpoziumit të sotëm është që të evidentojë problematikat e shoqërisë së sotme shqiptare, t’i analizojë ato dhe të japë mendime për mënyrën e zgjidhjes së këtyre problemeve, duke ofruar gjykime dhe alternativa.
          Simpoziumi “Plagët tona”, merr shkas nga një libërth nën këtë titull, i mendimtarit dhe veprimtarit të njohur Mit’hat Frashëri, që ne e zgjodhëm si titull të këtij simpoziumi. Në këtë libërth, autori trajton disa nga problemet më të mëdha të cilat po kalonte shoqëria shqiptare pas formimit të shtetit-komb, duke dhënë kështu kontributin e tij në zgjidhjen e tyre. Duke qenë se nuk ka kohë dhe as shoqëri që të mos ketë plagë, gjë që nuk mund të shmanget, pasi vetë natyra dhe urtësia e jetës njerëzore shfaqet e tillë, rrjedhimisht secili nga ne ka përgjegjësinë e vet, në varësi të dijeve dhe mundësive që zotëron, sepse ne kemi prirjen të besojmë se përgjegjësia është individuale.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?