|
25 Korrik 2010 |
|
Nga Valon Kurtishi
Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë me seli në Hagë të Holandës bëri sot publik vendimin e saj në lidhje me ligjshmërinë ose paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Republika e Kosovës, me përkrahje ndërkombëtare dhe në një proces të drejtë dhe demokratik shpalli pavarësisnë e saj nga Sërbia hegjemoniste më 17 shkurt 2008. Që atëherë shpallja e këtillë e nëjanshme e pavarësisë së vendit është kontestu
Si më të zëshme në këtë drejtim kanë qenë fuqi të tilla globale si Federata Ruse, Spanja apo Republika popullore e Kinës, kurse në përmasa lokale vende të tilla fqinje si Rumania apo Greqia. Në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, vende të caktuara janë nisur nga motive të ndryshme që mund të ndikojnë sipas tyre në integritetin e tyre territorial. Kështu, Spanja p.sh e ka kundërshtuar fuqishëm pavarësinë e shpallur më 17 shkurt, duke iu frikësuar një precedenti të tillë të mundshëm me krahinat e saja problematike të Katalonias dhe sidomos të Baskisë.
Rumania nga ana tjetër përpos lidhjeve emocionale (aksi ortodoks) që ka me Sërbinë si dhe lidhjeve të fuqishme ekonomike (kujto hidrocentralin e Gjerdapit), në kundërshtimin e pavarësisë është nisur edhe nga problemet e e mundshme territoriale në Transilvani (pakica e madhe dy milionëshe hungareze). Edhe Sllovakia përtej lidhjeve miqësore me Sërbinë, është motivuar nga mosmarrëveshjet territoriale etnike me Hungarinë në kundërshtimin e interesave shqiptare.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Nënë Tereza: një Figurë Shqiptare ndërkombëtare |
|
25 Korrik 2010 |
Nga Frank Shkreli
Me rastin e 100-Vjetorit te lindjes
Njeqind me pare, lindi Nene Tereza, murgesha, bija e kombit shqiptar, dhe sic u cilesua nga shume personalitete nderkombetare, qytetarja e botes. Kete vit, i gjithe njerezimi, por sidomos bota shqiptare, sikure zuri vend per te perkujtuar dhe per t'i hedhe nje veshtrim jetes dhe veprave te kesaj humanisteje te madhe, e cila sakrifikoi aq shume per me te varferit e te varferve ne bote. Ajo jetoi me te tjeret dhe per te tjeret. Ajo ishte drite shprese njerzish ane e mbane botes. Nene Tereza ishte me e madhja nder me te medhenjet e shekullit 20-te, sepse me gjithe shpirtin e trupin e saje luftoi per dinjitetin e te varferve e te mjeruemve ane e mbane botes -- duke i dhene njerzimit nje shembull moral qe kapercente ndarjet e percarjet etnike, klasore, fetare e politike.
Nene Tereza, fillimisht fitoi fame boterore per veprat e saje me te varferit e botes nepermjet filmit dokumentar, "Dicka e bukur per Zotin", te gazetarit te BBC-es, Malcolm Muggedrige, ne vitin 1969. Ky film dhe libri me te njejtin titull e vedosen Nene Terzen ne skenen nderkombetare, ku ajo krijoi nje platforme, jo per ti dhene fame vetes se saje, por per te krijuar nje forum aktivizimi kunder varferise. Ishte kujdesi i saje per te semuret, per ata qe ishin ne prak te vdekjes dhe per te harruarit e Indise, qe e beri Nene Terezen nje ikone nderkombetare.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
66 vjet nga gjenocidi grek ndaj shqiptarëve në Çamëri |
|
30 Qershor 2010 |
|
Nga Valon Kurtishi
Me largimin e ushtrive të fuqive të boshtit nga Ballkani në vitin 1944, krijohen rrethana tjera politike si dhe vendosen raporte të reja të forcës mes shteteve ballkanike. Pikërisht në këtë periudhë kohore shovinizmi grek realizoi një ndër qëllimet e veta kombëtare, pastrimin e krahinës shqiptare të Çamërisë nga banorët autoktonë shqiptarë të saj.
Gjenocidi i tmershëm i filluar më 27 qershor 1944 ka rezultuar me mëse 10,000 mijë të vrarë (8000 mijë të masakruar në vend dhe reth 3000 të vdekur maleve e luginave nga vështirësitë e rrugës për në shtetin shqiptar) si dhe reth 50,000 mijë të dëbuar të cilët u larguan nga vatrat e veta për të mos u kthyer kurrë më atje. Përfundimi i operacioneve të ushtrisë greke ndaj elementit etnik shqiptar në Çamëri e spastroi përfundimisht zonën veriperëndimore të Greqisë nga shqiptarët autoktonë. Kështu u çuan në vend porositë e etërve themelues të shtetit grek për të siguruar kufinjtë e veriut me Shqipërinë dhe për të pasur dorë të lirë për të depërtuar më lehtë në vetë Shqipërinë e vogël të 1912, në një fazë të re të marrëdhënieve kuptohet.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|