Ninulla e lirisë
21 Dhjetor 2010
Muharrem BLAKAJ

Tregim
Kushtuar dëshmorit të UÇK-së Skënder Maraj


E përgatiti mitralozin, duke ia bërë kontrollin e fundit. Ndihmësi i tij përdatej me arkën e fishekëve duke rrafshuar dheun që ta vendoste drejt mbi truall. Nga çanta nxori granatat, bombat dhe, kërcënueshëm i vendosi pranë një guri të madh në anën e djathtë të krahut të tij. Ngadalë dhe, me një heshtje të thellë, nga brezi nxori revolen. Pasi e kontrolloi, tërhoqi siguresën dhe e bëri të gatshme për zjarr dhe prapë e futi në brez.
I strukur në istikamin e tij, të maskuar mirë prapa shkurreve, e mbështeti faqen në kondakun e mitralozit dhe sikur ishte duke marrë nishan i bëri edhe disa lëvizje të trupit për të bërë vend më të përshtatshëm. Pastaj nuk lëvizi më. Ashtu i shtrirë, i lodhur dhe i rraskapitur siç ishte, mbylli sytë. Po kotëm pak, mendoi dhe në çast, si në vegime ju bë se pa djalin e vogël, me faqe të skuqura pranë stufës, i lodhur nga lodrat e ditës, duke dëgjuar përrallën e gjyshit Malë e kishte zënë gjumi. Një buzëqeshje ju ngri në fytyrë dhe, si pa dashje hapi sytë duke kundruar në drejtim të lindjes. Si një hije nate dallojë kodrinën e vogël me kaçuba dhe për një çast mbeti i tretur në kënaqësinë e asaj nate kur fshehurazi ishte takuar me vashën. Ajo kishte qenë nata më e lumtur në jetën e tij. Edhe tani iu bë se ajo me hapa të lehtë po afrohej drejt tij, me pelerinën e hedhur krahëve, të hapur valëvitshem nga fresku i asaj nate me hënë… Eh, tani atje janë çetnikët!

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
U manifestua 28 nëntori dita  e Flamurit kombëtar  në  Shtutgard të Gjermanisë
07 Dhjetor 2010

  Nga Asllan Dibrani

Po  i afrohemi  një shekulli ditës së shumë pritur , e lumtur dhe e paharruar për Vlorën heroike , mbas pesë shekujsh robërie , patrioti i mençur i kombit tonë , heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari  flamurin  kuq e zi,  që ngriti   i madhi Skënderbe 5 shekuj  ma herët   me te njëjtin qëllim  simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë.

Si çdo vend që po përkujtohet kjo ditë madhështore  e flamurit  kombëtar  ditës se Pavarësisë së Shqipërisë, në Shqipëri ,Kosovë ,Maqedoni e gjetiu,po asht po manifestohet edhe ne vendet perëndimore  ku janë të përqendruar shqiptarët. Ashtu  një e kremte kushtuar flamurit të kombit u mbajt edhe në Shtutgard  të Gjermanisë e organizuar  nga Unioni Mbarëkombëtar Shqiptar,

Qendra Kulturore Shqiptare nga Shtutgardi , Besëlidhja Kombëtare Demokratike  Shqiptare  në mbështetje të Qëndresë Islame nga Shtutgardi, ku pikërisht  ne ora 14 të ditës se diel  të datës 28 nëntor  2010   filloj tubimi,në një sallë të stolisur me flamurin e  krenarisë se kombit dhe piktura artistike kushtuar kësaj feste.

 

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Në Auckland u festua Dita e Flamurit
07 Dhjetor 2010
Mërgata shqiptare në Zelandë të Re sot në qytetin metropol të Aucklandit festoi 28 Nëntorin.  Në një ambient të stolisur me flamuj kombëtar dhe zelandezë,  shqiptarët u mblodhën së bashku i madh e i vogël, siç thuhet, që në ora 18:00 të mbrëmjes. Fillimisht u këndua Himni kombëtar “Rreth Flamurit te përbashkuar” dhe pastaj para manifestuesve foli kryetari i Mërgatës z. Ali Hoxha.  Ashtu bashkërisht mërgimtarë nga Prishtina,  Mitrovica, Gjakova, Peja, Tirana e Shkodra, Shkupi e Prespa në sallën që frymonte krejt shqip, uruan njëri tjetrin për festën, kënduan e vallëzuan deri në orët e vona të natës.
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?