Takimi i NATO-s në Lisbonë |
25 Nentor 2010 |
Nga Frank Shkreli
Udheheqesit e shteteve anetare te Organizates se Atlantikut Verior, NATO do te takohen kete fund jave ne Lisbone te Portugalise per te diskutuar te ardhmen e strategjise ushtarake dhe politike te alenaces, si edhe perparimin e deritanishem te luftes ne Afganistan. Pervec, ceshtjeve te aleances se NATO-s, udheheqesit e vendeve anetare do te bisedojne gjithashtu edhe per sfidat ekonomike me te cilat perballet tani bota, si edhe marredhenjet e aleances me Rusine.
Sekretari i Pergjitheshem i NATO-s, Zoti Anders Fogh Rasmussen tha se mbledhja ne Lisbone do te jete njera nder mbledhjet me te rendesishme te nivelit te larte ne historine e kesaj organizate. Sipas tij, vendimet qe aleatet pritet te marrin ne mbledhjen e Lisbones do te sigurojne qe NATO, ne te ardhmen, te jete me efektive, me e angazhuar dhe me e afte se cdo here tjeter ne te kaluaren. Sekretari i Pergjitheshem Rasmussen tha gjithashtu se mbledhja e nivelit te larte, kete fund jave, do te shenoje gjithashtu edhe fillimin e nje faze krejtesisht te re te operacioneve te NATO-s ne Afganistan, ne baze te cilit qeveria e Afganistanit do te kete pergjegjesine kryesore per sigurine ane e mbane vendit. Perfaqsuesi i posacem amerikan per Afganistanin dhe Pakistanin, Ambasadori Richard Holbrooke tha, me heret kete jave, se strategjia e re do te jete nje strategji tranzicioni e jo nje strategji per tu terhequr nga Afganistani.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
13 Nentor 2010 |
Nga Keze Kozeta Zylo
Në një mjedis komod në restorantin e z.Qemal Lepenica në New Jersey u përkujtua 61 vjetori i vdekjes së Mid’hat Frashërit, një prej figurave më të shquara të Kombit.

Ish të burgosurit politikë, shumica e tyre në burgun famëkeq të Spaçit kujtuan Mid’hat Frashërin me nderime dhe respekt të veçantë duke ndjekur një vidio dokumentar ideuar plot kulturë nga z.Pellumb Malaj, ish i burgusur politik qysh në moshen 19 vjeçare në burgun e Spaçit.
Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nderim të Themeluesit të Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashërit.
Dokumentari ishte titulluar “Katër Frashëllinjtë”, një titull i gjetur dhe tejet domethënës.
Historia e Frashëllinjve po shikohej me emocion nga të pranishmit.
Janë këta ish të burgosur politikë, shumica ish anëtarë të Ballit Kombëtar, ose pasardhës të liderëve të Ballit Kombëtar që e kanë përkujtuar me aq dashuri dhe respekt këtë figurë poliedrike të Kombit.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
12 Nentor 2010 |
Bekim Rexhepi
Serbia ishte nën presione të vazhdueshëm dhe përballja me këto do të ishte mjaftë e vështirë, sepse nënkuptonte një zbutje të dukshme të politikës se egër ndaj Kosovës. Këto presione më shumë ishin nga jashtë se sa vijnë nga brenda, ndaj dhe si të tilla lënë të kuptohet se serbët me pak përjashtime dhe në përgjithësi, akoma nuk janë të gatshëm të pranojnë humbjen e Kosovës edhe me luftë e, edhe me politikë… Më këtë retorikë që po përfaqësojnë zyrtaret serbë është vështirë të përthekohet serioziteti i politikë serbe, megjithëse duket qe ajo herë bije në nivel të normales dhe të duket se më në fund ka një farë shprese se ajo po relaksohet mbi fakte e realitete. Sakaq ajo në anën tjetër le qe nuk nivelizohet në normalitet, po rritet retorika e disa zyrtarëve serb sa që politika serbe të dekurajon papritmas serish në ato nivel të ekstremit, madje të duket se kurrë s’ka për të ndërruar përmbajtje e koncepte duke përmbys fakte dhe realitete.
Mbi këtë gjendje serbe, është e vështirë të ketë modesti dhe limite të bisedimeve, vetë prolongimi i bisedimeve pa ndryshuar disa koncepte serbe për Kosovën, janë dhe do të mbeten gjithsesi jo serioze dhe fare të pakuptimta, madje për ti zhvilluar apo për ti mbajtur ato, në çfarëdo niveli kofshin ato.
Shkruani një koment (2 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Next > End >>
|