Urbanistika e Tiranës dhe Prishtinës |
19 Tetor 2010 |
Isha në një vizitë të shkurtër në Tiranë dhe në pjesën e bregdetit Shqiptar në Durrës,Shkëmbin e Kavajas,Golem dhe Malin e Robit. Fillimisht nuk do të kritikoi për atë se çka ka ngjarë me ndërtimet e çoroditura të pa shpjegueshme, në 20 vitet e fundit në atë “parajsë” që na ka fal natyra. Ajo çka ma së shumti më çuditi dhe më bëri përshtypje dëshpëruese ishte ngjashmëria me atë se çka është duke ndodhur në Prishtinën e pas luftës në fushën e urbanizmit,pas njëmbëdhjetë vite çlirim nga ideologjia komuniste serbo-sllave. Si duket këtu është gjeneza e qasjes primitive të zgjidhjes së problemeve të shumta hapësinore dhe urbane të cilat shqiptarët as që kanë dëshirë dhe vullnet për ti zgjidhur,ashtu si veprojnë të gjitha popujt tjera në botë.
Komunikacioni rrugor i asaj pjese të bregdetit Shqiptar ishte i njëjtë me atë që së fundit është ndërtuar në rrugët magjistrale të Prishtinës në drejtim të Shkupit dhe Fushë Kosovës. Kjo ngjashmëri është brengosëse për të dy shtetet,se si janë duke funksionuar këto zona jemi dëshmitar okular vetë.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Greqia të njohë ekzistencën e minoritetit çam në Greqi |
28 Shtator 2010 |
Kohët e fundit Athina zyrtare i ka shtuar përpjekjet e saj për të zgjeruar në mënyrë artificiale minoritetin grek ne Shqipëri , pas shumë vitesh aktiviteti për greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Kurse Tirana zyrtare, e cila ka ndjekur një politikë nënshtrimi dhe servilizmi, nuk ka reaguar, madje shpesh herë është bërë bashkëpuntore e ekspansionizmit grek. Ky qëndrim i Tiranës zyrtare është edhe më i pakuptueshëm, aq më tepër kur qeveritë shqiptare që kanë ardhur në fuqi në Tiranë nuk kanë bërë thuajse asgjë për minoritetin shqiptar në Greqi.
Kur flasim për këtë minoritet, nuk bëhet fjalë për emigrantët shqiptarë, por për minoritetin çam autokton që jeton ende në Camëri si dhe për komunitete të tjera shqiptare. Për fat të keq opinioni shqiptar ka pak njohuri për minoritetin shqiptar në Greqi, por me sa duket edhe qeveritë shqiptare nuk janë më të informuara.
Shkruani një koment (4 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Shovinizmi i kryeministrit grek Papandreu |
16 Shtator 2010 |
Ditet e fundit Greqia zyrtare ka kaluar ne pozitat e nje shovinizmi ekstrem. Se pari kryeminstri i Greqise Papandreu del para medias me nje deklarate ne te cilen shprehet per aksidentin e paradokohshem ne Himare ku humbi jeten Aristotel Gumi. Dhe me pas kryetari aktual i bashkise se Himares Vasil Bollano pritet ne Athine nga vete kryeministri grek per te diskutuar problemet e minoritetit grek ne Shqiperi.
Ne te dyja keto takime eshte folur per "minoritetin grek" duke aluduar se edhe Himara ben pjese ne kete minoritet.
Deri tani ka patur nje konsensus zyrtar midis dy vendeve se minoriteti grek ne Shqiperi ka qene i perqendruar ne jug te Gjirokastres. Por me sa duket qendrimi i Athines zyrtare ka ndyshuar dhe ajo sot konsideron si minoritet grek edhe zonen e Himares, duke kaluar ne pozitat e qarqeve me ekstreme shoviniste greke.
Kete ndryshim te sajin, Greqia perpiqet t'ia imponoje edhe Tiranes. Eshte ky qellimi i aktivitetit te dendur shovinist te z. Papanderu ditet e fundit : te sugjestionoje Tiranen zyrtare per ta konsideruar Himaren si minoritet.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Next > End >>
|