Shoqata “Çamëria” në Staten Island New York me kryetar z.Sali Bollati organizoi një ceremoni përkujtimore në nder të viktimave të popullsisë shqiptare Çame, që 66 vjet më parë u masakruan, u therrën, përdhunuan dhe u dëbuan nga tokat dhe shtëpitë e tyre, nga gjenerali famëkeq Zerva në bashkëpunim me shtetin grek.
Ceremoninë përkujtimore e hapi z.Cenko Brahimaj, një aktivist i çështjes çame, i cili po lufton me përkushtim për të drejtat e Çamërisë. Z.Brahimaj ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të Çamërisë.
Më vonë z.Brahimaj ia dha fjalën kryetarit të shoqatës “Çamëria” , z.Sali Bollati, një nga personalitetet e shquara të Diasporës, i cili së bashku me shoqatën dhe me familjen e tij fisnike, po bën përpjekjet maksimale për të fituar të drejtat e Çamërisë, dhe për të dënuar genocidin grek.
Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, është e tronditur thellë si dhe reagon ashpër ndaj aksionit terrorist të Policisë së Kosovës, e cila në një akt ç’njerëzor ka arrestuar pak orë më parë kreun e lëvizjes kombëtare Vetëvendosje , Albin Kurtin si dhe 5 aktivistë të tjerë, Vlorian Mulliqaj, Sali Zyba, Nderim Matoshi, Frashër Krasniqi dhe Faton Zeka.
Kërkojmë nga SHPK që të lirojë menjëherë nga burgu aktivistët e arrestuar kurse nga Gjyqësori supozojmë i pavarur i Republikës së Kosovës kërkojmë pushimin e menjëhershëm të rastit absurd dhe të padrejtë politik kundër liderit të shoqërisë civile në Kosovë, Albin Kurtit.
Nata e zezë sllavo-komuniste e përgjonte prej kohësh shqiptarin e ndershëm, atë që, brënda urisë për bukën i rrinte uria për “ Liri - Demokraci” - ndaj, vërshimi i kriminelëve , sadisteve erdhi e kapërceu te Ai në shumë pika horizontin e kohës… . Shqipëria duhej të vishej në zi edhe në tranzicion për ti mësuar patriotit , ç’do të thotë zi e vërtetë ! Krimi temperatura politike e vendi…Mënyra më e mirë për të fituar e sunduar : vrasja ! Masakrat pjesë e një genocidi të planifikuar!
Dëshmi listat e zeza! Masakra në malin me gropa, vrasje “ me psikollogjinë e kundershtarit ” (si thotë D. A. në parlament) vrasje nëpër shtëpira , në kufi, ”aksidentalisht!!” .. Vrasje brenda e jashtë shtetit në demokratë të vërtetë. Urrejtja përgjakte të deklasuarin. Një ëndërrim real tiranësh. Endërr e diktatorëve më përbindësh që ka njohur bota..Dhe pse?! Vetëm e vetëm se i trëmben popullit që sunduan. E për këtë projektuan krimin, se Shqipëria me kërkimin e demokracisë së vërtetë , do ngjallnte së pari kombin e rrezikuar.
Duan vetëm njeriun që t’u thotë "si urdhëron" të këqijave ! E, për këtë projektuan një popull më të bindur e kokë-ulur.