Reagim ndaj aksionit represiv të Policisë së Kosovës kundër lëvizjes VETËVENDOSJE
04 Maj 2010
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
www.illyricumlibertas.org
Reagim
Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, reagon ashpër ndaj aksionit represiv të Policisë së Kosovës kundër lëvizjes VETËVENDOSJE në Prishtinë , gjatë të cilit u lënduan dhe u arrestuan një numër i madh i aktivistëve paqësorë.
Duke dënuar fuqishëm aktin terrorist të organeve policore, kërkojmë nga gjyqësia e Kosovës që të lirojë urgjentisht personat e arrestuar arbitrarisht dhe pa asnjë arsye gjatë ceremonisë mortore në Prishtinë.
Duhet te krijohet me urgjence Komiteti i Mbrojtjes se Trojeve Shqiptare (KMTSH) ne Mal te Zi
04 Maj 2010
Te shpetojme tokat tona nga sllavizimi malazez
Tragjedia e dhimeshme e sllavizimit te Trojeve Shqiptare nen pushtimin e eger malazez,eshte duke ndodhur ne prezencen tone, perpara syve tane dhe per c’do dite. Ajo po zhvillohet ritmikisht e pa u ndalur edhe tani ne kohen e demokracise, sipas planeve te vjetra strategjike te Cetinjes, te hartuar qysh nga shekujt e kaluar e ne vijim. Shteti shovinist cernogoras,me te gjithe arsenalin e makines se vet ushtarake dhe levat e tij,duke bere gjithmone presion te madhe, denime, vrasje dhe diskriminim te gjithanshem ndaj shqiptareve,i ka larguar ata gradualisht “step by step’nga teritoret e veta dhe ka realizuar spastrimin etnik te tyre.Koloni te shumta sllave, malazeze, serbe, boshnjake e tjer,(si ajo e fundit ne Karabushkopolje), te mbeshtetura e suportuara nga pushteti,policia dhe ushtria e tyre,tashme jane vendosur me kohe ne hapsirat tona,duke i grabitur ato ne menyrat me te dhuneshme. Aktualisht ne to eshte shkaterruar me urrejtje te pameshirshme dhe zhdukur perfundimisht c’do shenje, gjurme dhe vlere kulturore e lashte,mesjetare dhe e sotme e kombit tone me te vjeter europian,iliro-shqiptar.
Shqipëria të largojë urgjentisht Anastasios Janullatos dhe bandën greke nga KOASH
21 Prill 2010
Nga Valon Kurtishi
Në mesnatën e shtunë/dielë të krishterët ortodoksët në gjthë botën festuan pashkët apo festën hebraike të flijimit, për nder të ringjalljes së Jezu Krishtit, pas të premtes së zezë kur ai u kruqëzua nga romakët, që “nuk dinin se çbënin”. Emërtimi dhe praktika rjedhin nga fjala hebraike “Paska” apo flijim, për nder të ditës kur sipas mitologjive hebraike populli izraelit u çlirua nga robëria egjiptiane duke kaluar detin e kuq (1513) p.e.s.
Me këtë rast në katedralen ortodokse të Ungjillizimit në Tiranë, klika uzurpuese greke organizoi maskaradën e ngjashme e të pështirë antikombëtare që e realizon çdo vit në të njëjtën kohë. Në fillim doli në TVSH d.m.th televizionin publik shqiptar, vetë kreu i uzurpatorëve grekë, Anastasios Janullatos, dhe me një shqipe mizerabël që të ndjell kupën, filozofoi për “lirinë nga çdo formë frike”. (Paramendoni ç’farë hipokrizie e paparë - greku shovinist dhe okupator flet për lirinë nga çdo formë frike !!!).
Më vonë gjatë natës, tragjikomedia mori forma tipike fundamentaliste kur personi në fjalë u paraqit me një zjarr të madh në duar dhe i rrethuar nga një numër i bodigardëve trupmëdhenj (nga çe ruajnë vallë) si mesia apo si i dërguari i zotit në tokë. Një numër i spiunëve të blerë me para greke shtyheshih me njëri-tjetrin rotull tij (gjoja kush do ta ndezë qirinë i pari), në një show tipik fundmentalist greko-bizantin. Edhe në Shkup, Podgoricë, Beograd dhe Bukuresht u festuan pashkët ortodokse po nuk pamë kryepeshkopë përkatës që ti ruanin truproja e ti shtynin masa njerëzish, që aq shumë i dashkan ato dhe zjarret e tyre, saqë paska rezik edhe ti shtypnin nga dashuria e madhe. Duket se grekët po përpiqen të injektojnë në Shqipëri fondamentalizmin e sëmurë fetar, atë bizantinizmin e çoroditur mistik ortodoks karakteristik për aziatikët primitivë dhe aq larg karakterit kombëtar të shqiptarëve, që janë shumë të matur, dinjitozë dhe europianë në raste festash të ndryshme fetare.