Reagim ndaj vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves
02 Prill 2010

REAGIM I SHOQATËS GJITHËSHQIPTARE „TROJET E ARBRIT“ -  LIDHUR ME        HEQJEN E EMBLEMËS SË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT                        

Në shenjë respekti për përvjetorin e 132 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mënyrë simbolike, sjellim reagimin e 132 Intelektualëve Shqiptarë nga mbarë Trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora kundër vendimit absurd të Gjykatës Kushtetuse të Kosovës,
SHOQATA GJITHËSHQIPTARE “TROJET E ARBRIT”

Lajmi për heqjen e emblemës së Lidhjesë Shqiptare të Prizrenit na ka habitur dhe tronditur pa masë, se me këtë akt të vrazhd dhe vandal, Gjykata Kushtetuse e Kosovës ka luajtur me ndjenjat dhe emocionet e 13 milionë shqiptarëve anë e kënd rruzullit tokësorë, kështu, duke hapur plagët historike për të gjithë ata shqiptarë të cilët humbën me të dashurit e tyre gjatë pushtimit pesëshekullorë të perandorisë osmane dhe pushtimit njëshekullor sllav, pushtim i cili ende sot e asaj dite vazhdon në një pjesë të mirë të trojeve tona etnike. Jemi kundër, se kjo logo nuk prezanton vetëm zyrtaritetin e qytetit të Prizrenit, por simbolizon historinë e sakrificës dhe luftën kundër zhbërjes kombëtare nga pushtimet shekullore me etni të ndryshme, që sot edhe po bëjnë inicime të turpshme. Andaj, multietniciteteve të mbetura e të vona, ju, Gjykatë Kushtetuese, mund t’u jepni diç më të vonë, dhe që nuk cenon assesi të mirën e lavdi!
shme kombëtare ndërshekullore. Dhe ju përkujtojmë se, Kushtetutshmëria dhe Kombëtarja janë në binarë të veçantë. Shoqata gjithëshqiptare “Trojet e Arbrit”, përmes këtij reagimi, fton Gjykatën Kushtetuse të Kosovës që në mënyrë urgjente ta heqë vendimin e saj dhe mos të luan me faktologjinë kombëtare, historike e politike, si dhe me ndjenjat shpirtërore të mbi 13 milionë shqiptarëve gjithëkah janë, pa përjashtim.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Dhuna e Podgoricës kundër shqiptarëve, po i detyron ata të shpallin Autonominë
30 Mars 2010

Dhuna,diskriminimi dhe gjenocidi  i vazhdueshem  shteteror i Podgorices kunder shqiptareve, po i detyrone ata, qe te kerkojne  dhe  shpallin  sa me shpejt Autonomine  e trojeve te tyre brenda shtetit malazez.           

  Autonomine e  shqiptareve ne Mal te Zi e kerkone koha dhe  ate nuk mund ta ndali dot  me askush
             Populli shqiptar,qe jetone ne trojet e tij  autoktone shekullore nen Mal te Zi,si ne Ulqin,Tivar,Podgorice,Tuz(Malesi),Plave,Guci,Rozhaje e tj, eshte vazhdimesi e panderprere natyrore dhe homogjene e pjeseve te tjera te kombit tone te famshem iliro- arberor(shqiptar), qe historia boterore e njehe  dhe e nderone ate  si me  te vjetrin ne keto treva europiane,duke e quajtur kete  hapsire edhe  Gadishulli Ilirik,i cili u ndryshua para nje shekulli ne Ballkan nga pushtuesit e huaj sllav,grek dhe turq.

 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
Komunikatë e shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
30 Mars 2010

Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
http://www.illyricumlibertas.org
 
Komunikatë për media

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas – Tetovë, e pranoi me shqetësim të thellë agjendën e aktiviteteve të Ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, z.Ahmed Dautogllu gjatë vizitës së tij në IRJM. Agjenda u realizua në tërësi pa as më të voglin reagim të strukturave shqiptare të cilat e kanë për obligim kombëtar, qytetar, moral, ligjor dhe kushtetues që ta mbrojnë interesin kombëtar shqiptar në Fyrom.
Duke parë mungesën e reagimit të atyre që duhet të reagojnë në kësi situata absurde, ne si shoqatë për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar shqiptar detyrohemi ti drejtohemi ministrit në fjalë si dhe opinionit të gjerë me këto kërkesa:

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?