Bashkimi si mundësi e vetme për mbijetesë kombëtare |
21 Shkurt 2010 |
Nga Valon Kurtishi
Pasqyra historike
Konferenca e paqes e mbajtur në kryeqytetin anglez Londër në periudhën dhjetor 1912 - maj 1913, e shkatërroi shtetin e sapolindur shqiptar duke i shkëputur përdhunshëm pjesët më vitale të tij. Shteti etnik shqiptar i krijuar si rezultat i kryengritjeve të mëdha kombëtare antisomane të viteve 1909-1912 u godit fuqishëm nga aleanca e katër fuqive ballkanike që e sulmuan bashkërisht: Sërbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. Një krahasim i shpejtë i hartës së perandorisë otomane para largimit të saj definitiv nga territori ballkanik tregon qartë se lufta ballkanike nuk ka qenë luftë kundër Turqisë por një agresion i pastër ndaj territoreve shqiptare që ky shtet aziatik ishte duke i lëshuar gradualisht nga thundra e tij. E thamë më lartë se kryengritjet shqiptare e kishin realizuar tashmë në praktikë atë që pritej të firmosej në tryezën e bisedimeve: pavarësinë kombëtare. Shteti turk i asaj kohe i dërmuar nga kryengritja shqiptare dhe ajo arabe si dhe nga kontradiktat me minoritetet armene dhe kurde ishte para dorëzimit. Nevojitej edhe një goditje e fuqishme shqiptare që të rënohej përfundimisht dhe të kthehej në stepat e Anadollit andej nga erdhi pesë shekuj më parë.
Të tmerruar nga mundësia e një shteti të madh shqiptar i cili do të përfshinte në kufijtë e tij politikë shtrirjen natyrale të kombit shqiptar, sllavogrekët u bashkuan si kurrë më parë me anë të një numri të aleancave bilaterale dhe multilaterale për të parandaluar faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan.
Shkruani një koment (2 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Kujtime: Petrit Estref Kello |
21 Shkurt 2010 |
Nga Petrit Kello
Pjesa I
Petriti, i biri i Estref dhe Bejxhe Kello, lindur në Bilisht më 5 Janar 1934.
Babë Istrefi, në Shkurt të vitit 1938 shkoi në Australi si emigrant ekonomik duke më lënë mua në moshën 4 vjeç dhe vëllanë tim Irfanin në moshën 2 vjeç, nën kujdesin e Mëmës dhe të Xhaxhallarve në shtëpinë e togut që jetonim asikohe në Bilisht të gjithë së bashku.
Lufta Botnore po trokulliste tek dera dhe fatkeqësisht neve në Shqipëri jo vetëm që u zhytëm në mjerimet e luftës por e humbëm dhe pamvarësinë si Shtet! Që nga viti 1939 edhe deri më 1944 vendi u okupua prej Italisë, Greqisë, përsëri prej Italisë, Gjermanisë dhe komunistave te pa-shpirt të nxitur nga sllavo Popoviçët e Mogushoviçët. Okupatorët ngrinin dhe rrëzonin qeveritë e tyre kukulla ku çrregulluan e shkatrruan shkollat; çakërdiseshin dhe nxënsit. Une vetë me mundime, deri më 1948, mezi bëra 5 vjet shkollë.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Ndërgjegjeja kombëtare në gjumë |
21 Shkurt 2010 |
Nga Frank Shkreli
Ku eshte zemerimi?
Kohet e fundit ne Shqiperi u “zbulua” nje varreze ne malin e Dajtit ku gjendeshin trupat e te pakten 19 personave, te cilet mendohet se jane te kundershtareve te regjimit diktatorial te Enver Hoxhes. “Zbulimi” i kesaje varreze te madhe u be nga nje person qe kerkonte eshtrat e babait te tij. Ne shtypin shqiptar u njoftua “zbulimi” i eshtrave si nje lajm i rendomte. Thuhet se policia dhe prokuroria “reaguan zyrtarisht”. Qeveria formoi nje grup te posacem qe do te merret me kerkimin dhe identifikimin e te ekzekutuarve nga regjimi komunist. Njoftohet gjithashtu se Avokati i Popullit, shoqata te perndjekurve dhe antare te familjeve te “prekura” thone se, per cudi, kejo nuk na qenka e vetmja varreze viktimash te pafajsheme te komunizmit. Merret me mend gjithashtu se numeri konservativ i atyre viktimave te komunizmit qe nuk u dihet varri mund te jete rreth pes mije veta, ndoshta me shume.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>
|