Deklarimi i etnisë dhe i besimit fetar - iniciativë e qarqeve anti-shqiptare |
25 Janar 2010 |
Në janar 2010 qeveria shqiptare ka vendosur që në regjistrimin e popullsisë që do të bëhet në vitin 2011, qytetarëve shqiptarë t'u kërkohet të deklarojnë etninë dhe besimin fetar. Këtë e deklaroi me shumë entuziazëm ministri shtetit Genc Pollo në mbledhjen e Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave (REPOBA). Por a është normal deklarimi i etnisë dhe besimit fetar gjatë regjistrimit të popullsisë?
Në radhë të parë regjistrimi i popullsisë është një praktikë e cila ka filluar në kohën e Romës së Lashtë dhe kishte si qëllim numërimin e popullsisë për njohur pasurinë e vendit dhe për të llogaritur taksat për çdo individ. Në shekullin e XIX qëllimi i regjistrimit ishte kryesisht ushtarak, për të të ditur numrin e trupave që mund të mobilizoheshin në rast lufte. Kurse sot regjistrimi është një mjet parashikimi ekonomik, nëpërmjet të cilit institutet e statistikave marrin të dhënat për numrin e banorëve, moshën e tyre, nivelin shkollor, profesionin, kushtet e banimit, dhe zhvendosjet punë-shtëpi apo shkollë-shtëpi.
Shkruani një koment (4 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo |
25 Janar 2010 |
Nga Kastriot Myftaraj
Në takimin me kryeministrin grek, gjatë prezantimit, në momentin që
ambasadori grek në Shqipëri i tha emrin e Genc Pollon Micotakisit,
Pollo ndërhyri dhe duke buzëqeshur tha se emri i tij i pagëzimit qe
Jorgo (madje ai tha “Jorgos”), por për shkak të frymës së regjimit
komunist, babai i tij kishte qenë i detyruar t’ i vinte emrin “Genc”.
Kur Genc Pollo hyri në politikë me instalimin e pluralizmit politik në Shqipëri, në dhjetor 1990, ai i kishte të gjitha kredencialet për të hyrë natyrshëm në lidershipin e ri të partisë së majtë të reformuar që do të dilte nga PPSH, çka pas gjashtë muajsh do të ishte PS.Genc Pollo i përkiste një familjeje të nomenklaturës komuniste të kohës- babai i tij Stefanaq Pollo ishte drejtor i Institutit të Historisë, një post shumë i rëndësishëm ky në hierarkinë akademike të regjimit komunist, që kishte obsesionin e manipulimit të historisë, aq saktë të përshkruar nga George Orwell tek “1984“. Kështu, Genc Pollos i shkonte shprehja “born with a silver spoon in his mouth“ (i lindur me lugë argjendi në gojë) që përdorej dikur për pinjollët e familjeve aristokratike. Genc Pollos në jetë nuk i mbetej veç të shijonte të mirat që do t’ i jepnin me “lugën e argjendtë“. I ati i tij, patriarku i historiografisë komuniste, Stefanaq Pollo, po i përgatiste një karrierë nën hijen e vet.
Shkruani një koment (3 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Mjaft më "Zoti të dhashtë" |
22 Janar 2010 |
Astrit Lulushi
Kanë kaluar 20 vjet, dhe dëmshpërblimi a kompensimi i ish-të përndjekurve politikë vazhdon të mbetet një ndër cështjet më të vështira. Shtresat e sotme të përfituesve të djeshëm materialë, politikë, e moralë - që i blenë këto përfitime me heshtjen a bëmat e veta - nuk kanë hedhur asnjë hap për t'ia kthyer në forma të ndryshme shtetit të sotëm ose drejtpërdrejt viktimës, një pjesë të përfitimeve të atyre viteve. Kështu edhe qeveritë e sotme do të ndihmoheshin, nxiteshin, angazhoheshin e përgjegjësoheshin për të dëmshpërblyer viktimat e komunizmit dhe kjo cështje, megjithëse plagëhapur, të mbyllej..
Sa e madhe do të ishte humbja e sotme e "ishëve", në krahasim më vuajtjet e të përndjekurve të djeshëm? Asgjë, ose as që mund të llogaritet. Të zhbësh një padrejtësi nuk është kurre vonë - mbetet gjithmonë aktuale - por nuk është as edhe herët, sepse koha ikën, bashkë me 'të edhe ata që vuajtën, duke lënë të rënduar qiellin e brezit tjetër.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>
|