NJOFTIM
08 Janar 2010
    Me nismën e Krytarit të Shoqatës së Miqësisë Suedi -Kosovë, dhe Nënkryetarit të L SH B-së për shtetet skandinave,z.Anders Wessman miku i madh i shqiptarëve, Shoqata e Miqesise Suedi  Kosove, sonte, më 6 janar, duke filluar prej orës 24 në mesnatë deri në ora 24 të datës 7 janar’09, për të dhjetin vit me radhë, në shenjë protestuese ndaj pushtetarëve qeveritarë të Sërbisë, fillon:

         GREVA E URISE

                 Vlen per kurbetcaret shqiptare me banim ne Suedi, le të marrin  pjesë e të protestojnë për shqiptarët e vrarë e të rrëmbyer gjatë luftës 1998/99 dhe që edhe më tej s’ka asnjë gjurmë për rreth 2000-3000 persona: vëllezer e motra, perindër e fëmijë, të cilët në këtë kremte festive të Krishtlindjes, s’dijnë se ku i kanë varrezat të afërmit e tyre, që t’u bëjnë homazhe e t’u ndezin qirinj.  Ne mesin e te zhdukurve pa lene asnje gjurme eshte dhe, Mr. Ukshin Hoti, i cili u lirua nga burgu i Kosovës, më 16 maj 1999, ditën e diel. Mr. Ukshin Hotin  e kanë parë duke dalur nga burgu me një strajcë krahëve, të shoqëruar nga tre punonjës të sigurimit serb, dhe pastaj i humbet çdo gjurmë.

   
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Vizita për të mos i humbur edhe vizitat
08 Janar 2010


Bekim REXHEPI

Dioptria e ngushtuar

Kam një dozë prej kohesh, e cila më bënë të besojë në qëndrimet e Lëvizjes për Vetëvendosje ndaj shumë fenomeneve në jetën politike në Kosovë. Dhe sita e situr nuk po ma tret dot të vetmin politikan Albin Kurtin, dhe/ose është më i zhdërvjelltë, ka fat në kohë, apo diç e jashtëzakontë tek ai, qe po s’ma hedh në turmën e të siturve.  Por, pavarësisht nga doza që kam, më lejohet devijimi i shkathtë i një analize lidhur me ardhjen e mundshme të Tadiçit në Kosovë. Po mendoja, se çfarë i duhet akoma një serbi zyrtar, të vije në Kosovë pas shumë pranimeve ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës, dhe vetëm një i çmendur serbë do të mund të besonte në të kundërtën e “jo shtetësisë së Kosovës”. Ta themi se Tadiçi është një i çmendur,  na duhen prova të tjera, dhe qëllimi ynë nuk është ky. Tadiçi është më shumë përgjegjës se të tjerët për Kosovën e humbur, sepse të tjerët ose kanë marrë dënimin ose presin të marrin një dënim të tillë. Pse duhet të jetë Tadiqi akoma përgjegjës për humbjen e Kosovës?. Të marrim si të saktë se: Tadiqi nuk po luan kartën e ashpër të nacionalizmit serb ndaj Kosovës, me faktin se i janë ngushtuar rrugët edhe nga ndërkombëtaret por edhe nga shqiptaret (edhe pse nga syri serb shqiptaret nuk duken ndonjë faktor solid i pengesës).

 

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Një libër për veprimtarinë e shërbimebe sekrete serbe kundër Kosovës
19 Dhjetor 2009
Ballina e libritKëto ditë doli nga shtypi, libri më i ri i publicistit dhe njërit ndër ekspertët për çështje të sigurisë kombëtare, Faton Mehmetaj, “Veprimtaria e shërbimeve sekrete serbe kundër Kosovës”. Ky libër është vazhdim i punës dhe kërkimeve sistematike për ndriçimin e fakteve historike të nisura që nga librat e tij të mëhershëm, e në mënyrë të veçantë, nga libri “Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare” (2004), e deri te ai “Kosova dhe sfidat e sigurisë” (2009). Faton Mehmetaj, i njohur për shqyrtimin e temave që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe shërbimet sekrete dhe kriminale serbe, solli fakte tronditëse rreth veprimtarisë kriminale të organizatave të ndryshme serbe kundër Kosovës, që nga Lufta e Dytë Botërore, e deri më sot. Libri ndjek një vijë kronologjike, duke vënë në pah luftën e shërbimeve sekrete serbe nëpërmjet rrjeteve agjenturore dhe kombinimit me luftën e ftohtë speciale, me theks të veçantë, planet për shfarosjen, likuidimin dhe vrasjen e figurave më markante shqiptare.
Në këtë kuadër, autori ofron të dhëna konkrete, emra dhe mbiemra, grupe ilegale dhe legale, militare dhe paramilitare, të dirigjuara sa nga politika, po aq edhe nga ushtria dhe policia serbe.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?