Krizë apo ngërç, gjithsesi duhet zgjidhur
07 Dhjetor 2009
Per hir te se vertetes duhet thene se e verteta eshte nje dhe vetem nje po gjithashtu  duhet thene se kur mardhenjet e ndersjellta te shoqerise , grupimeve politike apo shoqerore jane komplekse mund te interferojne disa te verteta dhe cfare eshte me rendesishme ajo nuk mund te jete  monopol i vetem njeres pale.

Me kete dua ate them qe nese ekziston vullneti i mire per consensus e padyshim apo detyrimisht duhet te ekzistoje pasi nese  njera pale kerkon te monipolizoje te verteten atehere ajo kalon shume me e forte ne kahun tjeter e behet boomerang per ate pale qe kerkon ta marre peng.

Ketu nuk behet fjale per interesat e individeve te vecante kushdo qofshin ata por kure perplasen grupime atehere ketu luhen fatet e vendit e mendoj se shqiptaret tashme e dine se cfare do te thote nje perplasje e tille e aq me teper nese politika shqiptare kerkon ta perserise tragjedine qe historian a ka treguar se populli shqiptare do e paguaj perseri se ne fund te fundit politikanet do e gjejne gjuhen e perbashket ashtu sic e kane gjetur edhe ne te kaluaren fatekeqesisht duhet thene mbas tragjedive.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Shqiptarët në Zelandën e Re, festuan 28 Nëntorin
07 Dhjetor 2009

Ditën në piknik, darkën në restorant Santa Lucia falas

Shqiptarët në Zelandën e Re për festën e 28 Nëntorit u mblodhën në parkun e bukur Cornwell Park One Tree Hill të qytetit në Auckland. Dalja në piknik që nga viti 1999 për shqiptarët në Aucland sikur u bë tradicionale.  Grupi organizues: Xhevdeti, Vetoni, …  të ndihmuar nga Tahiri, Ismeti, Enisaja, Luljeta, Vjollca,  Fatmirja, Lavdija, Flutura  etj. kishin sinkronizuar gjitha veprimet si është më së miri që pikniku të ishte sa më festiv dhe sa më i rehatshëm. Manifestuesit ishin lajmëruar me kohë nga sekretarja e Kryesisë së Komuniteti, Zonja Hana Xharra-Bates përmes emaileve për kohën dhe vendin e piknikut. Që në orën 11 të ditës në hyrjen e parkut të mrekullueshëm u duken makinat e para të shqiptarëve me flamuj kombëtar në xhama dhe për pak minuta një aneks i parkut të madh u mbush me manifestues.  Manifestuesit sapo i uruan mirëseardhje, përgëzuan njëri tjetrin, për festën e Flamurit dhe festën e Bajramit të vogël që sivjet ndodhi në të njëjtën ditë, kënduan himnin e Flamurit, dëgjuan fjalën përshëndetëse të kryetarit Ali Hoxha, u ndan gjithsecili sipas dëshirës, kush duke lozur me top, kush duke pirë e hëngër nën hijen e drurëve gjigant të parkut. Bisedat e përzemërta nuk kishin të ndalur. Deri në fund të piknikut gjithçka frymoi shqip. Familjet ashtu siç kishin ardhur u shpërndan për ta vazhduar festimin në restorantin e Bajram Jusufit, biznesmenit nga Kosova, që brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur majat  e suksesit në industrinë e hotelerisë. Bajrami, që më 4 tetor 2009 kish bë me dije bashkëkombësit përmes postës elektronike se me rastin e festës sonë të madhe, Ditën e Flamurit në të dy restorantet e tij të gjithë shqiptarët në Zelandën e Re do ta kenë sofrën shtruar falas.  

Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
28 nëntori - dita e shtetësisë shqiptare
28 Nentor 2009
Nga Valon Kurtishi

Historia e çdo kombi njeh sukseset e mëdha, pikat e veta kulmore njëjtë siç ka edhe humbjet apo tragjeditë e mëdha nacionale. Për kombin shqiptar kjo ditë është data kuptimplotë e 28 nëntorit 1912 kur shqiptarët panë njëkohësisht fitoren dhe humbjen e tyre të madhe. Fitorja u formalizua nga patriotët shqiptarë në Vlorën tonë të bukur. Humbja u realizua në praktikë nga aleatët ballkanikë sllavo-grekë të cilët e sulmuan Shqipërinë nga të katër anët. Qyteti i rëndësishëm shqiptar i Shkupit u pushtua nga ushtria sërbe më 26 tetor 1912 si rezultat i humbjes së betejës së Kumanovës. Më 19 dhjetor ushtria sërbe hyri në kryeqytetin kulturor të shqiptarëve – Manastir. Rënia e dy fortesave shqiptare Janinës më 6 mars dhe Shkodrës më 23 prill 1913 respektivisht, shënoi fundin e Shqipërisë në kufijtë e saj etno-kulturorë dhe natyrorë. Kjo tragjedi e përmasave të pabesueshme u zyrtarizua nga diplomacia ndërkombëtare një vit më vonë (1913), në Konferencën e “paqes” në Londër, ku më 30 maj u nënshkrua Traktati i Londrës i cili e ndau Ballkanin administrativisht në të njëjtat vija ndarëse që përgjithësisht funksionojnë edhe sot.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?