Qeveria e Tiranës nuk heq dorë nga falja e hapesires ujore Greqisë |
28 Tetor 2009 |
Marrëveshja për delimitimin e kufirit ujor me Greqinë, e nënshkruar përpara disa muajve nga ministri i papërgjegjshëm Lulzim Basha dhe kryeministri "patriot" Sali Berisha, ngjalli shqetësim që në fillimet e saj për mungesën e transparencës dhe nxitimin me të cilin u bë. Dukej qartë që për palën shqiptare kjo marrëveshje kishte të bënte me zgjedhjet që po afronin. Kurse për palën greke interesat ishin të një rëndësie të veçantë kombëtare, kjo u duk nga zhvendosja e një kryeminsitri grek në Tiranë përkrah ministres së tij të jashtme, Dora Bakojanis.
Që nga momenti i bërjes publike të koordinatave të reja të kufirit detar midis Greqisë dhe Shqipërisë u pa qartë se kufiri grek ngjitej drejt gadishullit të Karaburunit në mënyrë anormale duke kufizuar keqas hapësirën detare strategjike të Shqipërisë. Sikurse disa media të tjera, gazeta "Balli i Kombit" shprehu shqetësimin dhe kundërshtimin e saj ndaj kësaj marrëveshje një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, më 27 prill 2009. Por për fat të keq nuk pati asnjë reagim nga politikanët e Tiranës, të cilët tashmë kishin hapur kapitullin e zgjedhjeve, dhe e lanë mënjanë këtë çështje të rëndësishme kombëtare.
Shkruani një koment (2 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
28 Tetor 2009 |
Astrit Lulushi
Heroi është një, por edhe shumë ata janë të vetem secili në fushën e vet a komunitet. Shqiptatët kanë shumë heronj, ndoshta më shumë se kombet e tjerë, në përpjestim me numrin e zhvillimin.
Shumë njerëz janë indiferentë ndaj gjithckaje që ndodh jashtë rrethit të tyre. Edhe heronjtë i përdorin për të fshehur individualizmin e tyre. Apatia është indiferentizëm në dukje dhe egotizëm në shprehje, vetëm individualizëm. Shtoi paditurinë dhe apatia bën që cdo gje vetiake te duket e mirë a e bardhë, cdo gjë e tjetrit vetëm e keqe a e zezë, ku heronjtë e njërit grup jane antiheronj të palës tjetër.
Shpesh apatia ndjehet pas përjetimit të ngjarjeve të tmerrshme si
vuajtje, vrasje, lufta dhe lufta e ftohtë. Apatia është gjithashtu
simptomë depresioni.
Dhe kështu vijmë tek debatet mbi figurat historike si Skënderbeu,
Buzuku, Bogdani a Nëne Tereza. Për motivet e tyre dhe vendin që zenë
ata shpesh dekonstruktohen. Ndërsa figura si Fishta, Konica, Zogu,
ashtu të hedhur në mëshirën e konjukturave, kanë ende njollat e
përbaltjes. Ky indiferentizëm, individualizëm në grup, kjo zbaticë
mendimi brenda një grupi apatik ndaj grupit tjetër nuk ka si të mos
cojë në ndarje, ri-izolimin, përcarje, armiqësi, shqërberje të rrethit
më të gjërë që quhet bashkësi a komb.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Akademi Përkujtimore në Prizren kushtuar Mid'hat Frashërit |
13 Tetor 2009 |
Dr. Riza Sadiku
Sekretar i Ballit Kombëtar të Kosovës për mërgatën
REFERAT I MBAJTUR NË AKADEMIN PËRKUJTIMORE KUSHTUAR 70 VJETORIT TË THEMELIMIT TË BALLIT KOMBËTAR DHE 60 VJETORIT TË VDEKJES TË MID’HAT FRASHËRIT, Prizren 3 tetor 2009
Veprimtarin kombëtare të persomalitetit ma të shquar të kombit shqiptar, djalit të Abdyl Frashërit, kryetarit të Kongresit të Masnastirit, firmosësit të Pavarsisë shqiptare, ministrit të Qeverisë së parë të Vlorës, pjesëmarrësit të Konferencës së Paqës në Paris, themeluesit të Ballit Kombëtar, themeluesit të Komitetit “Shqipëria e Lirë”, luftëtarit dhe propaganduasit të pa epur të Shqipërisë Etnike, regjimi komunist gjatë gjithë kohës të sundimit të tij , për popullin shqiptarë e mbajti të margjinalizuar dhe të anatemuar, andaj më lejoni në këtë Akademi Përkujtimore , të cilën ia kushtojm 70 vjetorit të themelimit të Ballit Kombëtar dhe 60 vjetorit të ndarjes fizike të apostollit të nacionalizmës shqiptare, Mid’hat Frasherit, ti them disa fjalë për veprimtarin e tij politike dhe kombëtare.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>
|