R e a g i m i Degës së OVL të UÇK-së - Deçan |
13 Gusht 2009 |
KUMTESË PËR MEDIA
Deçan, 10 gusht 2009
Siç dihet dy shtetet tona fqinje, Maqedonia dhe Mali i Zi, në tetor të vitit të kaluar, njëkohësisht, bënë publike deklaratat për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Këto njohje nuk u pritën mirë nga elementi serb brenda këtyre shteteve, por as nga Beogradi zyrtar, prandaj ato i janë nënshtruar presionit dhe trysnisë së Beogradit. Ka ndodhur që kohëve të fundit është diskutuar që Mali i Zi dhe Maqedonia të tërheqin deklaratat e njohjes së Republikës së Kosovës. Edhe ashtu që nga koha kur Mali i Zi dhe Maqedonia kanë deklaruar njohjet, presioni i vazhdueshëm nga Serbia, ka bërë që deri më tani të mos vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovën.
Mali i Zi ka kushtëzuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës, me njohjen e komunitetit malazez si pakicë kombëtare në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në Kushtetutën e Kosovës, i cili është thënë të jetë parakushti kryesor për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe kthimin e rreth 16 mijë refugjatëve (kryesisht serbë, malazezë dhe romë), të cilët gjetën strehim në Mal të Zi pas tërheqjes së forcave serbe dhe hyrjes së NATO-s në Kosovë. Për këtë të fundit, ditë më parë është nënshkruar një protokoll zyrtar në mes qeverisë malazeze dhe asaj të Kosovës.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Lojë e tmerrshme me gjuhën shqipe në IRJM |
13 Gusht 2009 |
Në opinionin publik të IRJM kohëve të fundit është duke u aktualizuar përsëri problemi me statusin kushtetues (ligjor) të gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj. Kjo i paraprin miratimit të Ligjit të ri për Kuvendin në parlamentin e këtij shteti artificial e pa identitet të qartësuar kombëtar. Ligji që në thelb nuk do të duhej të kishte punë me çështje gjuhësore, e prek në fakt këtë problematikë, pasi me disa nene të tij rregullohet(ngatërrohet) në forma tipike sllavo-komuniste dhe neokolonialiste përdorimi më i zgjeruar apo më i ngushtuar i gjuhëve “zyrtare” dhe “jozyrtare” që bashkëjetojnë këtu.
Problemi me zyrtarizmin e gjuhës shqipe është çështja më e rëndësishme për shqiptarët kudo ndodhen jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë londineze. Sidomos kjo është një çështje emergjente në zona të tilla si Mali i Zi, Kosova lindore, Greqia dhe disa zona të IRJM-së, ku shqiptarët gjenden para zhdukjes apo asimilimit/tjetërsimit të plotë etnik.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
A do të lejohet shkelja e sovranitetit të Kosovës, më 16 gusht?! |
13 Gusht 2009 |
Faton MEHMETAJ*
Kriza e përgjithshme sociale ka filluar ta përfshijë edhe Serbinë dhe po përhapet në përmasa të dukshme brenda territorit të saj. Njerëzit duken të uritur dhe të hidhëruar në pushtetin aktual. Trazirat rreth çështjeve sociale në Serbi janë të pashmangshme, madje mund të jenë të përmasave edhe më të mëdha se trazirat që ndodhën në Greqi. Nëse ndodhë kjo, sigurisht se në Serbi do të ketë zgjedhje të parakohshme, apo krijim të qeverisë së unitetit.
Përkundër kësaj, pushteti aktual në Serbi, po tenton që edhe këto sfida t’i tejkalojë nëpërmjet fenomenit Kosovë. Qeveria e Serbisë, duke provokuar e bartur kriza në Kosovë e rreth Kosovës, po përpiqet të justifikohet, për të shmangur goditjet nga brenda të grupeve të revoltuara. Kjo ndoshta është edhe njëra ndër arsyet kryesore të Serbisë, që tema e Kosovës, madje edhe artificialisht, të gjendet në krye të listës së problemeve politike në Serbi, veçanërisht nga Vuk Jeremiqi, ministër aktual i Punëve të Jashtme të Serbisë, ngase gjithnjë e më shumë në Serbi po kuptohet se Kosova është e humbur dhe se preokupimi me këtë çështje nuk sjellë kurrfarë përmirësimi të jetës në Serbi.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>
|