Hëna. ku njeriu nuk shkon më |
07 Gusht 2009 |
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikës
Në dhjetor të vitit 1972, astronautët amerikanë lanë në Hënë një pllakë metalike me këtë mbishkrim: “Këtu njeriu përfundoi eksplorimin e parë të Hënës…” .Kështu, eksplorimet në Hënë që kishin filluar me anijen Apollo 11 më 1969, përfunduan me anijen Apollo 17 në vitin 1972. Vera e vitit 1969 ishte një kohë e veçantë në histori. Kjo ndodhi kur njerëz nga Toka – astronautë amerikanë – shkuan me anijen *Apollo 11* në Hënë, zbritën dhe u kthyen në Tokë pa problem. Bota i nderoi këta astronuatë si heronj.
Neil Armstrong dhe Edvin Aldrin ishin të parët që zbritën në Hënë. Po ata nuk ishin të fundit. Agjencia amerikane për fluturime në Hapësirë e njohur me akronimin Nasa, ndërmorri edhe 6 misione të tjera në Hënë me anije Apollo.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Rrethanat e Luftës Civile |
04 Gusht 2009 |
Prof. ABAS ERMENJI
U bënë 66 vjet nga mbajtja e Mbledhjes së Mukjes, një moment kyç i historisë së vonë shqiptare, një rast i humbur për bashkimin kombëtar dhe shmangien e Luftës Civile. Në këte analizë të Prof. Abas Ermenjit dalin qartë shkaqet dhe rrethanat që paraprinë Mukjen si dhe arësyet e dështimit të saj.
Pushtimi italjan ja nxori në shesh rrënjët e kalbura regjimit të vjetër politik e shoqëror, dhe iu hapi shtek vepërimi forcavet të reja kombëtare që ishin pjekur në heshtje ndënë mbulesën e atij regjimi. Me të vërtetë, pjesa m'e madhe e maqinës burokratike që kish krijuar ai regjim, u-vu automatikisht në shërbim t'okupatorit. Po ashtu edhe klasa drejtonjëse politike e gjeratëherëshme, që përbëhëj prej bejlerësh, bajraktarësh, klerikalësh e kaporjonësh, si do që të kishin qënë, partizanë t'ish-mbretit Zog a po armiq personalë të tij, u-pajtuan si pa gjë të keqe ndënë shenjat e Liktorit dhe u-mbluadhë rreth Luogotenences.
Por nuk ngjau ashtu me popullin Shqiptar. Ai e ndjeu gjer në palcë dramin e 7 Prillit, u-trondit i tëri si një trup, dhe nisi të vështrojë rreth e përqark për të gjetur një udhë-dalje nga hendeku ku kish rënë. I veselitur gjer në grykë me klasën drejtonjëse të vjetër që ia kish lënë trashëgim sundimi turk, dhe duke pasur përpara syvet qëndrimin e saj në lidhje me pushtimin Italian, populli Shqiptar e hodhi vështrimin tek të rinjtë.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
04 Gusht 2009 |
Astrit Lulushi
Fotografia është art dhe një vepër arti nuk është zhvillim i izoluara, thotë H. Taine, prandaj është e nevojëshme që të studiohen kushtet në të cilat u krijua dhe prej të cilave mund të shpjegohet. Nën këtë dritë mund të lexohet edhe monografia “150 vjet fotografi shqiptare” (Milosao 2009) shkruar nga studiuesi Qerim Vrioni.
Libri merr në shqyrtim kushtet e fillimit të fotografisë shqiptare, që lindi vetëm pak vite pas asaj botërore. Fotografia, thotë autori, është një nga fushat me të cilat shqiptarët mund të krenohen më shumë. Gjithashtu, fotografia shqiptare është një fushë rreth së cilës shumë pak studime janë kryer.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 Next > End >>
|