22 Korrik 2009 |
Astrit Lulushi
Bota është kriptogram që vazhdimisht pret të plotësohet. Kur njerëzit flasin rreth saj, ata lexojnë rreshtat e shkruar nga të tjerët dhe nxiten a priren të besojnë, por duke shtuar në atë që parashkruesit janë përpjekur të interpretojnë. Kështu edhe bota e lashtësisë është plot mistere, që gjithëkush mundohet t’i shpjegojë dhe duke parapëlqyer kombin a kulturën e vet.
Shqiptarët, janë ndër të fundit që kanë hyrë në këtë “lojë”, fillimisht sepse nuk kanë qenë gati, herë-herë të vonuar e ngurrues, sepse u duhet të fshijnë a rishkruajnë ato që kanë thënë të tjerët. Ngurrimi për të bërë a thënë dicka, qoftë edhe gabim, eleminon shanset për të zbuluar të vërtetën e mundshme, ose të paktë për të treguar një shteg ku kjo e vërtetë nuk mund të gjendet.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Z. Alimadhi, është koha për të dhënë dorëheqjen |
08 Korrik 2009 |
Letër e hapur
Z. Alimadhi,
kur ju u zgjodhët kryetar i PBK, u gëzova sepse vinit nga një familje balliste dhe mendova që do të bënit të pamundurën që ta nderonit Ballin Kombëtar dhe t'i jepnit vendin që meriton në politikën shqiptare. Nuk e vë në dyshim se keni punuar me përkushtim për këtë objektiv. Por për fat të keq nuk keni patur rezultatet e duhura.
Kur ju erdhët në krye të partisë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të dhjetorit 2003, PBK kishte 4 deputetë në Parlament të zgjedhur që prej vitit 2001. Për fat të keq, ju nuk bashkëpunuat me ta, por i larguat nga partia. Në zgjedhjet e vitit 2005 bëtë një marrëveshje elektorale me PD-në, marrëveshje e cila u konceptua dhe u zbatua në mënyrë anormale. Ndoshta ju mund të thoni se disa kandidatë ju penguan ta zbatoni, por ishit ju kryetari që e firmosët prandaj e kishit ju pergjegjësine e zbatimit të saj.
Shkruani një koment (5 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Miti i betejës së Fushë Kosovës, Ana di Leilo dhe Predrag Markoviq |
08 Korrik 2009 |
Valon Kurtishi
Intervenimi i perëndimit në Kosovë për të shpëtuar shqiptarët nga gjenocidi sërb ka filluar të japë aso rezultate qe në shkencat shoqërore por edhe ato ekzakte njihen si “Pasoja ose efekte anësore”. Në literaturën ushtarake ekziston një term që është bërë akoma më popullor nga përdorimi i tij i shpeshtë në mediat botërore, i a.q.”Colateral damage”, që do të mund të shqipërohej si dëme të paplanifikuara, të rastësishme apo edhe anësore.
Në rastin tonë intervenimi i ushtarak i ShBA dhe demokracive tjera europiane kundër Sërbisë në vitin 1999 ka filluar të japë rezultate shumë acaruese për shoqërinë sërbe parë në tërësinë e saj. Pas efekteve direkte ushtarake, si humbjes së territorit, atij politik e juridik, pavarësimit të Kosovës (pra një pjese të territorit të Ish RFJ) etj, këto efekte në sferën e letërsisë, krijimit të imazhit negativ, publicistikës, historisë, etj, mund të përshkruhen si “anësore” ose “kolaterale” për falsifikatet e dikurshme të Beogradit.
Shkruani një koment (1 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Next > End >>
|