Fillon periudha e heshtjes zgjedhore
27 Qershor 2009
Të shtunën 27 qershor ora 0h00 ka filluar heshtja zgjedhore sipas percaktimit që i bëhet në Kodin zgjedhor. Gjatë kësaj periudhe ndalohet zhvillimi i fushatës zgjedhore në media ose në terren nga subjektet politike, për t'i lejuar votuesit të marrë një vendim në qetësi për shprehjen e vullnetit të tij politik.
Në zgjedhjet e së dielës 28 qershor janë regjistruar 45 subjekte të ndara në 4 koalicione zgjedhore. Vetëm 34 subjekte kanë paraqitur lista kandidatësh, kurse numri i përgjithshëm i kandidatëve i kalon 4000 për 140 mandate. Kodi i ri zgjedhor aplikon për herë të parë sistemin zgjedhor proporcional rajonal (një nga variantet e tij), i cili është më i thjeshtë sepse ka vetëm një tur dhe vetëm një fletë votimi ku votohet vetëm për një parti politike. Kodi zgjedhor parashikon një formulë për ndarjen e mandateve midis koaliconeve/subjekteve, sipas votave të marra nga secili  koalicion/subjekt. Në rastin e koaliconeve, mandatet ndahen sipas votave të secilit subjekt brenda koalicionit.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Më 29 qershor 2009
27 Qershor 2009
Nga Ajet Nuro

A dini se shpesh kisha ëndërruar të isha në Tiranë për zgjedhjet  parlamentare? Të ndihmoja sado pak. I ftuar apo i paftuar. Dhe mundësitë i kisha. Shkolla mbaroi, verë është… Por, një histori e hidhur e para disa viteve më bëri të reflektoj. Aso kohe, pasi kishim marr një ftesë nga një nga organizatat jo qeveritare nga më të fuqishmet në Shqipëri për të protestuar  kundër qeverisë, unë dhe jo vetëm unë, e kritikuam këtë veprim si një veprim politik nën maskën e një organizate jo politike që gjasme përfaqsonte shoqërinë civile. Ngjarjet e mëvonshme na dhanë të drejtë. Por, si përgjigje nga një i ri, i angazhuar nga organizata në fjalë morëm një mesazh që të themi fyes është pak. Me pak fjalë, ky i ri, që mbahet për gazetar dhe veprimtar i shoqërisë civile, na kujtoi se ne që e kemi braktisur Shqipërinë nuk kemi të drejtë të flasim kapardisur nga qytetet ku jetojmë tani, se ata veprimtarët  e OJQ-së në fjalë po sakrifikonin për gjithë popullin shqiptar. Nejse, nuk është objekti i këtij shkrimi ti përgjigjem fyerjeve të bëra nga një i paedukat para disa viteve sepse koha e provoi se organizmi në fjalë nuk ishte dhe aq steril siç hiqej përderisa polli …një parti politike… Ajo që dua të them është se ne emigrantët pavarësisht se jemi qytetarë shqiptarë, pavarësish se kemi të drejtë vote ne jemi « ju që jetoni në metropolet  e botës… ». Pavarësht se flitet për ne, madje disa e kanë bërë prioritet politikën ndaj emigrantëve, unë jam mosbesues dhe nëse një ditë emigrantët shqiptarë do t’ia dalin të kenë të drejta,  ata këto të drejta do ti fitojnë. Sepse i tillë është mekanizmi politikë. Ai duhet shtytur, ndrushe…ngelet në vend.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Gazetat partiake, paradokse
27 Qershor 2009
Astrit Lulushi

Për monizmin thuhet se tashmë i përket historisë, por ekzistenca e shtypit partiak dhe betejat e ashpra politike për pushtet me cdo kusht deri në zvetënimin e kundërshtarit lë të kuptohet se monizmi është mentalitet, më tepër sesa institucion.

Sot në botën demokratike perëndimore, partitë politike nuk kanë organe shtypi - gazeta, radio a stacione televizivë. Në këtë oaz mediatik ka gazeta që përkrahin të djathtët a të majtët, ose që kundërshtojnë njërin krah ose tjetrin, ndërsa politikanët përpiqen të jenë miq të shtypit. Sepse për të bërë të njohur programet e veta, partitë kanë veprimtarë dhe ekzistenca e gazetave partiake shihet si paradoks.

Dëshira e papërmbajtur a padurimi për të informuar publikun mbi sukseset vetiake është njohur si karakteristikë e sunduesve më autokratë. Historikisht kjo zë fill me Jul Cezarin me 59 p.e.s., kur ai filloi të nxirrte gazetën e përditëshme Acta Diurna – Ngjarje Ditore, në të cilën zvillimet pasqyroheshin në mënyrë të njëanëshme. Kjo e shtyu Senatin të botonte menjëherë gazetën e vet, Acta Senatus. Kështu mund të thuhet se këto dy organe përbëjnë edhe fillimet e para të Gazetave Zyrtare dhe Parlamentare

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?