11 Qershor 2009 |
Me 8 te Majit 2009, ne Pallatin Presidencial, ne Tirane, Shqiperi, nje dergate e Ballit Kombetar – Komitetit per Diasporen (kryesia) eshte pritur me nderimet e duhura prej Presidentit te Republikes se Shqiperise, Z. BAMIR TOPI.
Dergata e Ballit Kombetar perbehej prej: Zonjes Elizabeta Dosti, nje veprimtare e shquar ne rrethet politike te Tiranes dhe me gjere, Dr. Nihat Bakalli, kryetar i Ballit Kombetar – Komitetit per Diasporen (kryesia) dhe te perndereshmit Hafes Jusuf Azemi, nen-kryetar dhe udheheqes I dalluar ne mergim.
Pikerisht ne oren 11 te para drekes, Dergaten e pati miresine t’a priste Presidenti Topi, duke patur ne krah edhe keshilltaret e tije.
Ky takim zgjati gjysem ore, megjithese nuk ishte para-pare nga ana presidenciale.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
Thirrje elektoratit shqiptar |
05 Qershor 2009 |
Të nderuar votues,
Balli Kombëtar është një parti e traditës kombëtare e krijuar nga Mit'hat Frashëri menjëherë pas pushtimit fashist të Shqipërisë në vitin 1939. Rreth Ballit Kombëtar u mblodhën në atë kohë atdhetarë të shquar me pikëpamje demokratike dhe kombëtare të cilat u pasqyruan tek Dekalogu, i cili ishte programi kombëtar, politik dhe shoqëror i kësaj organizate. Baza e programit të Ballit Kombëtar ka qenë dhe është Shqipëria Etnike, ose bashkimi në një shtet të përbashkët i të gjithë shqiptarëve të shpërndarë edhe sot në 5 shtete. Por programi i Ballit Kombëtar përcakton edhe objektiva të qarta për zhvillimin ekonomik dhe drejtësi shoqërore në një shtet demokratik dhe të begatë ku të mbizotërojë liria e fjalës dhe e mendimit dhe ku t'u hapet rruga energjive më të mira të kombit shqiptar.
Gjatë historisë Balli Kombëtar ka dhënë kontributin e tij kombëtar, si në Shqipëri gjatë luftës duke i qëndruar me armë në dorë pushtuesit të huaj, po ashtu edhe në emigracion gjatë diktaturës komuniste, duke qenë një zë i pastër i kombit shqiptar në botë dhe duke sensibilizuar opinionin ndërkombëtar në lidhje me çështjen e Kosovës. Edhe gjatë përpjekjeve dhe luftës së Kosovës për t'u çliruar nga pushtimi serb, Balli Kombëtar ka dhënë kontributin e tij të pamohueshëm.
Sot kur, me daljen e Kosovës nga sundimi serb, çështja kombëtare ka bërë përparime të mëdha por ende nuk është zgjidhur pëfundimisht, Balli Kombëtar është aktiv dhe ka një rol me rëndësi për të luajtur në vitet e ardhshëm, në saj të zgjidhjes së Çështjes Kombëtare që ofron programi i tij, Dekalogu. Por këtë zgjidhje, Balli Kombëtar do të ketë mundësinë ta paraqesë dhe ta mbrojë në skenën politike shqiptare, vetëm duke qenë i përfaqësuar në Parlamentin e ri të Shqipërisë. Dhe jeni vetëm ju, që me votën tuaj keni mundësinë të vendosni që Balli Kombëtar të jetë i përfaqësuar në Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.
Te nderuar votues,
nëse edhe ju e gjykoni se politika e sotme shqiptare ka nevojë për më shumë nacionalizëm, ju ftojmë të votoni për Partinë e Ballit Kombëtar, përfaqësuesen më të mirë të nacionalizmit shqiptar.
Shënim:
Të nderuar lexues,
nëse jeni dakord, ju lutemi ta nënshkruani këtë thirrje tek formulari i komenteve këtu poshtë duke shënuar Emrin, Mbiemrin dhe adresën tuaj email. Mund të shënoni edhe profesionin dhe vendbanimin tuaj.
Ju faleminderit.
Redaksia
Shkruani një koment (9 komente) |
|
Greqia te çështja çame, shkel Konventat |
01 Qershor 2009 |
Shkruan Isuf B.Bajrami
Në kohën e sotme përveç Serbisë, edhe Greqia është shteti në Evropë, që shkel në mënyrë flagrante disa nga konventat kryesore, mbi të cilat mbështetet rendi i ri ndërkombëtar. Këtë shkelje të përbindshme më shumë e ndien popullsia mbi 200.000-she shqiptare, e dëbuar me dhunë e gjenocid nga trojet e veta etnike në Çamëri.
Para 60 vjetësh, forcat më të errëta të nacionalizmit grek, të nxitura nga qeveria e tyre dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës, gjeneralët Zerva e Plastira, bënë spastrimin etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë shqiptare. Në këtë veprimtari kriminale, rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine me krerët bashkëpunëtorë të nazifashistëve, Spiridhoni e Dhorotheu.
Pastrimi etnik në Çamëri kishte filluar qysh në vitin 1913 dhe ishte shoqëruar me vrasje masive, ku vetëm në vendin e quajtur Përroi i Selanit u masakruan 72 krerë, intelektualë dhe personalitete të grupit etnik shqiptar në Greqi.
Shkruani një koment (0 komente) |
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Next > End >>
|