Balli Kombëtar regjistrohet për zgjedhjet e 28 qershorit
25 Maj 2009
Logo PBKPartia e Ballit Kombëtar (PBK) u regjistrua për zgjedhjet e 28 qershorit në KQZ. Regjistrimi u krye më datën 28/04/2009 me numrin e vendimi 68. Në këto zgjedhje PBK merr pjesë si anëtare e koalicionit "Aleanca për ndryshim" dhe paraqet kandidatë në të 12 qarqet e vendit. Megjithë ndryshimet e kodit të ri zgjedhor,  Balli Kombëtar ka mundësi të mira për të fituar deputetë në qarqet e jugut, si në Vlorë, Korçë, Fier si edhe në Shkodër, Lezhë, Kukës etj.  dhe për t'u rikthyer në Parlamentin shqiptar ku mungon që prej vitit 2005.
 
Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Dënojmë arrestimin e z. Albin Kurti
12 Maj 2009
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
Bulevardi Iliria, Tregu i gjelbërt, lokali nr 96
Tel 00389/ 70 811 180
www.illyricumlibertas.org


Reagim

Me brengosje të thellë e morëm lajmin për arrestimin e z. Albin Kurti, udhëheqësit të lëvizjes kombëtare “Vetëvendosje” – Prishtinë, nga strukturat policore të Maqedonisë.
Ne, Shoqata “Illyricum Libertas”, e dënojmë rreptësisht këtë akt retrograd dhe thellësisht arkaik për kohën në të cilën jetojmë.
Kërkohet nga organet shtetërore që në të ardhmen të mos i përsërisin rastet e tilla të paprecedentë të cilat e tensionojnë gjendjen edhe ashtu fragjile në këtë Republikë ish jugosllave.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Bashkimi i kombit eshte ceshtje e te gjithe shqiptarve
12 Maj 2009

Qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves me referendum, nga vete populli i Kosoves, e deri para bisedimeve pa funde per pavaresine e Kosoves nga trojka; Klane politike dhe elemente kozmopolite e antikombetare te gazetarise se shkruar e televizive ekstremiste te majte, kane qene dhe jane kunder rrymes, politike kombetare, pavaresise se  Kosoves dhe bashkimit kombetar. Ne pararoje te ketyre sulmeve antikombtare kane qendruar dhe vazhdojne te qendrojne ne balle e ne radhe, kryetaret e partive: Ceka, Gjinushi, Milo, nanoistet Cupi Blushi Tozaj, Dokle,  Peshkepia, Zogaj, Godo, Mediu, Lubonja  etj, duke mos perjashtuar dhe politikane te rendesishem ne PD. Qellimi: Diskretitimi i  kombit Shqiptar ne syte e Botes, vetem e vetem per perfitime e  levdata boshe, dhe pastaj te krekosen si gjeli ne maje te pleherave politike. Fatkeqesia me e madhe nuk eshte se keto forca politike e keta politikane bejne fushate diskriminuese, fatkeqesia  eshte se forcat nacionaliste nuk po u japin pergjigjen qe ato meritojne. Fatkeqesi me e madhe eshte qe  shteti rri e bene sehir, kur shtetas te tij bejne veprime antikushtetuese e antikombetare. Sa e perhapur eshte sot frika se mos me qendrimet nacionaliste te nje pjese te shqiptareve ka  politike kombetare, ose kerkojne me te drejte bashkimin e trojeve etnike, a e zemerojne Europen?

 

Shkruani një koment (3 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?