“BALKAN CAESAR” nga P. Lucas, roman me shumë të vërteta
04 Maj 2009
Astrit Lulushi

Peter Lukas, është një figurë e njohur e gazetarisë amerikane. Për shume dekada, ai ka punuar për gazeta të njohura se Boston Globe e Boston Herald. Lukas, edhe shkrimtar, është bir emigrantësh shqiptarë nga shteti Masachusets, që u vendosën në ketë vend aty nga fillimi i shekullit XX.

Sulmi japonez në Pearl Harbor, dhjetor 1941 e detyroi SHBA-në të hynte në luftën e dytë botërore. Gjatë kësaj lufte, në radhët e ushtrisë amerikane shërbyen edhe shumë shqiptarë. Karakterin e njërit prej tyre sjell Peter Lukas në romanin anglisht, Balkan Caesar. Nëpërmjet tij, lexuesi njihet me protagonistë të tjerë; me jetën, ngjarjet e rrethanat që i bënë ata të jenë të tillë.

Më 1939, Shqiperia u pushtua nga Italia fashiste, ndërsa më 1941 filluan të ndjeheshin krismat e para të organizuara kundër këtij pushtimi; ky është trajtimi i periudhës ’41 - 44 që komunistët i bënë historisë. Kuptohet se nën një diktaturë, kjo histori u sfidua vetëm nga heshtja dhe mendja e mbyllur; kusht për mbijetesë, gënjeshtër e tirani.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
"Zemërgjerësia" e panevojshme e qeverisë shqiptare - gabim historik
28 Prill 2009

- Marrëveshja ngushton hapësirën shqiptare dhe nuk i mbyll pretendimet shoviniste greke

Dje, më 27 Prill 2009, gjatë vizitës së kryeministrit të Greqisë z. Karamanlis në Tiranë, u nënshkrua një marrëveshje për një përcaktim të ri të kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i jashtëm z. Basha dhe  për palën greke nga zonja Bakojanis. Sipas marrëveshjes, kufiri detar midis dy vende ngjitet drejt veriut duke iu afruar  brigjeve shqiptare, ndërkohë që më parë Shqipëria kishte një hapësirë më të madhe ujore për shkak të prioritetit të saj  kontinental.
 Z. Basha e ka paraqitur këtë marrëveshje si me leverdi për të dyja palët, duke evokuar midis të tjerash edhe mbylljen e  pretendimeve shoviniste të "vorio-epirotëve" grekë.
Por fatkeqësisht kjo marrëveshje është me interes vetëm për Greqinë. Dhe është një humbje e madhe për Shqipërinë nga të  gjitha pikëpamjet.

 

Harta e re e delimitimit sipas marrëveshjes

Për imazhin e plotë klikoni këtu:

http://www.ballikombit.org/images/stories/delimitimi-kufitar.gif

Janë paraqitur pikat: P1, P10, P15, P20, P25, P30, P40, P50, P60, P70, P80, P90, P95, P101, P110, P115, P116, P117,  P119, P120, P125, P130, P140, P150

Realizuar me GoogleEarth.

Delimitimi i ri i kufirit detar Shqipëri-Greqi

Shkruani një koment (9 komente)
Lexoni më tej...
UNIVERSITETI PUBLIK NË GJUHËN SHQIPE, E DREJTË THEMELORE NË LUGINËN E PRESHEVËS
28 Prill 2009

Ky horizont i hapur, pret rreshtimin e atyreve që duhet rreshtuar dhe duhet ndihmuar vëllezërit tanë, që nuk kursyen asgjë për Pavarësinë e Republikes së Kosovës, as mundin as gjakun.

KOMUNIKATË PËR MEDIA
     
Nga Hysen Ibrahimi*, politolog, kryetar i Lidhjes Demokratike të  Dardanisë – Dega në Suedi.
Suedi-Förslöv, 24 prill 2009

Apel për të ndihmuar themelimin e Universitetit Publik Shqiptar në tri komunat: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, si nevojë imediate.

Është e arsyeshme dhe tejet themelore që të ket pasur, dhe që duhet të ket kërkesa përmes një faktori demokratik arsimor, dhe me përkrahjen e gjithë faktorit politik të të dy shteteve shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë, e  që do të bënte të vlerësohet me tendenca arsimore për dije dhe kulturë, për themelimin e Universitetit Publik në gjuhën amtare shqipe për komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, për të dëshmuar se fjala është për arsimimin superior kolektiv të të tri komunave në fjalë, me një stad të zhvillimit dhe përparimit.
Që të shihet modaliteti i pasqyrimit për të ndikuar në këtë drejtim në kohën aktuale, mund të na shërbej themelimi i Universitetit të serbëve të Kosovës në pjesën veriore të Kosovër për komunat Albanik, Zveçan etj, që askush nuk e ka kundërshtuar dhe penguar.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?