Rinia viktimë, jo e kalbëzuar
21 Prill 2009
Astrit Lulushi

Këto janë disa paradokse të kohës sonë; shumë personalitete të fushave të ndryshme, vecanërisht të artit, vlerësohen për talentin – zërin, mimikën, penelin a penën - dhe dekorohen. Por a nuk do të meritonin edhe një farë kritike? Sepse ata ishin pjesëtarë të vetëdijshëm të një armate propagandistësh të idealeve të diktaturës në art, letërsi, muzikë, theatër e kinematografi, ku cdo duartrokitje nga salla përfaqësonte një tru të indoktrinuar si rezultat i rolit të luajtur me mjeshtëri prej tyre në skenë. Tradita është e mirë, por jo e gjitha; kur merret e plotë, ajo prodhon viktima.

Sot shumë të rritur shprehin zhgënjim kur shohin një rini që s’e kishin pritur. Ata ndoshta harrojnë se ndryshimi fillon nga vetja. Me rininë gjithmonë luhet. Ajo manipulohet e keqpërdoret lehtë dhe i beson brezit më të rritur, sepse ashtu e kanë mësuar; t'a fajësosh për këtë, eshtë njësoj si të dënosh viktimën.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
HALIT COKA - KUKËSJANI QË RA NË BALLË TË LUFTËS NË KOSOVË
10 Prill 2009

Faton Mehmetaj

Dashuria për Kosovën dhe luftën për liri kishte rrëmbyer zemrat e mijëra djemve e vajzave shqiptare si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte bërë simbol qëndrese e bashkimi. Nuk lejoi që armiku Kosovën, ta sheh me krenari të kërrusur e fitore të varrosura, nuk lejoi që hordhitë barbare serbe ta shuajnë zjarrin e ndezur në vatrën shqiptare, as këngën e lashtë që sa herë mori zjarr nga telat e skuqur të lahutës mijëvjeçare shpërthyen në fitore të reja. Radhëve çlirimtare iu bashkuan edhe shumë vullnetarë nga Shqipëria. Nga ata që ishin të sistemuar në Brigadën 134 “Bedri Shala” të UÇK-së së Zonës Operative të Dukagjinit, ranë dëshmorë eprorët Halit (Riza) Coka nga Kukësi dhe Fatmir (Rexhep) Doçi nga Tropoja.

Dëshmori Halit Coka

Njëri ndër ata që kaloi Alpet Shqiptare dhe iu bashkua radhëve të çlirimtarëve në Kosovë është luftëtari Halit Coka, emri i të cilit do të kujtohet e nderohet përjetë e mot. Halit Coka, u lind më 25 korrik 1974, në fshatin Arrën të Kukësit, në një familje të shquar atdhetare. Prej andej familja e tij u zhvendos në Bathore të Tiranës. Është i biri i Riza e Fatmire Cokës. Shkollën Fillore dhe atë të mesme, drejtimi agro-mekanik, i kreu në Shkodër.
Kur në Kosovë shpërtheu lufta e armatosur, Haliti gjendej me punë të përkohshme në Greqi, ku ishte që prej vitit 1992. Duke e parë se në Kosovë po zhvilloheshin luftime të rrepta dhe lufta kishte nevojë për t’ia shtuar një pushkë më shumë, për t’ia shtuar një luftëtar, i trazuar nga dashuria e zjarrtë për çdo pëllëmbë të atdheut, braktisë njëherë e përgjithmonë Greqinë dhe kthehet në Shqipëri, i bindur se Kosovës i duhet ndihmë jo vetëm me fjalë e brohoritje nga jashtë por për të ngjeshur radhët e luftëtarëve në Kosovë.
Prej andej pa humbur kohë, së bashku me dy kushërinjtë e tij, Sami e Imer Cokën, kalon në Vlanë të Hasit, ku mobilizohen më 20 janar të vitit 1999. Ndërsa më 24 shkurt ’99, arrijnë t’u bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë. Sistemohen në Brigadën 134 “Bedri Shala”, e cila përkohësisht ishte e vendosur në Qëndresë (ish-Ratishë të Epërme), por që herë pas here kryente aksione të armatosura në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe.

Shkruani një koment (27 komente)
Lexoni më tej...
Shqipëria në NATO- arritje historike e kombit tonë
10 Prill 2009
Pas 50 viteve të kaluara nën një diktaturë të egër komuniste më 22 mars 1992 në Shqipëri triumfoi demokracia. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e drejta dhe pjesërisht të lira të marsit 92 menjëherë filloi të realizojë objektivat e saj të demokratizimit të vendit të mbyllur hermetikisht prej mëse pesë dekadash.
Një ndër dy objektivat kryesorë të qeverisë së asaj kohe përveç anëtarësimit në BE ishte edhe renditja e Shqipërisë përkrah demokracive perëndimore në gjirin e traktatit të Atlantikut të veriut.
Qeveria amerikane e asaj kohe me  presidentin Xhorxh Bush dhe më vonë me presidentin Bill Klinton, e mirëpritën interesimin e madh shqiptar për anëtarësim në klubin e demokracive perëndimore dhe e ndihmuan atë në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme.

Reformat në ushtrinë shqiptare ishin të menjëhershme dhe të mirëplanifikuara. Duke pasur parasysh nivelin ekonomik të Shqipërisë së asaj kohe edhe nuk mund të arihej më tepër. Ngjarjet  tragjike të vitit të mbrapshtë  1997 e ngadalësuan këtë proces strategjik me rëndësi epokale. Megjithatë kombi gjeti për të satën herë me radhë forca mbinatyrore për t’ia dalë mbanë edhe kësaj zezone.
Në maj të vitit 2003 me shtysën dhe nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me sekretarin Pouell prezent, në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe IJRM-ja nënshkruan marëveshjen apo kartën Adriatik 3, e cila e trasoi rugën konkrete drejt anëtarësimit me të drejta të plota në pakt.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?