Autonomia e shqiptareve ne Mal te Zi eshte e domozdoshme
31 Mars 2009

 

E drejta per te jetuar ne Liri,Autonomi e Pamvaresi nuk eshte me utopi, por nje Realitet.

Deshira e popujve per te jetuar te pavarur,ne autonomi dhe liri brenda shtetit te vete,qofte ky edhe multi etnik dhe ne nje bote paqesore pa okupator,diktator,dhune e krime,ka qene gjithmone jo vetem nje enderr shekullore e tyre,por edhe nje e drejte e ligjeshme universale qe nuk mund tua ndale e mohoi dot askush. Per shekuj te tere kombe te ndryshem kudo neper bote bene perpjekje kolosale,luftra e beteja te medha dhe i keputen me force vargonjte e ndryshkur te skllaverise,me te cilet i kishin lidhur e roberuar okupatoret barbar,per ti mbajtur ne erresire, varferi dhe mjerim te plote.Edhe kombi yne hyjnor me i vjetri ne Ballkan,trim,luftetar e i paperkulur,gjate gjithe historise se tij te lavdishme,ndonse ne roberi per mijera vjet dhe i denuar me vdekje per tu asgjesuar e zhdukur prej hordhive te huaja orientale-aziatike,u beri ball me heroizem te gjithe armiqeve tane pushtues sllav,grek,turq e tj, dhe me qendrese e sakrifica sublime, arriti te mbijetoi,te fitoi pamvarsine dhe te formoi shtetin e vet te zvogeluar,duke humbur me shume se shtatedhjete perqind te territoreve te veta,te cilat ja shkeputen me force nga trupi i tij.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
IA FALI JETËN LIRISË PËR TË MOS U HARRUAR KURRË...
26 Mars 2009

Fetnete Ramosaj

Në njëmbëdhjetë vjetorin e rënies së dëshmorit Gazmend Mehmetaj (1978-1998)

Gazmend Mehmetaj (1978-1998)
Historinë e lavdishme të popullit shqiptar në fundshekullin që lamë pas, e shkruan me gjakun e tyre të njomë shumë djem e vajza shqiptare në pranverën e jetës së tyre, për ta bërë pranverë jetën e atdheut dhe popullit të robëruar. Njëri ndër këta bij më të mirë, që veproi, luftoi e ra heroikisht në mbrojtje të atdheut, nën emblemën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është edhe luftëtari i radhëve të para të UÇK-së, dëshmori i kombit Gazmend (Hysen) Mehmetaj.
Gazmendi u lind më 7 shkurt të vitit 1978, në fshatin Gllogjan të Deçanit, në një familje të mesme e bujare, e cila u angazhua aktivisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë edhe tre dëshmorë të lirisë Gazmend, Agron e Arton Mehmetaj. Gazmendi shkollën fillore e kreu në Rrezar (ish-Irzniq) të Deçanit, ku e vazhdoi edhe shkollimin e mesëm. Në këtë lokalitet, sikurse edhe në vendet tjera anekënd Kosovës, shtypja terrorizuese e pushtuesve serbë kishte kaluar të gjitha caqet, ku edhe nxënësit e shkollës fillore dhe asaj të mesme, pa asnjë arsye, çdo ditë përballeshin me dhunën, bastisjet, rrahjet e maltretimet e policisë pushtuese serbe, gjë që ndikoi dukshëm në formimin e personalitetit dhe në përcaktimin drejt luftës për liri jo vetëm të Gazmendit, por edhe të shumë shokëve të tij, luftëtarë të dalluar të UÇK-së, duke qenë të bindur se gjëja më e rëndësishme që i mungon njeriut shqiptar quhet Liri.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
U promovua libri i autorit Tome Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Nje jete e shkrire per fe e atdhe"
26 Mars 2009
BEQIR SINA, New York

HARTSDALE - NEW YORK : Me 15 Mars 2009, ne Nju Jork - Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres" perkujtoj themeluesin e kishes se pare katolike shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Dr. Monsinjor Zef Oroshin. Me rastin e 20-vjetorit te vdekjes se tij - u mbajte edhe;  mesha per shpirtin e Mons. Zef Oroshit . Ne meshen per shpirtin e Mons. Zef Oroshit, moren pjese rreth 1500 vete. Per te marre pjese ne kete ceremoni erdhi edhe Meshtari dhe famullitari Dom Anton Kçira, i Kishes Katolike Shqiptare "Shen Pali " ne Detroit - Miçigan.  I cili kreu meshën, si dhe leshoi mendimin per ngritjen në oborrin e kishës të një shtatore të Dr. Monsinjor Zef Oroshit, si themelues i kishës Zoja e Shkodrës, në Amerikë
Promovimi i librit "Monsinjor Zef Oroshi, Nje jete e shkrire per fe e atdhe"   Per te perkujtuar vepren e ketij kolosi, u zhvillua ne Qendren "Nena Tereze", prane  Kishes Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres, dhe nje aktivitet, ku u fole per jeten dhe vepren e Mons. Zef Oroshit, me referues kryesore  z. Tonin Mirakaj. I cili, mabjti kumtesen me titull "Jeta dhe veprimtaria e Mons. Zef Oroshit ne komunitetin shqiptaro-amerikan" Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?