Sikur...?
10 Mars 2009
Astrit Lulushi

Asnjë komb në botë nuk dëshiron të duket më i vogël sesa është, por kjo vetëm kur mungojnë udhëheqës me ambicje për të kontrolluar një vend edhe nëse u duhet t’a copëtojnë e izolojnë atë.

Njerëz të tillë e quajnë veten shpëtimtarë. Ata vijnë duke menduar se njerëzit mezi i kanë pritur. Para tyre, u pëlqen të thonë, vendi ishte pa zot, duke përgatitur terrenin për një politikë të tokës së djegur.

Pasi shkatërrojnë gjithcka që gjejnë, ata ngrenë sarajet. Pastaj hedhin vështrimin për rreth dhe shpallin pronë të vetën, me njerëz e tokë, aq sa u sheh syri, vetëm aq, sepse më shumë nuk janë në gjendje t’a kontrollojnë. Ata nuk janë vetëm dritëshkurtër, por edhe mediokër.

Shkruani një koment (1 komente)
Lexoni më tej...
Vepra e "Nënës Terezë" është humane, njerëzore dhe intelektuale
05 Mars 2009
Ndonëse këto vepra brilante të  Madhes Nënë Terezë, bëjnë pasqyrimin hyjnorë, njerëzore, të vlerave kulturore Kombëtare Shqiptare, në anën tjetër janë dëshmi e shprehjes së patjetërsueshme për ngritjen e zërit për njerëzit nevojtarë në globin e tokës së njerëzimit, pa dallim ngjyre, feje, kombi e rajoni. Mirëpo tek i gjithë ai humanizëm shpirtëror që e posedoi Nëna Terezë në shpirtin e saj, ajo inkuadrohet dhe në frymën Kombëtare Shqiptare për t’i ndihmuar bijtë dhe bijat e saja në Kosovë për lirinë e tyre.

Vepra e „Nënës Terezë“ përgjëthësisht është më tepër humane, njerëzore, intelektuale, që idenë, i pasuri dhe fukaraja si nocion dinë t’i fus në përjetimin e realitetit dhe kompleton që të dya me një aftësi brilante. ”Te i pasur përdor argumentin e nevojës për të ndihmuar fukaranë, kurse te fukaraja përdor elementin e shpresës për të jetuar dhe qenë i pasur”.

Shkruani një koment (6 komente)
Lexoni më tej...
HAJDIN SAHITI - LUFTËTAR E UDHËHEQËS I FORCAVE VULLNETARE PËR SHQIPËRINË ETNIKE (1889-1952)
05 Mars 2009
Selman  ETEMI

Lugu i Leshanit (që përfshinë teritor gjeografik prej fshatit Grabanicë, komuna e Klinës, e deri në afërsi të Pejës), ishte dhe mbeti qerdhe që rriti shumë trima e burra atdhetarë, e, që luftuan e u sakrifikuan për Vatan e Komb të vet shqiptar.
           Në radhën e atyre burrave të shquar për mençuri, trimëri, drejtësi  dhe sakrificë ishte edhe Hajdin Sahiti, nga Jabllanica e Leshanit. Ai u rrit dhe u edukua në një familje me tradita humanizmi dhe atdhedashurie. Në këtë pjesë të Dukagjinit pati shumë familje të shquara për bujari, trimëri dhe besë. Këto, ishin baza fillestare por dhe edukuese për brezat në vijim, në frymën e nacionalizmës kombëtare. Nga këto buroi atdhedushuria dhe besëlidhja për ta dashur dhe mbrojtur atdheun. Ndër të parat e këtyre familjeve ishte edhe ajo që lindi, rriti dhe krijoi nacionalist të përbetuar në të mirë të Kombit të vet edhe Hajdin Sahitin. Pati fatin dhe u lind në një Familje që Kombit i mbeti çdoherë përkrah dhe pararojë. U lind në vitin e përbashkët (1889) me lindjen e trimit dhe heroit kombëtar Azem Bejta. U linden në të njëjtin vit, luftuanë për të njëjtin ideal e qëllim dhe mbetën të përbashkët në po të njejt!
ën histori të Kombit të vet.
    
Shkruani një koment (4 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?