Pse LDK duhet te ik nga koalicioni
24 Shkurt 2009
E djathta mbijetoi dhe erdhi në ditët tona,edhe pse gjatë gjithë dekadës së kaluar e urryer e fyer e vrarë,mbijetoi,me të gjitha,i ri i ndritshëm,erdhi me humanizëm, me demokracinë dhe pluralizmin me shpirtin e pavdekshëm shqiptar,pra kjo lëvizje duhet vije si nevojë e brendshme e një shpirtiti te trazuar e të lodhur që kërkon dritë
            Zhvillimet e ngjarjeve kohëve të fundit dhe lëvizjes qe po bëhen brenda përbrenda partive politike po shkakton diçka te çuditshme te cilat nuk janë pare me herët, por sa duhet marr seriozisht te gjitha këto lëvizje mbetet të shihet brenda periudhave afatgjate .Krejt kjo që më shtyri që të fillojë këtë teme është se si sot ne shekullin e XXI në Kosovë nuk kemi ende parti të cilat janë të profilizuar dhe te rreshtuara ashtu si janë në të gjithë boten demokratike.Të gjitha thirren në të djathtën dhe asnjë nga to nuk thirret në të majtë,të qendrës , krejt kjo amulli e shkaktuar që nga zgjedhjet e fundit ka krijuar një pasiguri totale te qytetareve se për ke dhe si duhet te votojnë. Mbetja e Kosovës pa opozitë tregon jo serizitetin por lakmin per pushtet. Krijim i partive që nga kuvendi i fundit të LDK-së ka dridhur të gjitha themeltë e shtetësisë së Kosovës,sepse pushteti i krijuar nga dy partitë me te mëdha ka krijuar një lloje monopoli apo më mirë të themi një diktat pushteti sikur kur ishte në kohën e monizmit´´a është dashur që të ndodhë kjo unë nuk besoj se po.
Shkruani një koment (2 komente)
Lexoni më tej...
Kosova në vitin e Lirisë!
20 Shkurt 2009

Nga Këze (Kozeta) Zylo

    Ndërsa avioni po ulej si një pëllumb i bardhë në tokën shiqptare, në Prishtinë, nga dritarja e tij dukeshin në horizont, shkronjat me gërma të mëdha shtypi që përmbanin urimin:
“Mirë se erdhët në shtetin e Kosovës”!
Lotët filluan të më binin curka, curka mbi supe, edhe kur oficeri i shërbimit përsëriti urimin: “Mirë se erdhët në Kosovë”!
Oh, faleminderit shumë i them, jame shumë e emocionuar sepse vi për herë të pare këtu.
-O,o,o, paske të drejtë motër me qa…!
Në fakt kaq shumë i dhëmbi loti im, vëllaut prej Kosove, sa dhe në pashaportë ka harruar të stamposë vulën e shtetit më të ri në botë, edhe pse këte vulë e doja më shumë se të gjitha vulat e shteteve të tjera në gjithë globin…!
Dalim nga salla e aeroportit, dhe në oborr pashë grumbullim të madh njerëzish, që qëndronin në këmbë dhe që prisnin të afërmit e tyre, në atë vapë koriku. Për momentin aq u hutova, sa nuk e di, nuk e di, por m’u duk si demonstratë, miting, që më jepnin një rrënqethje të dridhshme kur e kujtoja…!

Me Presidentin Sejdiu

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Vonesa të justifikuara
20 Shkurt 2009

Astrit Lulushi

Padrejtësi do të thotë mungesë drejtësie ndaj një njeriu, grupi ose mbarë shoqërisë. Padrejtësia ndodh edhe atëherë kur njerëzit janë të pavetëdijshëm. Kur e pyetën - “Cfarë është drejtësia?” Platoni iu përgjigj; “Nuk e di, por e di mirë se cfarë nuk është”.
Psikologjikisht, padrejtësia nuk është tragjedi, sepse i ndryshëm është reagimi ndaj secilës, megjithëse të dyja sjellin fatkeqësi. Padrejtësia ngjall zemërim e revoltë; tragjedia lë pas zi e heshtje për një fare kohe, pastaj vjen shperthimi.
Viti 1944, për shumë shqiptarë, filloi me plot padrejtësi; gjyqe, burgime, vrasje, sekuestrime, bastisje, plackitje, xhveshje nga cdo pronësi. Dhe këto padrejtësi ngjallen protesta, revolta, kryengritje nga individë, grupe e deri segmente të shoqërisë. Shtypja mizorisht e tyre dhe precedenca që u krijua e shndërroi Shqipërinë një salle teatri, me aktorë e spektatorë të një shfaqeje të gjatë, me dyer të mbyllura; disa luanin e të tjerë shikonin, duke lëshuar herë-herë klithma ankthi, si në tragjedi

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?