Diplomati z.Lublin Dilja nje mik i perhershem i Diaspores shqiptare
12 Shkurt 2009
Nga Keze (Kozeta) Zylo

   Vetë fjala humbje, ka të mbledhur brenda guackës së saj dhimbje, që si një tym i hidhur të helmon shpirtin, kur dëgjon për njerëz që humbasin jetën, veçanërisht nëse këta janë në një moshë që s’duhet të iknin, ose për më tepër kur i ke njohur personalisht, të gjitha dhimbjet dyfishohen.
Ambasadori Dilja jo vetëm që ishte një diplomat me një kulturë të gjerë profesionale, dhe i bënte nder Kombit shqiptar kudo që ai ligjëronte në botë,  këto fal dhe profesionit te tij shumë të dashur si pedagog në disa universitete, por ai kishte mjeshtërinë e komunikimit, ate çelës magjik, që jo çdo diplomat apo person publik e ka…!

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
"Poli i Lirisë" fton PBK ne koalicion
04 Shkurt 2009

"Poli i Lirisë", grupimi më i ri i të djathtës, fton PBK dhe PDI në koalicion zgjedhor. Ky koalicion përbëhet aktualisht nga LZHK (drejtur nga Dashamir Shehi), PLD (Partia për Ligj dhe Drejtësi e drejtuar nga Spartak Ngjela dhe Gilman Bakalli) dhe PDK (e drejtuar nga Nard Ndoka).
"Poli i Lirisë" synon të paraqitet si një alternativë tjetër e së djathtës në zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Gilman Bakalli i PLD thekson se ky pol synon të perfaqesojë vlerat e vërteta të së djathtës që janë harruar nga mazhoranca aktuale.
“Në fund të ketë një grupim partish të djathta që të realizojnë ato aspirata te disa grupimeve që janë harruar”, pohon Bakalli.
"Poli i Lirisë" i ka bërë ftesë edhe PBK dhe z. Adriatik Alimadhi për bashkëpunim në këtë koalicion.


 

Shkruani një koment (5 komente)
Lexoni më tej...
RIHAPET SHKOLLA SHQIPE E LYNN-IT, MASS
28 Janar 2009
Nga ROZI THEOHARI - Boston

             Dëshira për te shkruar gjuhën shqipe, në qytetin e Lynn-it daton qysh para 100 vjetësh, kur  emigrantët e parë shqiptarë, punëtorët nëper fabrikat e lëkurëve dhe të këpucëve të Lynn-it mësonin  në grupe të vogla njeri-tjetrin të shkruanin e të lexonin në gjuhën shqipe. Fakte këto që janë përmendur edhe në muzeumet e qytetit. Këta burra e djem, kur vinin të dielave në kishë dhe e  informonin Fan Nolin për ç’ka kishin arritur, prifti shqiptar, i mallëngjyer, i përgëzonte e i uronte.
       Sot kjo traditë vazhdon me hapjen e shkollave shqipe të rregullta, me mësues profesionistë, me programe e libra të nevojshem. Shkolla e parë shqipe e Lynn-it u hap kryesisht për fëmijët kosovarë e funksionoi vetëm për vitin 2006-2007, me mësuesin e nderuar kosovar Afrim Hoxha. Më 10 janar 2009 u zhvillua ceremonia e rihapjes së shkollës së gjuhës shqipe në Lynn. Është hera e dytë që familjet shqiptare kosovare festojnë hapjen e shkollës shqipe në qytetin e Lynn-it, Mass. Në vitin 1999 erdhën si refugjatë 100 familje shqiptare nga Kosova e pasluftës dhe u vendosën në Boston e në rrethinat e tij. Qyteti i Lynn-it priti me bujari shumicën e refugjatëve. Komuniteti amerikan i strehoi, i punësoi, u shëroi plagët e trupit e të shpirtit e, së fundi, u krijoi kushtet të hapnin një shkollë shqipe për fëmijët e tyre. Shkruani një koment (6 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 Next > End >>

International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?